LIVE UPDATES
Politike

Opozita djeg mandatet, Basha s’heq dorë nga protesta: Kuvendi do t’i kthehet shqiptarëve (VD)

20 Shkurt 2019, 17:19 Nga DOSJA
Opozita djeg mandatet, Basha s’heq dorë nga protesta: Kuvendi do

TIRANË– Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije vendimin e marrë brenda Këshillit Kombëtar për djegien e mandateve të opozitës.

Këshilli Kombëtar vendosi djegien e mandateve me efekt të menjëhershëm. Në këtë 20 shkurt viti 2019, 28 vite pas rrëzimit të simbolit të diktaturës më të egër që ka përjetuar Europa, shqiptarët do kenë përkrah PD-në. Kurrë më të drejtat e njeriut të mos shkelen siç kanë ndodhur këto 5 vite, që vendit t’i rikthehen zgjedhjet e lira e të ndershme”, tha Basha.

Në një deklaratë për mediet jashtë selisë, Basha ftoi mbështetësit e partisë së tij, të cilët ishin mbledhur në oborrin e PD-së në protestën e nesërme që do të zhvillohet para Kuvendit. 

“Ju ftoj se askush të mos mungojë në protestën e nesërme në orën 10:00 para Kuvendit të Shqipërisë, i cili do t’i kthehet Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo krimit.  Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore….!”

Më tej, Basha tha se ishte populli ai që e dha mesazhin për opozitën dhe se ai bashkë me deputetët e tjerë iu bindën atij.

“Pas urdhrit të sovranit, i cili ushtoi fuqishëm në protestën më të madhe të 16 shkurtit ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe zgjedhim ti’ bindemi urdhrit të sovranit. Sovrani është populli, jeni ju. Përmes këtij vendimi të vështirë dhe të paprecedentë ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për vlerat europiane.

Fjala e plotë e Bashës:

Kam nderin dhe privilegjin t’ju bëj të ditur vendimin unanim të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë për djegien e mandateve parlamentare me efekt të menjëhershëm.

Në këtë 20 shkurt të vitit 2019-të, 28 vite pas rrëzimit të simbolit të diktaturës më të egër që ka përjetuar Europa, shqiptarët, të bashkuar si asnjëherë, do të kenë në krahun e tyre Partinë Demokratike. Njerëzit tanë do të jenë në krah të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë, për të vendosur që kurrë më në Shqipëri të mos vendoset një rregjim tjetër diktatorial. Kurrë më ligjet, Kushtetuta, të drejtat themelore të njeriut, të mos shkelen e të dhunohen siç ka ndodhur rëndom këto 5 vite të qeverisjes kriminale dhe të korruptuar, që vendit t’i kthehen zgjedhjet e lira e të ndershme dhe parlamenti të mos jetë më strofkull e krimit dhe e korrupsionit, port ë jetë tempull i Demokracisë, përfaqësues i denjë i qytetarëve shqiptarë.

Ne e hedhim këtë hap pasi kemi shterruar çdo mundësi tjetër për t’i kthyer legjitimitetin institucioneve të mbetura apo për të ringritur ato që janë shkatërruar apo kapur nga krimi i bërë njësh me pushtetin dhe pushteti i bërë njësh me krimin. Por, pas urdhrit të sovranit, i cili ushtroi fuqishëm në protestën më të madhe që Shqipëria ka parë, atë të shtunës së kaluar, 16 shkurtit, ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe zgjedhim me përgjegjësi të plotë t’i bindemi urdhrit të sovranit.

Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli, ndaj qytetarët jeni ju.

Përmes këtij vendimi të veshtirë dhe të paprecedent, ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për vlerat europiane.

Ne do ta hapim derën që na është mbyllur tash sa vjet, ne do ta hapim derën që na çon drejt Europës. Ajo derë është shpëtimi ynë, por ajo derë do të hapet vetëm kur vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, kur vendi të ketë një shtet të së drejtës, nuk dhunon të pafajshmit dhe mbron të korruptuarit dhe kriminelët.

Ne do ta hapim atë derë, kur ndarja e pushteteve dhe përgjegjësia vetëm para qytetarëve, të garantojë një qeverisje të përgjegjshme që u bëhet krah njerëzve, duke filluar me më të pamundurit, duke filluar me ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë dhe duke vazhduar me të gjithë qytetarët shqiptarë, të papunët, sipërmarrjen e vogël, fermerët, profesionistët, shtresen e mesme, biznesin që të

hapë vende pune e të gjenerojë mundësi, liri dhe vlera, për të përndjekurit politikë, për t’i dhënë fund sagës së tyre që është turpi ynë si komb dhe pronarëve, për t’i dhënë rinisë rolin drejtues. Beteja jonë më e rëndësishme është që rinia shqiptare një orë e më parë të marrë në dorë fatet e këtij vendi, sepse ajo do të jetë ora e parë europiane e Shqipërisë.

Zonja dhe zotërinj!

Vendimi i marrë sot, është vetëm fillimi i një beteje, por unë e di se këtë betejë të madhe, ne të gjithë së bashku do ta fitojmë për Shqipërinë, për demokracinë, për Europën, për Amerikën. Do ta fitojmë për të sotmen, do ta fitojmë për të nesërmen, për të ardhmen e këtij vendi.

Ndaj ju ftoj, askush mos të mungojë, zonja dhe zotërinj, qytetare e qytetarë, demokratë dhe socialistë të tradhëtuar nga rilindja kriminale, në protestën e nesërme në orën 10.00 para Kuvendit të Shqipërisë i cili një orë e më parë do t’i kthehet Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo krimit dhe korrupsionit.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Fitore!

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lulzim basha opozita djeg mandatet pd djegia e mandateve te opozites lulzim basha opozita djeg mandatet pd

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen