LIVE UPDATES
Bota

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, Zoran Zaev hesht

3 Nëntor 2021, 15:11 Nga DOSJA
Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, Zoran Zaev hesht

MAQEDONI I VERIUT – Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, e cila fitoi bindshëm në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën doli me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kjo parti, para, por edhe pa, fitores në zgjedhjet lokale, synonte rrëzimin e qeverisë përmes krijimit të një shumice të re parlamentare. Por, lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një paraqitje para mediave, tha se një shumicë e re nuk do të reflektonte fitoren e thellë në zgjedhje, andaj edhe kërkon përballje të re në zgjedhje, sipas tij, për të delegjitimuar garniturën aktuale edhe në pushtetin qendror.

“Zgjidhja më e mirë për Maqedoninë në këtë moment do të ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke respektuar të gjitha afatet ligjore dhe kushtetuese për të garantuar dhe siguruar një qeveri stabile. Zgjedhjet e shpejta nuk kanë alternativë për një qeveri të re, e cila do të jetë në gjendje të përballet me sfidat që ndodhen para nesh. Qeveria e re do të duhej të relaksonte edhe raportet në shoqëri, që t’u jepet fund ndarjeve dhe konflikteve”, deklaroi Mickoski.

Në rast se kërkesa për zgjedhje refuzohet, kjo, sipas kreut të opozitës maqedonase, nënkupton futjen e vendit në krizë edhe më të thellë nga qeveria, siç shprehet, e korruptuar dhe e delegjitimuar.

“Nëse qeveria e refuzon këtë ofertë tonën për zgjedhje të shpejta parlamentare, kjo nënkupton se e gjithë përgjegjësia për periudhën që kemi para nesh do të bjerë mbi këtë qeveri të korruptuar dhe të dështuar, si për krizën energjetike, përballjen me pandeminë apo valën e re që ndodhet para nesh, gjendjen katastrofale në arsim, rënien në ekonomi, etj. Kjo qeveri e ka humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin në zgjedhjet lokale, çdo zvarritje do të thotë vazhdim i krimit dhe korrupsionit dhe varfërim i qytetarëve”, tha Mickoski.

Ndërkohë, Zoran Zaev nuk e ka komentuar kërkesën e liderit të opozitës. Zaev ende nuk e ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit, të cilën e paralajmëroi natën e 31 tetorit kur pranoi disfatën në zgjedhje nga VMRO DPMNE-ja. Larg mediave, Zaev ka pasur takime me partnerët e koalicionit qeveritar, të cilët i kanë dhënë mbështetje në drejtimin e qeverisë.

“Jemi para sfidave, por edhe mundësive të shumta, qofshin ato të krizës së pandemisë apo krizës energjetike, si dhe mundësisë që na ofrohet për nisjen e bisedimeve në dhjetor. Kjo mendoj se i imponon vendit një parashikueshmëri, veçanërisht tani në muajt në vijim. Mendojmë se këto janë argumente se pse deklarata e kryeministrit ishte e ngutshme dhe duhet të reflektojë pasi në pyetje janë interesa më të mëdha të shtetit që i tejkalojnë edhe emocionet individuale”, deklaroi zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani.

Lëvizja Besa, e cila po ashtu është pjesë e qeverisë, kërkon që vendimet për dorëheqjen e kryeministrit duhet të merren në konsultim me partitë e koalicionit, por edhe me faktorin ndërkombëtar.

“Zgjedhjet lokale ishin një indikator i fuqishëm për të marrë vendime të momentit dhe për të reflektuar për atë që ka ndodhur. Por, unë konsideroj se vendimet përfundimtare duhet të merren nga ana e kryeministrit – fillimisht me partinë e tij, pastaj në konsultim me partnerët e koalicionit dhe përfundimisht me faktorin ndërkombëtar. Maqedonia e Veriut nuk është një ishull i vetmuar që mund të vendosë për konsultim pa artnerët tanë ndërkombëtarë për vendimin që marrim”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur në qershor të vitit 2020. LSDM-ja kishte fituar 46 mandate apo dy më shumë se VMRO DPMNE-ja që mori 44 mandate. Zaevi e formoi qeverinë me BDI-në që kishte fituara 15 deputetë dhe deputetin e vetëm të PDSH-së, duke siguruar kështu 62 vota nga parlamenti prej 120 deputetësh.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni doreheqja e zoran zaev hristijan mickoski maqedoni e veriut maqedonia e veriut zoran zaev doreheqja e zoran zaev hristijan mickoski maqedoni e veriut maqedonia e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen