LIVE UPDATES
Bota

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut: Tirana zyrtare vazhdon të heshtë ndaj shtrembërimit të historisë

12 Mars 2021, 16:14 Nga DOSJA
Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut: Tirana zyrtare vazhdon të

MAQEDONIA E VERIUT–  Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Aternativa kanë bërë publike letrën që a kanë dërguar Ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka. Letra është nënshkruar nga dy kryetarët e koalicionit, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.

Sipas in7, qëllimi i letrës ka qenë që ambasadori dhe shteti shqiptar të reagojnë në lidhje me shtrembërimin e fakteve historike, fyerjeve dhe ofendimeve ndaj popullit dhe shtetit shqiptar, në librat shkollore në Maqedoninë e Veriut.

Përmbajtja e letrës:

Po ju drejtohemi në emër të opozitës shqiptare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si Koalicion Aleanca për Shqiptarët – AlternAtivA, për të kërkuar veprim të shtetit shqiptar në lidhje me çështjen e teksteve ofenduese ndaj historisë, kulturës dhe vlerave të tjera të shtetit dhe popullit shqiptar, të kthyera në vëmendjen e opinionit mbarëshqiptar pas debatit që kemi nxitur rreth përmbajtjes së librit të Gjeografisë për vitin e dytë të gjimnazit të reformuar.

Pa hyrë në detajet e manipulimeve dhe të pavërtetave historike, të përhapura nga ky material, me të cilat besojmë se tanimë jeni i njoftuar, vlen të theksohet se, përpos fyerjeve dhe gjuhës së urrejtjes ndaj popullit shqiptar, narrativi shovinist që ai mbart në vete cënon drejtpërdrejt edhe vetë shtetin shqiptar, i cili paraqitet si okupator i Maqedonisë së Veriut, ndërsa populli shqiptar përshkruhet si pushtues dhe autor i shumë atrociteteve ndaj popullatës vendase maqedonase, duke mohuar në të njëjtën kohë autoktoninë e shqiptarëve në këto anë.

Siç e dini, ky material nuk është rast i izoluar. Ka edhe dhjetëra, ndoshta qindra, shembuj të tjerë të gjuhës së urrejtjes ndaj Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve si komb në materialet shkollore dhe akademike në përdorim në vendin tonë. Përkundër heshtjes së partive shqiptare në pushtet gjatë dy dekadave të fundit, ne si opozitë shqiptare kemi hapur debat shoqëror përmes protestës dhe kemi kërkuar nga ministria përgjegjëse tërheqjen e librit të Gjeografisë, në bazë të legjislacionit në fuqi, por kjo nuk mjafton.

Problemi është shumë më i gjerë dhe ne vlerësojmë se duhet të bëhet rishikimi i tërësishëm i materialeve shkollore dhe akademike të botuara nga institucionet publike dhe të financuara nga tatimpaguesi. Andaj, nisur nga kjo gjendje si dhe nga neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vlerësojmë se Republika e Shqipërisë duhet ta thotë fjalën e saj karshi shtrembërimit të fakteve historike, fyerjeve dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shtetit dhe kombit shqiptar, që ushqehen nga institucionet publike të Maqedonisë së Veriut. Prandaj kërkojmë nga ju që do të ngrini këtë çështje lart në agjendën e Ministrisë së Punëve të Jashtme Shqiptare dhe të kërkoni adresimin e saj në kuadër të dialogut politik midis dy vendeve, për të gjetur zgjidhje që i kontribuon rritjes së mirëbesimit midis dy kombeve dhe marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, që do duhej t’i promovonin dy vende anëtare të NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Siç theksohet në letër ende nuk ka asnjë përgjigje në adresë të tyre dhe asnjë reagim tjetër nuk është bërë nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup dhe nga Shteti Shqiptar.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni afrim gashi fatos reka gjeografia ne maqedoni ziadin sela afrim gashi fatos reka gjeografia ne maqedoni ziadin sela

Sondazh

Poll
Bota 12 Mars 2021, 13:55

Navalny transferohet në një lokacion të panjohur

Avokatët e politikanit opozitar rus Aleksei Navalny kanë thënë se ai është bartur nga një qendër ndalimi në rajonin Vladimir, në një lokacion të panjohur, ndërk...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet