Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vijonte organizimin e dasmave, gjobitet me 1 milion lekë administratorja e lokalit në Shkodër
17 Gusht 2020, 08:44Nga DOSJA
SHKODËR -Policia e Shkodrës ka gjobitur me 1 milion lekë 25-vjeçaren E.N., e cila është administratore e një lokali. Sipas policisë, e reja vijonte të organizonte dasma në lokal, në kundërshtim me aktin normativ të qeverisë.
Gjithashtu ajo është proceduar penalisht, pasi kundërshtoi forcat e policisë.
Njoftimi i plotë
Shkodër Organizon dasëm në ambientet e lokalit në kundërshtim me Aktin Normativ, procedohet me masë administrative 1 milion lekë menaxherja e subjektit (lokal) Njëkohësisht menaxherja e lokalit procedohet edhe penalisht për kundërshtim të forcave policore.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, pas njoftimit të marrë në Polici se në nje lokal po organizohet dasëm, menjëherë është bërë verifikimi duke shkuar në adresën e dhënë.
Në momentin që kanë mbërritur forcat policore shtetasja E. N., 25 vjeçe, banuese në Shkodër, si menaxhere e këtij subjekti, ka mbyllur portën hyrëse duke penguar forcat e policisë të futen në ambientet e brendshme për kontroll, në kuadër të masave anticovid.
Nga strukturat e Policisë janë kryer veprimet hetimore ku është proceduar ne gjëndje të lirë shtetasja E. N., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, është marrë masa administrative ndaj këtij subjekti me 1 milion lekë.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Plazhet shqiptare janë shumë të preferuar nga të huajt, ku shimca prej ty e që vendosin të pushojnë në vendin tonë kanë rrëfyer se Shqipëria ësht...
SHQIPËRI- Ditën e sotme në zonat e ulta do të ketë një mot të kthjellët me temperatura të larta. Ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do ...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Shqiptarja.com dhe Tv Klan kanë si lajm të parë zhbllok...
VLORË- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident tek rrethrrotullimi i Panajasë në Vlorë. Mësohet se shoferi i një furgoni mallrash ka humbur kontrollin e...
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 2 persona, pasi janë kapur me 21 kg drogë, të llojit kanabis. Sipas Policisë është arrestuar 48-vjeç...
KUKËS- Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës. Mijëra shqiptarë të Kosovës kanë përfunduar pushimet në bregdetin shqiptar dhe kanë marrë r...
SHQIPËRI-Spitalet dhe klinikat shëndetësore janë ambiente me nivel të lartë stresi sidomos për pacientët dhe të afërmit e tyre, të cilët në gjendje të rënd...
SHQIPËRI- Ditën e sotme, hyjnë rregulla të reja në fuqi për të gjithë ata që duan të futen në tokën helene nga pikat doganore, si Kapshtica dhe Kakavija. Q...
TIRANË-Merr fund kaosi në Kakavijë. Ministria e Mbrojtjes njoftoi mëngjesin e sotëm se pas 5 ditësh është zhbllokuar pika kufitare e Kakavijës. Mësohet se ...