Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
VLORË– Nëse u bie rruga të vizitoni qytetin e Orikumit dhe kaloni të pallatet e ndërtuara para viteve ’90 do të gjeni në çdo hyrje pallati pompa uji të instaluar në hyrje të pallateve. Numri i tyre varion nga 8 në 16 pompa për çdo hyrje. Edhe pse mbi 30 vjet demokraci politikanët në çdo fushatë kanë premtuar ujë të pijshëm 24 orë asnjëherë deri më sot për Orikumin nuk është bërë gjë.
Banorët tregojnë se uji i pijshëm në qytet është me orar të kufizuar ku ka vetëm një orë paradite dhe gjysmë ore pasdite. Edhe pse investimi i rezervuarit dhe shtrimi i tubave është bërë nga një projekt gjerman e gjitha ka mbetur pezull vetëm për t’u bërë lidhjet. Dhe ata që vuajnë janë banorët e Orikumit të cilët në këto kushte mundohen të bëjnë dhe turizëm. ” Ne jemi bërë të mbajmë nga një pompë për dhomë e jo për apartament” shprehet njëri prej banorëve për Fiksin.
Fiksi pyeti në Njësisë Administrative Orikum, ku zoti Selim Haskoelaj fajësojë banorët për pompat e shumta që vihen nëpër pallate. “Një shtëpi e pompë e bëjmë për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë qytetarët me njëri tjetrin, që nuk bien dot dakord që të vënë një pompë të përbashkët. Ne shqiptarët jemi gjithmonë kokë më vete…” shprehet administratori.
Ai shpjegon për Fiksin se në këtë njësinë administrative bëjnë pjesë katër fshatra Dukat i Ri, Tragjas, Radhima, Orikumi. Në Dukatin e ri është zbatua projekti gjerman, për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanë ujë 24 orë. Ai tregon se të njëjtën gjë do bëjnë edhe për Orikumin duke filluar në fund të muajit maj. “Nga fundi i majit maj më ka thënë drejtori i FSHZH-së do të filloi projekti, lekët janë gjetur. Është një projekt që bëhet bashkë me Himarën, rreth 2 milion euro, që do të bëhet dhe Orikumi, Tragjasi dhe Radhima” tha z, Haskoelaj. Ai i premtoi gazetarëve të Fiksit se shumë shpejt Orikumi do t’i heqi pompat e ujit duke u furnizuar 24 orë në 24.
Marrë nga Top Channel
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Nisur nga luhatshmëritë në tregjet ndërkombëtare të titujve, si pasojë e efekteve të konfliktit Rusi-Ukrainë, ndikimin në tregun vendas të nd...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ngritur shqetësimin mbi ngarkesën që gjyqtarët në vend po përballen sa i takon dosjeve. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2...
Sektori bankar fshiu rreth katër miliardë lekë kredi të humbura vitin e kaluar.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e kredive të nxjerra jashtë bilan...
Rreth 408 mijë persona nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dolën nga varfëria në vitin 2021 p...
Yield-et e Bonove të Thesarit kanë shënuar një kthesë të papritur në fund të muajit prill. Në ankandin e radhës, Bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një yiel...
TIRANË– Importuesit më të mëdhenj të vajit paralajmëruan se që nga muaji qershor në vend do të fillojë të ndihen kufizimet e vajit ushqimor, për shka...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1%, megjithëse konfirmoi edhe njëherë projeks...
Nga muaji prill, paga maksimale për efekt të llogaritjes së sigurimeve shoqërore do të jetë 141,133 lekë, nga 132,312 lekë që ishte më parë, sipas Ministrisë së...
Kur çmimet rriten ata që paguajnë më shtrenjtë janë pjesa më e varfër e popullsisë, pasi shpenzimet e tyre janë të përqendruara në artikujt kryesore të s...
Në vitin 2021, rreth 2 mijë shtetas shqiptarë kanë marrë vendim final negativ nga një shtet i Bashkimit Europian për kërkesat që kishin bërë për marrjen e azili...