6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Nisur nga luhatshmëritë në tregjet ndërkombëtare të titujve, si pasojë e efekteve të konfliktit Rusi-Ukrainë, ndikimin në tregun vendas të ndryshimit të normave të interesit, si pasojë e vendimit të Bankës së Shqipërisë për të rritur me 0.5% normën bazë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar në mbledhjen e fundit të Bordit një udhëzim për shoqëritë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive. Në udhëzim kërkohet kujdes i shtuar dhe marrja e disa masave nga ana e këtyre shoqërive që administrojnë fondet e investimeve. Më konkretisht, në udhëzimin e miratuar nga Bordi i AMF ndërsa vlerësohen masat e marra nga shoqëritë administruese për administrimin e portofoleve dhe rrezikut, rekomandohet që këto shoqëri të rrisin frekuencën e raportimit në Autoritet, duke dërguar informacion javor për shlyerjet neto, raportim mujor për treguesin e likuiditetit, të realizojnë një rivlerësim të të nivelit të treguesit sintetik të përfitimit dhe rrezikut dhe raportimin e tij menjëherë në Autoritet përmes përditësimit të dokumentit me informacionin kryesor për investitorët.
Gjithashtu në udhëzimin e miratuar nga Bordi i Autoritetit u kërkohet shoqërive të raportojnë në Autoritet rezultatet e stress-testeve për fundin e muajit mars 2022, të kryera me qasje më konservatore sesa flukset dalëse të muajve të mëparshëm, të tregojnë të kujdes të shtuar në lidhje me nivelin e luhatshmërisë së portofolit dhe nivelin e likuiditetit të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive. Shoqëritë administruese duhet të marrin gjithashtu në konsideratë përputhshmërinë me sanksionet e vendosura nga shteti shqiptar,në aktivitetin për administrimin e SIK.
Në fund të udhëzimit, Autoriteti u kërkon auditorëve dhe organeve të brendshme të kontrollit të shoqërive administruese t’i kushtojnë vëmendjetë veçantë çështjeveqë ndikohen nga kjo situatë,si pjesë e veprimtarisë së tyre audituese për marrëdhëniet financiare.
Tregu i sipërmarrjeve të investimeve kolektive rezulton në vlerë asetesh të jetë i dyti më i madh në vend, pas atij bankar. Totali i aseteve neto të këtij tregu në fund të vitit 2021 arriti në 81.9 miliardë lekë, me një rritje prej 21.5% krahasuar me vitin 2020, rritje e ardhur kryesisht si pasojë e zgjerimit të aseteve neto të fondeve të investimit me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike (edhe për shkak të hyrjes në treg të fondeve të reja), si edhe fillimit të aktivitetit të dy fondeve alternative të investimit. Asetet neto të fondeve alternative të investimit arrijnë në 4.2 miliardë lekë, ndërsa pjesa tjetër prej 77.7 miliardë lekë u takon fondeve të investimit me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike. Ndërsa numri i anëtarëve në tregun e fondeve të investimit me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike arriti në 40,055 në fund të vitit 2021, me një rritje prej 22.7%./MONITOR
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ngritur shqetësimin mbi ngarkesën që gjyqtarët në vend po përballen sa i takon dosjeve. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2...
Sektori bankar fshiu rreth katër miliardë lekë kredi të humbura vitin e kaluar.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e kredive të nxjerra jashtë bilan...
Rreth 408 mijë persona nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dolën nga varfëria në vitin 2021 p...
Yield-et e Bonove të Thesarit kanë shënuar një kthesë të papritur në fund të muajit prill. Në ankandin e radhës, Bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një yiel...
TIRANË– Importuesit më të mëdhenj të vajit paralajmëruan se që nga muaji qershor në vend do të fillojë të ndihen kufizimet e vajit ushqimor, për shka...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1%, megjithëse konfirmoi edhe njëherë projeks...
Nga muaji prill, paga maksimale për efekt të llogaritjes së sigurimeve shoqërore do të jetë 141,133 lekë, nga 132,312 lekë që ishte më parë, sipas Ministrisë së...
Kur çmimet rriten ata që paguajnë më shtrenjtë janë pjesa më e varfër e popullsisë, pasi shpenzimet e tyre janë të përqendruara në artikujt kryesore të s...
Në vitin 2021, rreth 2 mijë shtetas shqiptarë kanë marrë vendim final negativ nga një shtet i Bashkimit Europian për kërkesat që kishin bërë për marrjen e azili...
TIRANË– Ofrimi i shërbimeve online nga 1 maj ka krijuar probleme tek qytetarët, kryesisht tek të moshuarit. Sot në Shkodër, ato presin në radhë pranë...