LIVE UPDATES
Ekonomi

Yield-et e Bonove, rënie surprizë për herë të parë pas dy muajsh

6 Maj 2022, 05:14 Nga DOSJA
Yield-et e Bonove, rënie surprizë për herë të parë

Yield-et e Bonove të Thesarit kanë shënuar një kthesë të papritur në fund të muajit prill. Në ankandin e radhës, Bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një yield mesatar të ponderuar prej 1.95%, në rënie të ndjeshme nga niveli prej 2.22% i ankandit të mëparshëm.

Kjo ishte rënia e parë e yield-it të Bonove 12 mujore pas më shumë se dy muajsh. Në ankand u shënua një rritje e ndjeshme e pjesëmarrjes dhe shumës së kërkuar nga investitorët.

Nga 9 miliardë Lekë që ishte shuma e shpallur për financim, në ankand u paraqitën kërkesa totale me vlerë prej 12.4 miliardë Lekësh. Ministria e Financave vendosi të pranojë një shumë pak më të lartë se planifikimi fillestar, në rreth 9.24 miliardë Lekë, për të kompensuar pjesërisht shumat e paplotësuara të huamarrjes nga ankandet e mëparshme.

Për disa ankande radhazi gjatë muajve mars dhe prill, kërkesa pati qenë e pakët, aq sa qeveria nuk pati arritur të siguronte dot të gjitha shumat e programuara. Ekspertët besojnë se rënia e pjesëmarrjes lidhej me pritshmërinë e investitorëve për një rritje të normave të interesit, çka i shtyu të merrnin pozita pritëse. Por, duke qenë se tregu dominohet kryesisht nga bankat dhe investitorë të tjerë institucionalë, mbajtja nga e tyre e likuiditeteve të painvestuara për periudha të gjata është e vështirë.

Në këtë mënyrë, kërkesa për të investuar në letrat e borxhit të qeverisë shqiptare po rritet sërish, duke sjellë madje edhe një rënie të papritur të yield-eve. Megjithatë, duket se kjo rënie është përcaktuar në një masë të madhe prej një ose pak aktorëve të mëdhenj të tregut, me shumë të ngjarë banka tregtare. Yield-i mesatar i thjeshtë i kërkesave të pranuar në ankand rezultoi 2.15%, ndjeshëm më i lartë se ai mesatar i ponderuar prej 1.95%.

Kjo tregon se yield-i i ponderuar është ndikuar ndjeshëm nga një ose pak pjesëmarrës me vlerë të lartë të kërkesës së pranuar. Zakonisht, aktorët me peshën kryesore në tregun e Bonove janë bankat tregtare që kanë pjesë të madhe tregu në depozita dhe zotërojnë sasi të mëdha likuiditetesh të lira, që investohen në tregun primar të Bonove dhe Obligacioneve.

Këto banka shfaqin një oreks më të ulët për rrezik të huadhënies ndaj sektorit privat krahasuar me bankat e tjera të sektorit dhe preferojnë të përqendrojnë më shumë investime në letrat me vlerë të qeverisë. Ato shpesh konkurrojnë në ankande duke kërkuar yield-e më të ulëta dhe duke ndikuar ndjeshëm në çmimin mesatar të tregut.

Kjo qasje shkon në favor të qeverisë shqiptare, sepse zbut kostot e huamarrjes së brendshme. Nga ana tjetër, mbajtja në nivele të ulët e yield-eve të Bonove i bën këto instrumente më pak tërheqëse, duke nxitur në teori më shumë huadhënie për sektorin privat në tregun bankar.

Por, nga ana tjetër, kjo sjellje vështirëson përcjelljen e kursit të politikës monetare që ndjek banka qendrore. Në muajin mars, Banka e Shqipërisë rriti për herë të parë në një dekadë normën bazë të interesit, me 0.5 pikë përqindje. Kjo lëvizje erdhi si reagim ndaj rritjes së shpejtë të inflacionit, duke filluar nga fundi i vitit 2021. Rritja e normës bazë synon ta bëjë më të shtrenjtë huamarrjen dhe më të leverdishëm kursimin, me qëllim frenimin e rritjes së shpenzimeve dhe mbajtjen nën kontroll të inflacionit./Marre nga MONITOR

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

ekonomi ekonomi yield yield

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!