LIVE UPDATES
Ekonomi

Lajme jo të mira! Sejko: Ekonomia shqiptare do goditet nga lufta, çmimet janë rritur

4 Maj 2022, 14:16 Nga DOSJA
Lajme jo të mira! Sejko: Ekonomia shqiptare do goditet nga lufta,

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1%, megjithëse konfirmoi edhe njëherë projeksionet se inflacioni në të ardhmen e afërt do të qëndrojë në nivele të larta. Guvernatori, Gent Sejko, tha të mërkurën pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës se inflacioni i lartë ka filluar të pasqyrohet në sinjale të ngadalësimit të rritjes ekonomike.

Sipas tij, në pjesën më të madhe, rritja e inflacionit u shkaktua nga goditjet e ofertës, të ardhura nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës. Megjithatë, paralelisht me to, trendi rritës i inflacionit ka pasqyruar edhe rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike gjatë vitit të shkuar, rritjen e punësimit dhe të pagave, si dhe tendencën në rritje të pritjeve për inflacionin. Sipas tij, përmirësimi i tregut të punës do të ndihmojë në amortizimin e një pjese të goditjes që vjen nga çmimet e larta, por përkthehet dhe në presione më të qëndrueshme në kohë mbi inflacionin.

“Përditësimi i parashikimeve tona të skenarit bazë sugjeron se inflacioni në vend do të mbetet në nivele relativisht të larta gjatë periudhës në vijim. Çmimet e larta në tregjet botërore, kërkesa e rritur agregate, si dhe dinamikat e tregjeve të punës, pritet ta mbajnë inflacionin pranë niveleve aktuale gjatë vitit 2022. Më tej, ai pritet të vijë në rënie graduale gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024. Përkundrejt kësaj ecurie, ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen gjatë horizontit afatmesëm. Rritja ekonomike do të vijojë të mbështetet nga kushtet ende të favorshme të financimit, nga bilancet e shëndosha financiare të sektorit real dhe financiar, si dhe nga vijimi i rritjes së eksporteve. Megjithatë, ritmi i rritjes pritet të jetë më i ngadaltë krahasuar me parashikimet e fillimvitit,”-tha Sejko.

Mbi këto projeksione, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1% dhe të mbajë të pandryshuara normat e interesit të depozitave dhe të kredive njëditore, respektivisht në nivelin 0.1% dhe 1.9%.

Në gjykimin e Këshillit Mbikëqyrës, niveli aktual i stimulit monetar ofron balancën e duhur midis rrezikut të përshpejtimit të inflacionit dhe rrezikut të ngadalësimit të rritjes ekonomike. Megjithatë, Banka e Shqipërisë theksoi sërish se respektimi i objektivit të inflacionit do të kërkojë normalizimin e qëndrimit të politikës monetare në afatin e mesëm, duke nënkuptuar nevojën për rritje të mëtejshme të normës bazë të interesit.

“Në përputhje me parashikimet e skenarit bazë, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se normalizim do të marrë formën e një procesi gradual gjatë dy viteve të ardhshme. Megjithatë, nisur nga nivelet tejet të ulëta të normave të interesit në vend, politika monetare do të vijojë të mbetet në pozita stimuluese gjatë gjithë kësaj periudhe. Në të kundërt, materializimi i skenarëve të rrezikut mund të shkaktojë devijime nga ky skenar. Në çdo rast, qëndrimi i politikës monetare do të udhëhiqet nga informacioni i ri dhe nevoja për respektimin e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve,” u shpreh Guvernatori.

Sipas tij, rritja e normës bazë të interesit gjatë muajit mars ka pasur një transmetim të shpejtë në segmentet afatshkurtra të tregut monetar dhe ka ndihmuar stabilizimin e presioneve mbi kursin e këmbimit. Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se efekti i saj në çmimet e depozitave e të kredive bankare nuk është shfaqur ende i plotë.

Marrë nga Monitor

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

ekonomi kryesore ek gent sejko ek gent sejko

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel