LIVE UPDATES
Ekonomi

KLSH: Koncesionari i dializës ka përfituar 115 milionë lekë për shërbime të pakryera

4 Maj 2022, 05:12 Nga DOSJA
KLSH: Koncesionari i dializës ka përfituar 115 milionë lekë

Shoqëria koncesionare e ofrimit të shërbimit të dializës në disa rajone të vendit ka përfituar më shumë se 115 milionë lekë pagesa për shërbime të pakryera. Auditimi i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka evidentuar se shoqëria koncesionare ka arritur të përfitojë pagesa për shërbimin e dializës në dy rajone të vendit, për periudha kur shërbimi në rajonet në fjalë nuk ka ekzistuar.

Përfitimi i pagesës është mundësuar falë një vendimi të formës së prerë të marrë nga Gjykata Administrative e Apelit.

Mosmarrëveshja midis FSDKSH dhe koncesionarit lidhet me datën e fillimit të pagesës për qendrat e dializës në rajonet Korçës dhe Elbasanit, ku Fondi ka zbatuar si datë të fillimit të pagesës, datat e njoftuara zyrtarisht nga MSHMS, për fillimin e aktivitetit në secilën prej qendrave, përkatësisht për Rajonin e Elbasanit më datë 27.03.2017 dhe për Rajonin e Korçës më datë 21.04.2017. Koncesionari ka pretenduar që pagesat duhet të fillojnë që nga data 1 nëntor 2016 (sipas kontratës së koncesionit), pavarësisht se shërbimi nuk ka ekzistuar: pra, për periudhën 01.11.2016-27.03.2017 për Rajonin e Elbasanit dhe 01.11.2016 -21.04.2017 për rajonin e Korçës.

Shoqëria koncesionare e ka argumentuar kërkesën e saj saj me faktin se vonesat në vënien në funksionim të qendrave të dializës për rajonet Korçë dhe Elbasan janë lidhur me zvarritjen në zbardhjen e lejeve të ndërtimit dhe duke pretenduar përgjegjësinë për këto vonesa në kahun e autoritetit kontraktor.

FSDKSH pretendon se nuk ka pasur dijeni për ekzistencën e vendimit gjyqësor dhe nuk ka marrë pjesë në zhvillimin e çështjes gjyqësore të zhvilluar në shkallën e parë dhe në apelit dhe se ka marrë dijeni vetëm kur pala tjetër ka nisur aplikimin e proceduirave të ekzekutimit të detyrueshëm.

KLSH argumenton se faturat e lëshuara nga koncesionari që përbëjnë objekt të vendimit gjyqësor nuk përfshijnë dhënie shërbimi, duke qenë se qendrat e ofrimit të shërbimit të dializës në E dhe K nuk kanë qenë funksionale përgjatë periudhës së faturimit. Mungesa e dhënies së shërbimit konstatohet edhe nga korrespondenca zyrtare mes palëve, kur vetë koncesionari njofton nisjen e ofrimit të shërbimit vetëm në vitin 2017.

KLSH citon nenin 3.8.1 të kontratës së koncesionit, ku thuhet se “…Për të hequr çdo dyshim, data e fillimit të koncesionit do të fillojë vetëm në momentin kur qendra e fundit shëndetësore do të fillojë dhënien e shërbimit, pavarësisht faktik që shërbimi mund të ketë filluar në qendrat e tjera përpara kësaj datë….”.

Faturat tatimore objekt gjykimi nuk janë pranuar nga Drejtoritë Rajonale të Fonditt dhe nuk janë të firmosura, ndërsa Koncesionari ka faturuar FSDKSH, megjithëse me anë të shkresave përkatëse të sipërcituara ka pohuar që nuk ka qenë në gjendje të ofrojë shërbim në rajonet dhe sipas periudhave përkatëse, pasi nuk ka pasur as mjetet dhe as ambientet për ofrimin e shërbimit.

Shërbimi i dializës, gjatë kohës që koncesionari ka faturuar, është ofruar nga spitalet publike me fonde buxhetore të akorduara për to dhe pagesa e këtyre faturave ka sjellë përdorim të dyfishtë të fondeve buxhetore për të njëjtët pacientë, ku në rastin e fondeve të faturuara nga koncesionari, shërbimi nuk është dhënë fare.

Nga auditimi konstatohet se nuk janë ezauruar hapat për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me mirëkuptim sipas kontratës koncesionare të dializës dhe në të njëjtën kohë nuk janë kundërshtuar faturat e paraqitura nga koncesionari në gjykatat kompetente në kohën e faturimit.

Nga auditimi konstatohet se si autoriteti kontraktor, Ministria e Shëndetësisë dhe autoriteti financues i kontratës (FSDKSH) kanë qenë në dijeni të problematikës së krijuar dhe nuk janë marrë masat e duhura për adresimin në kohë të tyre si dhe duke mos reaguar në formën e përcaktuar në kontratën koncesionare dhe të financimit.

Përsa më sipër, KLSH konstaton se janë marrë fonde buxhetore për shërbim të pakryer dhe referuar pikës 10.1 të kontratës së financimit ku është cituar që “Përbëjnë dëm ekonomik për Fondin rastet kur pasi është bërë pagesa ndaj koncesionarit vërtetohet se shërbimet e pretenduara nuk janë kryer. Në këto raste koncesionari do të paguajë vlerën e plotë të dëmit të konstatuar. Kthimi i vlerës së dëmit bëhet në mënyrë të menjëhershme nga vetë koncesionari ose i zbritet nga pagesat pasardhëse deri në plotësimin e shumës.”

Mbështetur në dispozitën e mësipërme, KLSH vlerëson se nga ana e FSDKSH duhet të ishin marrë masa për rikuperimin e shumës që koncesionari ka përfituar për shërbime që nuk i ka ofruar.

Shërbimi i Dializës u dha me koncesion në fillim të vitit 2016, për 10 vjet. Fituesi ishte DiaVita me vlerë 8.6 miliardë lekë. Sipas kontratës me qeverinë DiaVita do të ofronte shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan. Në qershor 2019, koncesioni i hemodilaizës u shit nga kompania Dia Vita tek Diaverum International AB. Ky transaksion nuk u miratua në atë kohë nga Autoriteti i Konkurrencës. Në vendimin e bërë publik nga ana e Autoritetit të Konkurrencës në atë kohë nënvizohej se arsyeja se pse nuk është dhënë autorizimi për realizmin e përqendrimit është mosplotësimi i kushteve që kërkon ligji. Sipas Konkurrencës ligji sanksionon dy kritere ku i pari përfitimi i kontrollit dhe i dyti xhiroja që duhet të ketë në vitin paraardhës financiar. Të dyja këto duhet të ekzistojnë njëkohësisht, janë kumulative. Kushti i dytë që lidhet me xhirron nuk plotësohet nga ana e kompanisë blerëse pasi në vitin 2018 xhiroja e saj ishte zero./monitor

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

ekonomi ekonomi dializa klsh kontrolli i larte i shtetit dializa klsh kontrolli i larte i shtetit

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale