LIVE UPDATES
Ekonomi

Porti i Durrësit hap garën për ngritjen e parkimit prej 7,000 m2, për kamionët që presin për skanim

26 Shtator 2020, 11:12 Nga DOSJA
Porti i Durrësit hap garën për ngritjen e parkimit prej 7,000 m2,

Autoriteti Portual Durrës hap garën e prokurimit për hartimin e projektit që do të rehabilitojë zonën te ish Rezervat e Shtetit te Porta nr.4, me destinacion parkim të automjeteve para imbarkimit në tragete.

Vlera e tenderit për hartimin e projektit që do të shërbejë më vonë për ndërtimin e parkimit të ri është 2 milion lekë.

Nga Autoriteti Portual Durrës, propozohet që parkimi të shtohet me sipërfaqe të reja pas zonës ekzistuese. Sheshi i ri prej rreth 7,000 m2 parashikohet të akomodojë automjetet që presin në rradhë për të kryer procedurat e kontrolleve të policisë kufitare, veprimet me agjensitë e udhëtimeve, procesin e skanimit dhe çdo procedurë tjetër para imbarkimit në tragete.

“Kjo sipërfaqe e re, duke u integruar në parkimin ekzistues do të bëjë që ky parkim të përdoret jo vetëm si parkim afatgjatë për autovetura dhe kamione, por edhe ditor, në të cilin mjetet presin për skanim dhe më pas në ambientin ekzistues të presin për të kryer procedurat e tjera përpara se të imbarkohen. Ky shesh i ri i sistemuar me beton mund të shërbejë në të ardhmen edhe si shesh depozitimi”, thuhet në dokumentet e prokurimit.

Projekti për rikonceptimin dhe rehabilitimin e kësaj zone, sipas Autoritetit Portual pritet t’i japë zgjidhje problemit me bllokimin e rrugës rotondo- sheshi i trageteve- tek porta 4 dhe në segmentin e rrugës në kalatën lindore, për shkak të fluksit të mjeteve në pikun e lëvizjeve.

Porti i Durrësit sot eshte i organizuar nga ana operacionale në 4 terminale: Lindori, i Trageteve, i Kontejnerëve dhe ai Perëndimor. Dy të parët sot operohen nga kompani koncensionare private, ndërsa të fundit janë ende nën administrimin e Autoritetit Portual.  Por më 2 shtator Autoriteti Portual publikoi tenderin me vlerë 3,7 mld lekë për dhënien me koncesion për 5 vitet e ardhshme shërbimin e menaxhimit dhe operimit në terminalin e kontejnerëve (që përfshin kalatën 6 në Portin e Durrësit). Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për pjesëmarrje ne tender ishte 22 shtatori 2020.

Dokumentet e prokurimit përcaktonin se operatori privat që do të realizojë shërbimin e menaxhimit dhe operimit, gjithashtu do të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale që tarifat e shërbimeve për shkarkimin e kontejnerëve dhe të sigurisë portuale të vilen prej tij, për të kaluar direkt te llogaria bankare e Autoritetit Portual Durrës (APD), pa u përfshirë në transaksion financiar ky operator.

Ndërhyrjet që parashikohen për parkimin:

-Punimet e shtresave dhe shtrimi të sheshit me beton për siperfaqe rreth 7,000 m2

-Vendosja e të gjithë elementëve të nevojshëm në sheshin e ri, duke përfshirë ndër të tjera, vendosjen e kullave të reja për ndriçimin e sheshit dhe rrjetin e nevojshëm elektrik, rrjetin e ujërave të shiut, sistemin e fikjes së zjarrit, etj.

-Punime për trotuare, kanalizime, shtrime tubash për rrjete elektrike dhe IT, në anën e parkimit.

-Plotësimi i gjithë zonës me sinjalistikën rrugore përkatëse.

Marrë nga: Monitor

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi autoriteti portual durrës durres autoriteti portual durrës durres

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj