LIVE UPDATES
Editorial

Pa Bashkimin Europian vaksinimi do të ishte edhe më kaotik

26 Mars 2021, 12:51 Nga DOSJA
Pa Bashkimin Europian vaksinimi do të ishte edhe më kaotik

Vaksina kundër Coronës është një mall ende i rrallë, dhe do të jetë kështu edhe për një kohë të caktuar. Këtu nuk ndihmojnë as thirrjet si ato në samitin e BE, se duhet vaksinuar më shpejt. Edhe pyetja e fajtorit nuk sjell agjë, sepse BE ndërkohë ka porositur 2,6 miliardë doza vaksine tek 6 prodhues. Problemi këtë herë nuk është as tek vullneti e as tek uniteti i BE, por thjesht edhe qartë tek zgjerimi ende në punë e sipër i kapaciteteve të prodhimit dhe sidomos një furnizuesi, që nuk ofron sipas kontratave: AstraZeneca.

Është e vërtetë që disa shtete ishin më të shpejta dhe më të zgjuara në sigurimin e vaksinës. SHBA i zgjeruan kapacitetet e prodhimit dhe vendosën ndalimin e eksportit. “America first” është receta e duhur, sepse tregoi sukses. Izraeli dhe Britania e Madhe i hynë lojës së pokerit fort duke u bazuar tek një furnizues dhe duke siguruar kontrata me avantazhe. Në fund u tregua se “UK first” dhe “Israel first” funksionoi.

Solidaritet me botën

BE ishte e ngadaltë dhe e vonuar, dhe jo shumë e gatshme për t’i hyrë rrezikut. Këtë e ka kuptuar tani Komisioni Europian dhe e ka pranuar. Por për këtë janë përgjegjës të 27 vendet anëtare, e të tregosh me gisht tani tek tjetri nuk sjell gjë.

Bashkimi Europian është i vetmi rajon në perëndimin e pasur, që ka eksportuar në masë të madhe vaksina, pra 70 milionë nga 150 milionë doza, një pjesë në vendet më të varfra në aleancën COVAX të OKB-së. Nga një ndalim eksporti rrezikohet sidomos Britania e Madhe, që mund të prodhojë vetë vaksina e ka tërhequr megjithatë 21 milionë doza nga BE. Eksportimet e vaksinës në vendet më të varfra, fqinje të BE do duhet të vazhdojnë pa ndërprerje. Hapi i duhur, sepse dihet, për sa kohë nuk është vaksinuar e gjithë popullsia e botës, askush nuk është i sigurtë nga COVID-19. Nëse BE tani do ta ndiqte kursin “EU first” atëherë mjaft vende të tjera do të vuanin.

Solidaritet brenda BE

Dihej që vaksinimi si proces ka nevojë për kohën e vet, që në fillim ka pak vaksina, e më pas prodhimi shtohet. Por pritshmëritë dhe shpresat për të ulur numrin e vdekjeve dhe nervozizmi për shumë kufizime të jetës publike janë shumë të larta. Vaksinimi është temë mjaft emocionale. E nuk është çudi që edhe vetë vendet e BE reagojnë me nervozizëm, me panik, pa gjenerozitet dhe me nxitim, kur bëhet fjalë për elikzirin shpëtimtar të jetës.

E megjithë këto probleme është gjëja e duhur që BE vepron e bashkuar. Nëse do të kishin vepruar më vete shtetet e BE-së do ta kishin shqyer njëri-tjetrin në pazarin e vaksinave. Solidariteti funksionon. Këtë e tregon edhe ujdia parimore për përshtatjen e mekanizmit të shpërndarjes brenda BE, për të rritur furnizimet brenda shteteve anëtare, që kanë pak vaksina.

E këtu nuk luajti rol që shtetet anëtare si Bullgaria e Kroacia vetë e prishën drejtpeshimin përmes politikës së tyre të blerjes. Natyrisht që nuk ecën çdo gjë vaj me fushatën e vaksinimit. Por narrativi që dëgjohet shpesh, se BE e shkaktoi kaosin nuk qëndron. Pa BE situata do të ishte edhe më keq. Në politikën e vaksinimit BE nuk është kaq fatalisht keq, siç thuhet shpesh. Ajo që nuk funksionon aspak është koordinimi i masave anti-Corona dhe organizimi i udhëtimit brenda BE. Aty secili shtet bën atë që do. Austria vendosi lockdown për Pashkët. Gjermania e heq atë. Në Gjermani hotelet janë të mbyllura, në Belgjikë mbyllen kufijtë. Në Spanjë janë të hapur. Në Francë ka ndalim qarkullimi, në Gjermani jo. Dhe të gjitha këto në një situatë pak a shumë të njëjtë infektimi. Këtë nuk e kupton kush.

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial vaksinimi anti-covid vaksinimi anti-covid

Sondazh

Poll
Editorial 19 Mars 2021, 08:54

Po thërrmohemi ne apo politika?

“Sigurisht, jeta është një proces thyerjeje, por goditjet që i japin procesit anën dramatike,  goditjet e mëdha dhe të papritura që vijnë nga jashtë personit, a...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj