LIVE UPDATES
Editorial

A mund t’i humbasin zgjedhjet parlamentare konservatorët e Gjermanisë?

19 Mars 2021, 19:01 Nga DOSJA
A mund t’i humbasin zgjedhjet parlamentare konservatorët e

Po të deklaroje pak muaj më parë se CDU/CSU nuk do të jetë në qeverinë e ardhshme të Gjermanisë pas zgjedhjeve parlamentare në shtator, do të tingëllonte absurde. Tani kjo është e mundur. Është padyshim ndëshkim i rëndë vota e fundit për partitë konservatore që qeverisin Gjermaninë. Në zgjedhjet në dy lande federale, të dielën CDU mori rezultatet më të dobëta pas Luftës së Dytë Botërore.

Në Baden-Vyrtemberg, të cilin CDU-ja e qeverisi nga viti 1953-2011, ajo mori 24.1 përqind – 2,9 përqind më pak se 5 vjet më parë. Këtu fituan sërish të Gjelbrit. Në Rajnland-Pfalc, kështjella e ish-kancelarit Helmut Kohl, CDU mori 27,7 përqind – 4,1 përqind më pak se pesë vjet të shkuara. Këtu fituan sërish socialdemokratët. Në sondazhet nacionale, CDU/CSU arrin tani 30 përqind, nga 38 përqind që kishte vjeshtën e kaluar.

Shkaqet për ndëshkimin e rëndë nga zgjedhësit

Shkaku për goditjen e fortë ndaj CDU-së është zhgënjimi në popull me performancën e qeverisë në fazën e dytë të pandemisë. Qeveria, partitë konservatore në të, bëhen përgjegjëse që Gjermania nuk ka numër të mjaftueshëm vaksinash. Nga shumë njerëz konsiderohet gabim që Gjermania ia la në dorë Brukselit, me procedura tepër burokratike prokurimi, blerjen e vaksinave. Porositja me vonesë e vaksinave dhe si rrjedhojë mungesa e tyre edhe në Gjermani është një faktor pse ritmi i vaksinimit është shumë i ngadaltë.

Qeveria ndëshkohet edhe për pakënaqësinë për rreth katër muaj mbyllje të jetës publike. Mbyllja solli padyshim rezultate, por ato nuk sollën kthesën vendimtare. Fundi i pandemisë tani nuk po duket. As vijnë në diskutim heqje të tjera kufizimesh, përkundrazi, të hënën (22.03.) pritet vazhdimi e ndoshta ashpërsimi i kufizimeve ekzistuese.

Qeveria u ndëshkua në dy zgjedhje rajonale edhe për vonesat e mëdha në kompensimin e firmave të goditura nga pandemia. Por dhe për faktin që disa deputetë konservatorë mendohet se janë pasuruar duke ndërmjetësuar shitjen e maskave anti-Covid. CDU/CSU i detyroi këta deputetë të braktisin si mandatin, ashtu edhe partitë.

Megjithatë ka njerëz që pyesin nëse qëndrimi kaq gjatë në pushtet i CDU/CSU-së, katër mandate, ka kompromentuar edhe politikanë të tjerë, jo vetëm konservatorë.

Tani është e qartë se në zgjedhjet parlamentare në shtator, fatin e CDU/CSU-së do ta vendosë nota për menaxhimin e pandemisë.

Koalicionet e mundshme qeveritare pa CDU/CSU

Që të jemi të qartë: për qeverinë e ardhshme të Gjermanisë, këtë moment, ende më i mundshmi konsiderohet një koalicion i CDU/CSU me Të Gjelbrit. CDU/CSU me 30 përqind dhe Të Gjelbrit, me 18-20 përqind. Vetëm se kjo tani nuk është e sigurtë.

Të vetmit që janë të sigurtë që do të jenë në qeveri janë Të Gjelbrit. Kjo sepse pas këtyre zgjedhjeve rajonale, Të Gjelbrit mund të jenë parti kryesore në konstelacione pa konservatorët. Vota të mjaftueshme për të formuar qeverinë nacionale në fund të shtatorit mund të kenë edhe dy koalicione të tjera.

I pari, një koalicion midis Të Gjelbërve, Socialdemokratëve dhe liberalëve të FDP-së. Po u krijua ky koalicion në Baden-Vyrttemberg, ai mund të shtojë vetëbesimin e të Gjelbërve si parti kryesore dhe të bëhet model edhe për federatën.

Koalicioni i dytë i mundshëm është midis Të Gjelbërve, dhe socialdemokratëve të SPD, që janë parti e qendrës së majtë dhe partisë E Majta, që është parti ultra e majtë.

Ky koalicion i dytë do të ishte një aleancë më radikale. Pasi edhe Të Gjelbrit, të dalë dikur nga partia socialdemokrate, kanë ende një krah të fortë të majtë. Një aleancë e tillë do të ndihej edhe nga Evropa. E mundur është që ajo të mbante qëndrime të ndryshme nga qeveria aktuale gjermane: p.sh. qëndrime më të afërta me Rusinë dhe distancim nga Kina. Në politikën financiare, një konstelacion i tillë do të ishte më pak kursimtar, ndërsa në veprimet në mbrojtje të klimës, më i vendosur.

Si mund ta kthejë situatën në dobi të saj CDU/CSU-ja?

Për ta kthyer situatën në dobi të tyre, konservatorëve u duhen veprime çliruese. Në të kaluarën, kancelarja Angela Merkel ka gjetur zgjidhje të papritura në situata të vështira. Kujtojmë marrëveshjen e papritur të vitit 2016 me Turqinë, për refugjatët që vinin drejt Evropës. Ose pranimin e papritur të futjes së Gjermanisë në borxhe për Evropën në vitin 2020, me bondet për Fondin e Rindërtimit të Koronavirusit, kur BE kërcënohej nga shpërbërja prej goditjes nga pandemia.

Këtë herë do të nevojiteshin disa veprime. Qeveria duhet të arrijë p.sh. suksese me vaksinimin. Që njerëzit të kenë ndjesinë se konservatorët u ofrojnë perspektivë. Një rrugë e mundur do të ishte vaksinimi më i gjerë edhe më i shpejtë. Për këtë nevojiten më shumë vaksina.

Një ndihmë në këtë drejtim mund të ishte licensimi i vaksinës ruse Sputnik V në Gjermani e në BE. Tre kryeministra landesh, ai i Berlinit, i Saksonisë dhe ai i Bavarisë kërkuan këtë javë licensimin e kësaj vaksine, edhe në BE dhe në Gjermani. Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder tha se, sipas të gjitha ekspertizave shkencore, Sputnik V është vaksinë shumë e mirë. Ai kërkoi që BE të përshpejtojë licensimin dhe marrëveshjet me prodhuesit.

Dje (18.03.) Autoriteti Evropian i Medikamenteve, EMA e konfirmoi se AstraZeneca është vaksinë e mirë dhe e sigurtë. Rastet me trombozë shihen si raste të izoluara. Veç kësaj, mjekë gjermanë në Greifswald njoftuan spitalet e Evropës se zbuluan një mënyrë për trajtimin e trombozave të tilla të rralla, në rastet e pakta kur ato mund të shfaqen pas vaksinimit. Mbrëmë, Astra Zeneca u rilejua edhe në Gjermani, gjë që do të përshpejtojë fillimin e vaksinimeve më masive nga mjekët e familjes.

Njëkohësisht, kryetari i ri i CDU-së, Armin Laschet duhet të paraqesë ide të fuqishme për të ardhmen e Gjermanisë. Fillimin e detyrës ai e ka shumë të vështirë. Lascheti ka deklaruar se në fund të marsit do të nisë hartimi i programit elektoral të partisë për zgjedhjet parlamentare të 27 shtatorit. Kryetari i CDU-së synon të përfshijë në të ide të ekonomisë, sindikateve dhe shoqatave profesionale, për ta bërë programin sa më përfaqësues.

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial auron dodi gjermani auron dodi gjermani

Sondazh

Poll
Editorial 19 Mars 2021, 08:54

Po thërrmohemi ne apo politika?

“Sigurisht, jeta është një proces thyerjeje, por goditjet që i japin procesit anën dramatike,  goditjet e mëdha dhe të papritura që vijnë nga jashtë personit, a...

Editorial 14 Mars 2021, 12:05

One-man-show kryeministror

Këtë javë ndodhi e pabesueshmja: Edi Rama, ende kryeministër, na u shfaq krejt papritmas si një aktor në gjininë teatrore one-man-show. Ky togfjalësh na vjen ng...

Editorial 10 Mars 2021, 12:39

Një telendar me pushtet për mandatin e tretë

Pas dy mandatesh Kryeministër dhe 3 mandatesh si kryetar bashkie, pas 2 mandatesh varfërimi dhe 3 mandatesh betonizimi, Edi Rama nuk është kënaqur aq sa t’i dhu...

Editorial 10 Mars 2021, 17:17

Zgjedhjet një PPP më tepër

Në prag të zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipërinë e vitit 1991, K.B një i burgosur politik i sapo liruar nga burgu erdhi tepër i shqetësuar në selinë e Par...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë