LIVE UPDATES
Editorial

Edhe grushti im bashkë me atë të të “çmendurit” Meta

12 Mars 2021, 18:36 Nga DOSJA
Edhe grushti im bashkë me atë të të

Në përpjestim të drejtë me shpejtësinë që rrejti po shpërndan videot e presidentit të republikës duke vënë përpara një bandë të veshur me uniforma policësh bashkiakë, propaganda e rilindjes ka nisur një fushatë të ethshme për ta paraqitur Ilir Metën si një të çekulibruar mendor që zihet me grushta nëpër qytet. Në fakt, po ti shikosh personazhet që shfaqen në ato imazhe të bëra tashmë virale, askush nuk duket normal, e aq më pak kreu i shtetit, me kollaren e zhveshur dhe me instiktet e ish shtangistit të rindezura më fort se kurrë. Edhe në vendet e botës së tretë, rrallë kemi parë një president republike të përdorë forcën e muskujve për të zgjidhur një konflikt. Edhe në regjimet më të egra, është e vështirë të qëmtosh raste kur personalitetet politike angazhohen fizikisht për kauzën e tyre.

Thënë këtë, arrij ti përfytyroj të gjithë justifikimet e bythëpambukëve, frikacakëve, të dorzuarve, neutralëve ndaj të keqes, të cilët kërkon të manipulojë agjitpropi i Rilindjes. Po, vërtet, për ta, Ilir Meta është një i çekuilibruar, sepse në lartësinë e postit që mban nuk i takon të sillet kështu. Njësoj si ai edhe ata protestuesit kuksianë që kundërshtonin traun grabitës të rrugës së kombit ishin të çekuilibruar. Njësoj si ai edhe ato nënat që me gjithë gazin lotësjellës mbi fëmijët e tyre, nuk i lëshonin shtëpitë që po ua prishin pa dëmshpërblim, te stacioni i trenit, ishin për te spitali 5. Njësoj si ai edhe banorët e unazës që protestonin ndaj një projekti që duke fallcifikuar letrat e sekretarit të shtetit amerikan, kërkonte të çonte në parajsa fiskale paratë e grabitësve, ishin të gatshëm për tu vizituar te psikiatri. Njësoj si ai edhe ata pak aktorë që i rezistuan korruptimit të Veliajt, për të mbrojtur teatrin nga projekti qindramilionësh i kullave pas tij, nuk ishin në rregull nga trutë e kokës.

Më kujtohen të gjithë këto shembuj sepse shpesh edhe vetë, në punën time si gazetar, e kam gjetur veten duke kapërcyer kufijtë e asaj që, në pamje të parë, duket si normale. Natyrisht për këtë i kam ngritur vetes pyetjen: si është e mundur dhe pse po ndodh kjo?

Rrethana të përsëritura dhe një përvojë jo e shkurtër, ma kanë mësuar përgjigjen: përballë të keqes askush nuk e ka luksin e të qenit normal. Të jesh i tillë përballë një regjimi të dhunshëm e kleptokrat do të thotë në rastin më të mirë se ke pakt të heshtur me të. Të jesh politikisht korrekt, me aq edukatë sa të kthesh njërën faqe menjëherë sapo të kanë fshikulluar tek tjetra, do të thotë se je katandisur në një lolo që si vlen më për asgjë shoqërisë. Prandaj dhe duke parë ato pamje, papritmas, mu ndez dhe mua gjaku për ta bashkuar grushtin tim me atë të Ilir Metës, ndonëse me qëllime të ndryshme nga e tija. Por me një gjë që na bashkon: kjo zezonë na ka bërë të gjithëve të mos jemi normalë.

Pas kësaj është e kotë të qëmtosh në filigran imtësitë e ngjarjes që polli përplasjen që pamë sot në video. Nuk ka asnjë vlerë të diskutosh për shkresat pa firmë dhe vulë që lëshon Uriahipi i bashkisë. Nuk ka pikë kuptimi të debatosh nëse i duhet marrë apo jo selia një partize, sapo ajo iu bashkua koalicionit opozitar. Nuk ka sens të kërkosh se çfarë shkruan ligji për privilegjet që i ishin caktuar Bamir Topit. Ajo që ndodhi sot në Tiranë ishte më shumë se kaq. Ajo qe prova gjenerale për dhunimin e opozitës në zgjedhje.  Ilir Meta ishte aq i çmendur sa ta kuptonte këtë. Ai me sa duket është i vetmi që e ka kuptuar se kjo është një betejë. Një nga ato që nuk përballohet dot as duke qenë normal, as duke vënë qetësisht fëmijët në gjumë. Kjo është një luftë që me shumë gjasa Rama do ta fitojë, sepse ai ka edhe paratë e oligarkëve edhe bandat që shantazhoi OFL-ja edhe vemje që paguhen me taksat tona, si kryebashkiaku që pamë sot edhe policë që hidhen si bashibozukë në aksione politike. 

Por, pavarësisht nga rezultati, në këtë përballje secilit i bie për pjesë të luajë rolin e tij. Ose atë të lakeut, ose atë të atij që në vendin e vet e shohin si të luajtur nga mendtë, sepse, siç ka profetizuar i ndjeri Dritero Agolli, këtu një i çmëndur i bën të gjithë si vetja.

Marrë nga Lapsi.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial andi bushati bastisen zyrat e frd ne tirane andi bushati bastisen zyrat e frd ne tirane

Sondazh

Poll
Editorial 10 Mars 2021, 12:39

Një telendar me pushtet për mandatin e tretë

Pas dy mandatesh Kryeministër dhe 3 mandatesh si kryetar bashkie, pas 2 mandatesh varfërimi dhe 3 mandatesh betonizimi, Edi Rama nuk është kënaqur aq sa t’i dhu...

Editorial 10 Mars 2021, 17:17

Zgjedhjet një PPP më tepër

Në prag të zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipërinë e vitit 1991, K.B një i burgosur politik i sapo liruar nga burgu erdhi tepër i shqetësuar në selinë e Par...

Editorial 6 Mars 2021, 10:00

Programi pa program i qeverisë 

Si pasojë e zgjedhjeve që ne shqiptarët kemi bërë, por dhe me ndihmën e shumë kriminelëve si tek dosja 184, sot ne kemi një kryministër i cili nuk kontrollon ve...

Editorial 6 Mars 2021, 08:18

Vaksinat, frikë, pasiguri dhe dyshim

Hezitimi ndaj vaksinave po vë në rrezik përparimin kundër Covid-19. Që bota të frenojë virusin, duhet të luftohen dyshimet, shkruan The Economist.Kur erdhi lajm...

Editorial 5 Mars 2021, 13:20

SPAK në fushatë, kurthi që po i pëlqen opozitës

Ftesa e opozitës për të futur Prokurorinë Speciale (SPAK) në fushatën elektorale, është më shumë se rënie në një kurth që ka ngritur maxhoranca. Rilindja e ka f...

Editorial 4 Mars 2021, 16:10

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

TIRANË– Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë