LIVE UPDATES
Editorial

Programi pa program i qeverisë 

6 Mars 2021, 10:00 Nga DOSJA
Programi pa program i qeverisë 

Si pasojë e zgjedhjeve që ne shqiptarët kemi bërë, por dhe me ndihmën e shumë kriminelëve si tek dosja 184, sot ne kemi një kryministër i cili nuk kontrollon vetëm ekzekutivin por edhe legjislativin. Madje me selektimet politike të bëra me të ashtuquajturën reformë në drejtësi ai po vendos nën kontroll edhe gjyqësorin.

Ky pozicion ndoshta do të ishte “ideal” për dikë me një program qeveritar për ta vendosur vendin në një rrugë zhvillimi,por për fatin tonë të keq kryeministri ynë nuk ka asnjë program të tillë. Në të vërtetë, ai kurrë nuk ka bërë ndonjë premtim në lidhje me përparimin e vendit, me tre përjashtime (të mos ia hamë hakun): aeroporte në çdo tokë të lirë, një hekurudhë në 3D me video të vjedhur dhe me një port për “pasunarët” e botës në vend të portit tonë më të madh tregtar.

Ashtu, duke mos pasur asgjë për të ofruar për të ardhmen, kryeministri ynë erdhi në pushtet  edhe në zgjedhjet e 2017-ës, por gjithmonë duke mbjellë urrejtje kundër para-paraardhësve të tij (nuk është gabim drejtshkrimor, fjala ka dy para sepse edhe para 2017-ës ky kryeministër ishte në pushtet), të cilët ai i fajësoi për të gjitha problemet e vendit, por edhe sot pas tetë vjetësh pushtet përsëri oratoria e kryministrit ka të njëjtin refren “Fajin e ka Saliu”.
Sot kemi një kryeministër i cila ka tetë vjet që ka përdorur fuqinë e shtetit për të mbushur xhepat e qeveritarëve të babëzitur.

Sot, edhe pse nuk ka asgjë për të na treguar përveç disa betoneve të hedhur nëpër sheshet e qyteteve, kryministri po kërkon këmbëngulshëm mandatin e tretë dhe sërish ashtu si dhe dy herët e tjera, pa asnjë program për ekonominë, shëndetësinë, arsimin, bujqësinë, politikën e jashtme, dhe, sigurisht, pa asnjë program as për pandeminë.

Ai, po mundohet të krijojë një flluskë me flokët e kuqe të Najadës apo dhe më keq akoma me flokët e bardha të Luljetës, njëjtë si ato llambat me shumë drita që i vendosim nëpër dhomat e fëmijëve për t’i zënë gjumi nga hutimi i reflekseve shumë-ngjyrëshe.

Por asnjë nga taktikat kryeministrore nuk mund ta shmang zhgënjimin masiv. As lëmosha e ndihmës sociale e as rritja e pagës minimale, po as projektet e tij 3D nuk mund të gënjëjnë më askënd, sepse shqiptarët po e jetojnë përditë pasigurinë që ka jeta në këtë vend pa shpresë.

Kryeministri nuk na ka treguar asnjë plan për të investuar në zhvillimin njerëzor, ekonomik dhe shoqëror të vendit, nuk na ka treguar akoma se si do të kryhet vaksinimi, por përditë “xhiron filma” me detektivë për kontrata fantazma me vaksina të blera nëpër miq “që na duan të mirën”, të cilët na duan kaq shumë vetëm sepse kemi këtë kryministër e nëse do kishim një kryeministër tjetër nuk do të na donin ka shumë.

Qeveria ka organizuar në mënyrë perfekte një show me personalitete dhe me pensionistë, të cilët presin me orë të tëra, derisa kamerat t’i filmojnë, por në fund nuk vaksinohen. Ka administruar në mënyrën më të keqe të mundshme procesin e vaksinimit duke mos vaksinuar të parin personelin mjekësor dhe infermieror por duke vaksinuar, nëpër spitale, personelin administrativ (madje dhe familjarët e tyre).

Qeveria jonë ka dështuar totalisht me numrin e vaksinave të siguruara deri më sot, të cilat mund të mblidhen me gishtat e dorës, kur komshia jonë Serbia ka vaksinuar një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

Në këtë mjedi,s ku përditë po thithim pasiguri, pakënaqësia nuk mund të fshihet dhe as të mbulohet me shfaqjet që po realizon kryeministri në qarkun ekranor si dëshmitar i Jehova-it.

Ne duhet të votojmë perspektivën, të cilën deri më tani e kemi të rrezikuar, sepse tashmë rilindja nuk ka më asgjë për të na ofruar veç tjerrjes së trillimeve që e sollën në pushtet.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial editorial meri lika editorial meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 6 Mars 2021, 08:18

Vaksinat, frikë, pasiguri dhe dyshim

Hezitimi ndaj vaksinave po vë në rrezik përparimin kundër Covid-19. Që bota të frenojë virusin, duhet të luftohen dyshimet, shkruan The Economist.Kur erdhi lajm...

Editorial 5 Mars 2021, 13:20

SPAK në fushatë, kurthi që po i pëlqen opozitës

Ftesa e opozitës për të futur Prokurorinë Speciale (SPAK) në fushatën elektorale, është më shumë se rënie në një kurth që ka ngritur maxhoranca. Rilindja e ka f...

Editorial 4 Mars 2021, 16:10

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

TIRANË– Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me ...

Editorial 3 Mars 2021, 19:02

Shkup, parlamenti i jep votëbesimin qeverisë Zaev

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Zoran Zaev papritur të mërkurën kërkoi nga parlamenti një seancë votëbesimi për kabinetin e tij. Shumica e ngushtë parlamentare ...

Editorial 28 Shkurt 2021, 07:18

Vdekja dhe ndjenjat e fajësisë

“Në gjendjen e pritjes pa rezultat njeriu mund të humbasë shpresën dhe besimin, të heqë dorë përkohësisht apo përgjithmonë, t‘i vijë në majë të hundës me këtë j...

Editorial 25 Shkurt 2021, 08:09

Kandidatët tanë

Lëreni të kërcejë si adoleshent, të pijë e të hajë“gju më gju me popullin”, të ngjitet e të zbresë, të puth duart e pleqve dhe plakave, të përqafojë çdo ...

Editorial 23 Shkurt 2021, 11:51

Turqizimi i Shqipërisë

Botuar në gazetën greke To VimaArsyet që e shpunë kryeministrin shqiptar për të përfshirë vendin e tij në qerren neo-Otomane të Ankarasë mbeten enigmatike, nëse...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj