LIVE UPDATES
Editorial

Vaksinat, frikë, pasiguri dhe dyshim

6 Mars 2021, 08:18 Nga DOSJA
Vaksinat, frikë, pasiguri dhe dyshim

Hezitimi ndaj vaksinave po vë në rrezik përparimin kundër Covid-19. Që bota të frenojë virusin, duhet të luftohen dyshimet, shkruan The Economist.

Kur erdhi lajmi, ai shkaktoi një sërë emocionesh. Shumica e njerëzve që u informuan se kur dhe ku do të merrnin vaksinën e tyre të parë kundër Covid-19, flisnin për lehtësimin, kënaqësinë, madje edhe ngazëllimin e tyre. Një person kërceu nëpër dhomë, një tjetër “bërtiti paksa”, dhe një tjetër u ndje i entuziazmuar. “Ndihem sikur jeta ime do të fillojë”, u shpreh dikush. Por për disa, ka emocione të tjera në lojë: shqetësim, frikë, madje edhe zemërim.

Pothuajse menjëherë sapo studiuesit biomjekësorë nisën të punojnë për zhvillimin e vaksinave kundër sars-cov-2, virusi që shkakton Covid-19, njerëzit në fushën e shëndetit publik, filluan të shqetësohen për “hezitimin ndaj vaksinave”. Ai mund të tingëllojë i parëndësishëm, madje edhe budallallëk, por kushton jetë. Hezitimi është një pjesë e madhe e arsyes pse pak gra të reja japoneze vaksinohen kundër virusit të papilomës njerëzore, dhe prandaj kanë më tepër gjasa për t’u prekur nga kanceri i mitrës, në krahasim me gratë e reja që pranojnë vaksina.

Hezitimi i përhapur gjatë fushatave ndërkombëtare kundër Covid-19 mund të kushtojë shumë jetë, si midis hezituesve, ashtu edhe midis bashkëqytetarëve të tyre. Scott Gottlieb, i cili drejtoi FDA-në, rregullatorin e drogës në Amerikë, nga viti 2017 në 2019 (i cili është gjithashtu në bordin e Pfizer), argumentoi në një artikull të fundit në Wall Street Journal se sfida kryesore për përpjekjet e vaksinimit në Amerikë, së shpejti mund të mos jetë më furnizimi dhe logjistika, por ngurrimi i individëve për t’u vaksinuar.

Në Britani, një vend përgjithësisht mjaft i prirur për vaksinim, rreth 15% e atyre të cilëve u është ofruar një vaksinë kundër Covid-19, deri tani e kanë refuzuar atë. Me 13 milionë britanikë kryesisht të moshuar të vaksinuar deri më 10 shkurt, kjo do të thotë se pothuajse 2 milionë njerëz që mund të ishin vaksinuar, nuk kanë pranuar. Kur të zbuten masat e distancimit social, këta njerëz do të mbeten të prekshëm ndaj infeksionit.

Për më tepër, niveli i refuzimit, i kombinuar me faktin se fëmijët nuk po vaksinohen dhe se variante të reja të virusit janë më pak të kontrollueshëm nga vaksinat, tregon se vendi nuk mund të përjetojë kurrë “imunitetin në masë” që synojnë programet e vaksinimit në të gjithë botën. Pra ideja që njerëzit, të cilët nuk janë infektuar më parë dhe as nuk janë vaksinuar, të jenë aq të paktë në numër, sa virusi ta ketë të vështirë të përhapet. Dhe niveli i refuzimit mund të rritet në muajt në vijim; të rinjtë, mbase sepse ndihen më pak të rrezikuar, duken më pak të interesuar për vaksinën.

Hezitimi promovohet dhe përhapet nga zërat “anti-vaksinim”, gënjeshtrat dhe sajesat e të cilëve për mikroçipet, infertilitetin dhe dëmtimin e ADN-së, janë përhapur në të katër anët e internetit. Ata janë ndihmuar nga fushatat e mëdha të keqinformimit në internet, të drejtuara nga Kina dhe Rusia, që kërkojnë të ulin besimin te vaksinat perëndimore. Por hezitimi është një fenomen më i gjerë dhe më kompleks se kaq.

Disa shqetësohen, nuk kundërshtojnë; disa refuzojnë vaksina specifike dhe pranojnë të tjera; disa janë të prerë, disa në mëdyshje, disa pranojnë në fund të fundit të vaksinohen pavarësisht rezervave. Njerëzit i interpretojnë vaksinat në dritën e përvojave, marrëdhënieve të tyre dhe besimit në autoritetet shtetërore. Hollësi të tilla e bëjnë biologjinë molekulare prapa vaksinave të duket e thjeshtë në krahasim.

Nuk ka asgjë të re në këtë frikë komplekse

Ideja e futjes së diçkaje tjetër përveç ushqimit në trupin ose gjakun tuaj, ka të ngjarë të jetë gjithmonë një përvojë e ngarkuar emocionalisht. Kur mjeku britanik Edward Jenner filloi të vaksinonte njerëzit e sëmurë me linë e lopëve për t’i mbrojtur kundër lisë në fund të viteve 1790, menjëherë nisën shqetësimet. Kritikët thanë se ideja e vaksinimit ishte e neveritshme dhe e pamoralshme; karikaturistët vizatonin njerëzit që ishin vaksinuar sikur nga trupat e të cilëve mbinin kokat e lopëve.

Por elita mjekësore dhe politike u pajtua. Thomas Jefferson e mbështeti idenë. Napoleoni vaksinoi ushtritë e tij, duke shkruar se “Jenner… ka qenë shërbëtori im më besnik në fushatat europiane”. Në Suedi, vaksinimi u bë i detyrueshëm në vitin 1803, në Bavari në vitin 1807; të dy vendet përjetuan rënie të rasteve të lisë.

Në vitin 1853, vaksinimi u bë i detyrueshëm për të gjithë foshnjat në Angli dhe Uells me prindër të cilët nuk arritën të përmbushin dënimin me gjobë ose burgim. Kundërshtimi ndaj kësaj shkeljeje të lirisë personale u rrit menjëherë, madje edhe më shumë pasi ligji u forcua në vitet 1870.

Viktorianët e antivaksinimit përhapën keqinformacione shumë të ngjashme me ato të sotmet. Në vitin 1878, Reporteri Kombëtar Kundër Vaksinimit të Detyrueshëm u tha lexuesve se vaksinimi mund të shkaktojë sëmundje, si difterinë, abscesin, bronkitin dhe konvulsione. “Në tërësi, – shkroi ai, – vaksina është një e keqe më e madhe për njerëzimin sesa vetë lija!”

Si një jehonë e shqetësimeve të sotme në lidhje me Big Pharma, Reporteri spekuloi se vaksinimi i detyrueshëm ishte një komplot nga institucionet mjekësore dhe se bindja besnike ndaj “ligjeve të shenjta të shëndetit” do të siguronte një mbrojtje superiore. Është e vështirë të besohet nocioni se patogjenët e dëmshëm viralë mund të shmangen duke i rritur fëmijët “në mënyrë natyrale” dhe duke përdorur ilaçe alternative.

Sidoqoftë, vaksinimi ndaj lisë u bë gati universal. Dhe në vitin 1977, 177 vjet pasi Benjamin Waterhouse, një profesor i Harvardit dhe korrespondent i Jefferson’s, botoi pamfletin e tij “Një perspektivë për shfarosjen e lisë së dhenve”, sëmundja u shua. Asnjë sëmundje tjetër njerëzore nuk është shuar deri në harresë, megjithëse poliomieliti është afër. Por vdekjet janë ulur masivisht.

Vaksinimet janë bërë masa më e suksesshme në histori për shëndetin publik. Rreth 85% e njëvjeçarëve në të gjithë botën, tani marrin të tre dozat e vaksinës së kombinuar që mbron nga difteria, tetanozi dhe pertusis. Mbështetja publike për këtë është e lartë; nëntë në dhjetë njerëz në të gjithë botën mendojnë se vaksinat janë të rëndësishme për fëmijët.

Por ka variacione. Mbështetja për vaksinimin e fëmijëve është më e ulët në Amerikën e Veriut, Europë dhe Rusi sesa në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut dhe ka vende ku bie në nivele të rrezikshme. Për më tepër, suksesi jetëgjatë i fushatave të vaksinimit të fëmijëve nuk do të thotë domosdoshmërisht se të rriturit do të pranojnë vaksina të reja.

Kundër keqinformimit

Nga tremujori i fundit i vitit 2020, sondazhet mbi hezitimin e vaksinave nxitën shqetësime në rritje midis zyrtarëve të shëndetit publik. Në shtator, një numër i konsiderueshëm i britanikëve thanë se nuk do të pranonin një vaksinë. Një muaj më vonë, në një sondazh në Amerikë, vetëm 58% thanë se do të pranonin – nga 69% një muaj më parë. Megjithëse Britania e ndryshoi qëndrimin, vendet e tjera kanë parë rënie shqetësuese që nga ajo kohë (shih grafikun 1).

Por sondazhe të tilla duhen marrë me rezerva. Së pari, është ajo që psikologët e përshkruajnë si “hendeku qëllim-sjellje”; njerëzit janë mjaft të komplikuar, ato çka thonë dhe ato çka bëjnë mund të jenë gjëra shumë të ndryshme. Së dyti, sondazhet janë imazhe të vetme të një procesi në lëvizje. Hezitimi ndaj vaksinave është jashtëzakonisht i ndryshueshëm në kohë dhe hapësirë, ai nënshtrohet ndaj një sërë ndikimesh. Një sondazh është një hartë aktuale e temperaturave, në një kohë kur ajo çka nevojitet është një parashikim lëvizës.

Një nga parashikueset kryesore të tendencës për vaksina është Heidi Larson, profesoreshë e shkencave antropologjike në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër. Ajo është gjithashtu drejtoresha themeluese e Projektit të Besimit të Vaksinave, i cili monitoron shqetësimet globale në lidhje me vaksinat. Duke parë studimin e saj të fundit në lidhje me ndjenjat ndaj vaksinave Covid-19 në 32 vende, dr. Larson sheh shqetësime që po krijohen në Liban dhe në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) – dy vende ku klima politike është e tensionuar.

Hezitimi në RDK mund të duket i habitshëm; vaksinat e reja kohët e fundit ndihmuan në shuarjen e shpërthimit të Ebolas në atë vend. Por dr. Larson thotë se ndryshe nga Ebola, me të cilën njerëzit janë detyruar të jetojnë për gati gjysmë shekulli, Covid-19 është i ri dhe sjell mosbesim të ri. Maître Donat, avokat në Kolwezi, një qytet minierash në jug të vendit, e mbështet këtë argument. “Këtu të gjithë mendojnë se Covid-19 është një mashtrim”, thotë ai, “i sajuar nga të bardhët, nga amerikanët”.

Dr. Larson shqetësohet për këtë sepse ajo ka zbuluar se në përgjithësi, shqetësimet për vaksinat që lindin në Afrikë, përhapen shumë më shpejt sesa në vendet me të ardhura më të larta. Vitin e kaluar, një koment nga një mjek francez në lidhje me përdorimin e Afrikës si një terren testimi për vaksinat u përhap si zjarr në të gjithë Afrikën Frankofone. Ai kërkoi falje, por dëmi u bë. Tani ka raporte për rritje të hezitimit në Afrikën e Jugut dhe Nigeri, ku po vendosen planet për të filluar vaksinimin, të lidhura të paktën pjesërisht me besimin në qeveri.

Ashtu siç ka ndryshime me kalimin e kohës, ka edhe në hapësirë. Edhe në vendet ku ka nxitim për t’u vaksinuar, hezitimi mund të shfaqet në komunitete të veçanta, veçanërisht në grupe të margjinalizuara: disa grupe nuk kanë besim tek autoritetet shtetërore – ndonjëherë, duke pasur parasysh historinë e eksperimentimeve mjekësore, kanë edhe arsye të shëndosha historike; të tjerë kërkojnë udhëzime shpirtërore se si të jetojnë jetën e tyre.

Në mënyrë naive, dikush mund të besojë se edukimi do të ishte i mjaftueshëm për ta ndryshuar këtë. Por nuk është. Marrim si shembull ngurrimin për t’u vaksinuar të disa punonjësve amerikanë të kujdesit shëndetësor. Kjo nuk ndodh për shkak të mungesës së informacionit ose paaftësisë për të kuptuar se çfarë ofrojnë vaksinat. Shpesh mund të pasqyrojë një mungesë besimi tek punëdhënësit e tyre. Si në shumë pjesë të tjera të botës, infermierët, personeli i kujdesit afatgjatë dhe të tjerë që kryejnë punë të ngjashme, raportojnë se janë ndier të keqtrajtuar gjatë vitit të kaluar.

Ata mund të jenë vënë në rrezik nga Covid-19, ose mund të jenë sëmurur, ose e kanë pasur të vështirë të sigurojnë pajisje mbrojtëse. Dhe kanë parë shumë vdekje me sy. Këto të gjitha kryesisht i kanë përjetuar duke marrë një pagë të ulët. Një pjesë e mirë i kanë mbijetuar sëmundjes. E gjithë kjo i nxit të mos pranojnë vaksina që tani punëdhënësit e tyre dëshirojnë që ata të marrin.

Një sondazh i dhjetorit me 16,000 punonjës të një sistemi shëndetësor në Pensilvani, zbuloi shqetësime në lidhje me rreziqet e panjohura dhe efektet anësore. 45% thanë se nuk e donin vaksinën fare ose donin të prisnin (shih grafikun 2). Një e pesta nuk i besonte shqyrtimit të shpejtë rregullator. Të tjerë mendonin se në fakt nuk ishin në rrezik mjaft të lartë për infeksion ose sëmundje. Megjithatë, refuzimet e prera shpejt filluan të zbeheshin.

Në përgjithësi, ndjesia se qeveria po nxitohet duket se e rrit hezitimin. Kur Donald Trump dukej se po përpiqej të nxitonte miratimin para zgjedhjeve, amerikanët u bënë më hezitues. Shqetësimet janë rritur në Indonezi dhe Indi në të njëjtën kohë kur ka pasur polemika në lidhje me aspektet e programeve të vaksinimit të qeverisë.

Një faktor tjetër në hezitim është nxitja nga grupet shoqërore e përcjellë përmes rrjeteve sociale. Prindërit që zgjedhin të mos vaksinojnë fëmijët kanë një përqindje shumë më të lartë njerëzish me pikëpamje të ngjashme në rrjetet e tyre sociale. E njëjta gjë do të jetë e vërtetë për njerëzit që synojnë të mos vaksinohen kundër Covid-19.

Të kuptuarit se si ndryshon hezitimi, mundëson mënyra për ta modifikuar atë. Disa veçori janë të njohura për reklamuesit e vaksinave. Njerëzit inkurajohen nga pamjet e personave të lumtur që rreshtohen me padurim për të marrë vaksinat, ose nga politikanë, personalitete dhe njerëz të famshëm që përveshin mëngët. Ata gjithashtu mund t’i përgjigjen nocionit se furnizimi është i mangët. Që nga frika për vaksinën e gripit H1N1 në vitin 2009, francezët kanë qenë shumë të dyshimtë në lidhje me vaksinimin. Por sapo e kuptuan se vendi i tyre ka një numër të caktuar dozash, mendimet ndryshuan.

Ta refuzosh vetë është një gjë; të të mohohet është diçka tjetër. Marine Le Pen, nacionaliste e krahut të djathtë, e cila më parë kishte thënë se do të priste dhe do të mendohej para se të vaksinohej, tani thotë se do ta bëjë këtë, një vendim i cili pritet të jetë me ndikim (dhe që do ta pozicionojë atë më mirë për të sulmuar Emmanuel Macron mbi këtë çështje në fushatën zgjedhore të vitit të ardhshëm).

Lajmi i keq është se ashtu siç ndryshon moti, edhe kjo gjendje mund të ndryshojë përsëri. Vinay Nair, shefi i Lightful, firmë teknologjike që punon në sektorin e bamirësisë për të përmirësuar përdorimin e teknologjisë, thotë se për shkak se ndjenja ndaj vaksinave është dinamike, përgjigjja ndaj saj duhet të jetë gjithashtu.

Paralajmërimi për stuhi

Fatkeqësisht, ndihma nëpërmjet rrjeteve sociale nuk është aspak një normë. Qendra për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale (CCDH), një grup jofitimprurës, po gjurmon 425 llogari antivaksinimi në Facebook, Instagram, Twitter dhe YouTube që përhapin keqinformacione për Covid-19; ata kanë 59.2 milionë ndjekës gjithsej, dhe numri po rritet me shpejtësi. Organizata thotë se megjithëse një pakicë e këtyre personave kundër vaksinës veprojnë në bazë të bindjeve të thella, rreth katër të pestat kanë gjithashtu një motiv financiar, ose vetëm këtë të fundit.

Gjysma janë sipërmarrës me biznese që promovojnë mjete shëruese alternative ose të çuditshme, siç është imunizimi homeopatik ose një nebulizator zbardhues “me 100% sukses”. Gjysma tjetër janë komplotistë që përfitojnë nga të ardhurat nga reklamat online që tërheqin faqet e tyre dhe nga mallrat që shesin.

Puna e këtyre grupeve është shumë më e lehtë se ajo e punonjësve të shëndetit publik: frika dhe pasiguria nxiten më lehtë sesa besimi, dhe mosveprimi është më i lehtë për t’u inkurajuar sesa veprimi. Në tetor të vitit të kaluar, përfaqësuesit e CCDH-së ishin të pranishëm në një konferencë private online të mbajtur nga kundërshtarë të vaksinimit që ishin persona me ndikim.

Ata shihnin tek Covid-19 një mundësi historike për të arritur një numër më të madh përkrahësish dhe për të nxitur hezitim afatgjatë ndaj vaksinave. Ata përshkruan tre mjete themelore me të cilat duhej arritur kjo: duke mbjellë dyshime për seriozitetin e kërcënimit që paraqet Covid-19; duke përhapur shqetësime për sigurinë e vaksinave; dhe duke theksuar mosbesueshmërinë e ekspertëve.

Këto tre mesazhe themelore do të përshtaten në një raportim selektiv me gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra – duke u siguruar, për shembull, që brazilianët të dinë se presidenti i tyre ka thënë se nuk do të vaksinohet. Pakicave etnike do t’u thuhet se vaksinat Covid-19 janë të pasigurta për ta, ose se janë pjesë e një komploti ose eksperimenti – diçka që do të bëjë jehojë në komunitetet që kujtojnë histori të ngjashme në të kaluarën. Të rinjve do t’u ushqehen sajesa rreth fertilitetit.

Grupet fetare do të dëgjojnë se vaksinat nuk janë të lejueshme ose se përmbajnë materiale embrionale. (Është e vërtetë që vaksina e prodhuar nga AstraZeneca rritet në një linjë qelizore që buron nga materiali i marrë nga një fetus në vitet 1970; është gjithashtu e vërtetë që Papa e ka konsideruar përdorimin e linjave të tilla qelizore moralisht të pranueshëm.)

Një studim i fundit nga Nature duke përdorur të dhëna nga viti 2019, krijoi një hartë rrjeti prej 1,300 faqesh në Facebook që mbanin mesazhe pro dhe anti vaksinave dhe ndjekësit e tyre. Faqet kundër vaksinave ishin më të shumta, rriteshin më shpejt dhe lidheshin gjithnjë e më shumë me faqe që përmbanin përdorues të pavendosur. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, studiuesit parashikuan se pikëpamjet antivaksinë do të dominojnë diskutimet online brenda një dekade. Një parathënie e re nga të njëjtët autorë, raporton se forcimi i lidhjeve online që ka ndodhur gjatë pandemisë, u ka dhënë teorive të konspiracionit qasje më të madhe në komunitetet e prindërve.

Më 8 shkurt, pas kritikave të vazhdueshme, Facebook tha se do të hiqte pretendimet e rreme në lidhje me vaksinat kundër Covid-19. Shumë mendojnë se kjo lëvizje ka ardhur shumë vonë – dhe që të zhvendoset ekuilibri i fuqisë do të jenë të nevojshme veprime të mëtejshme. Zoti Nair beson se kompanitë e teknologjisë duhet të amplifikojnë mesazhe, histori dhe fushata pozitive.

“Një sërë faktorësh do të sfidojnë planet tona për të mposhtur Covid-19, duke filluar nga variantet e reja, deri tek problemet e furnizimit. Por hezitimi ndaj vaksinave është një kërcënim i rëndësishëm për mbrojtjen e popullatës kundër Covid-19″, thotë dr. Larson. Dhe pasi infektimi emocional merr dhenë, është e vështirë të shuhet. Siç ka treguar përvoja franceze me vaksinën H1N1, një herë një përshtypje negative për një vaksinë, mund të jetë e vështirë të shuhet.

Për momentin, njerëzit po largohen nga qendrat e vaksinimit të lumtur dhe duke postuar në Twitter në lidhje me përvojën e kënaqshme. Ata shfaqin me krenari shenjat dhe ngjitësit që tregojnë se kanë marrë vaksinën. Tani për tani, shëndeti publik po fiton. Por lajmet e mira të vazhdueshme nuk mund të merren si të mirëqena; në këtë luftë, duhet luftuar për motin e mirë, jo ta marrim si të mirëqenë.

Perkthyer nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial the economist the economist

Sondazh

Poll
Editorial 5 Mars 2021, 13:20

SPAK në fushatë, kurthi që po i pëlqen opozitës

Ftesa e opozitës për të futur Prokurorinë Speciale (SPAK) në fushatën elektorale, është më shumë se rënie në një kurth që ka ngritur maxhoranca. Rilindja e ka f...

Editorial 4 Mars 2021, 16:10

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

TIRANË– Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me ...

Editorial 3 Mars 2021, 19:02

Shkup, parlamenti i jep votëbesimin qeverisë Zaev

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Zoran Zaev papritur të mërkurën kërkoi nga parlamenti një seancë votëbesimi për kabinetin e tij. Shumica e ngushtë parlamentare ...

Editorial 28 Shkurt 2021, 07:18

Vdekja dhe ndjenjat e fajësisë

“Në gjendjen e pritjes pa rezultat njeriu mund të humbasë shpresën dhe besimin, të heqë dorë përkohësisht apo përgjithmonë, t‘i vijë në majë të hundës me këtë j...

Editorial 25 Shkurt 2021, 08:09

Kandidatët tanë

Lëreni të kërcejë si adoleshent, të pijë e të hajë“gju më gju me popullin”, të ngjitet e të zbresë, të puth duart e pleqve dhe plakave, të përqafojë çdo ...

Editorial 23 Shkurt 2021, 11:51

Turqizimi i Shqipërisë

Botuar në gazetën greke To VimaArsyet që e shpunë kryeministrin shqiptar për të përfshirë vendin e tij në qerren neo-Otomane të Ankarasë mbeten enigmatike, nëse...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë