Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dhjetë vjet prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi ka ardhur koha që ai të jetë produkt edhe i dialogut BE-NATO, në mënyrë që Rusia më të mos e ketë të drejtën e vetos në proces
1.Po, kaluan dhjetë vjet prej fillimit të “dialogut” Kosovë-Serbi dhe nuk kishte ndonjë arsye atëherë kur ai filloi, të mendohet se do të arrihet ndonjë marrëveshje e shpejtë. Është lehtë të thuhet se dhjetëvjetëshi i lehtësimit të BE-së nuk qe ndonjë sukses (dhe për këtë kam shkruar mjaft) dhe nuk është vështirë të thuhet se në këto kushte, me këto premisa, BE-ja nuk do të arrijë ndonjë marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi (as për këtë nuk kam shkruar pak). Premisa e “lehtësimit” vazhdon të jetë e pamjaftueshme për suksesin: mbështetet në besimin se nëse arrihen një sërë marrëveshjesh të nivelit më të ulët, në fund Serbia do ta njohë Pavarësinë e Kosovës, gjegjësisht të drejtën e Kosovës për të ekzistuar si e pavarur. Apo se do të ndodhë e kundërta, se Kosova do të mohojë shpalljen e vet të Pavarësisë dhe do të kërkojë që të administrohet nga Serbia.
Për dallim prej vitit 2010, në analizën e botuar në fund të vitit 2020, e që duhet të shërbejë për Aleancën deri më 2030, del se Perëndimi ballafaqohet me “rivalitete sistemike” (Rusia dhe Kina) e në këto rivalitete Rusia, e cila përshkruhet si “vendosmërisht agresive”, e rrezikon edhe fizikisht regjionin euroatlantik.
2.Pyetja më e thjeshtësuar e mundshme, nga perspektiva e analizës së NATO-s, pra, do të mund të ishte: a qe e mundur që të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi, e cila do të hapte rrugën për integrimin e të dyja vendeve në BE dhe të Kosovës në NATO në periudhën kur Rusia kaloi prej një “partneri strategjik” në një “rival sistemik”, i cili është “vendosmërisht agresiv” ndaj Perëndimit? Përse do të duhej që Rusia të lejonte zgjerimin e regjionit euroatlantik (me integrimin e Kosovës dhe Serbisë në të) kur në të njëjtën kohë aneksonte Krimenë, pushtonte Ukrainën Lindore, krijonte konflikte të reja të ngrira në Gjeorgji, përpiqej të rrëzonte me grusht shtet presidentin e Malit të Zi, nxiste trazira në Maqedoninë Veriore, përkrahte kandidaten Marie le Pen në zgjedhjet presidenciale franceze kundër Emanuel Macronit, ndërhynte në fushatën zgjedhore amerikane dhe vriste kundërshtarë të vet politikë në Britani, apo i helmonte në Rusi?
Pra, nuk ka kurrfarë arsye që një Rusi që është “vendosmërisht agresive” ndaj Perëndimit të ndihmojë që Kosova, një vend i çliruar dhe mbrojtur nga NATO-ja, të arrijë marrëveshje me Serbinë dhe së bashku të bëhen pjesë e Perëndimit. Për më tepër, ka shumë arsye që të pengojë një zhvillim të këtillë dhe forma më e lehtë e një zhvillimi të këtillë ka qenë nëpërmjet kërcënimit me veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndaj propozimit të presidentit Ahtisaari për Pavarësi të Kosovës, përkrahjen e pozicionit të Serbisë pas mendimit të GJND-së për legalitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, përkrahjen e pozicionit të Serbisë në “dialogun” e Brukselit dhe krijimin e varësisë energjetike të Serbisë nga burimet energjetike ruse.
Nga perspektiva e Moskës, dhe jo vetëm e saj, në formën më të çuditshme të mundshme, Rusia nuk ka vetëm veto në Këshillin e Sigurimit, por ka veto edhe në Bashkimin Evropian. Pesë vende anëtare të BE-së, që si Rusia nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, kanë qëndrim pothuajse identik me Rusinë në “dialog”, pra do ta përkrahin çfarëdo marrëveshjeje që e përkrah Serbia.
Përkthyer në gjeopolitikë, Rusia ka arritur që me përkrahje bazike për pozicionin e Serbisë të paralizojë vendimmarrjen e BE-së karshi Ballkanit Perëndimor, dhe indikatori më i thjeshtë është fakti se “dialogu” filloi para dhjetë vjetësh pa ndonjë shenjë të dukshme se do të shënonte sukses.
3.Pyetja më e thjeshtësuar e radhës nga perspektiva e analizës së NATO-s është atëherë: nëse Rusia është “rival sistemik” dhe këtë rivalitet e shpreh në formë “vendosmërisht agresive”, pse duhet shpresuar që Moska do të lejojë që “dialogu” i Brukselit të prodhojë një rezultat që do t’i integronte Kosovën e Serbinë në Perëndim në këtë dhjetëvjetësh? Për më tepër kur karremi fillestar i “dialogut”- integrimi evropian – nuk është se është i prekshëm për palët negociatore. Serbia ka arritur t’i hapë negociatat, por nuk ka bërë kurrfarë përparimi prej asaj kohe. Kosova, falë edhe udhëheqjeve të dështuara e të komprometuara, nuk ka arritur as te liberalizimi i vizave.
Pra, si do t’ia ndërrojë mendjen BE-ja Rusisë?
E ka krejtësisht të vështirë, madje të pamundur, përderisa pesë shtetet anëtare të saj mbajnë të njëjtin qëndrim sikur Rusia, përfshirë edhe të drejtën e vetos: pra negociatat quhen të përfunduara me sukses atëherë kur Beogradi është i kënaqur me to. E Beogradi është deklaruar se fundi i këtij dialogu nuk do të jetë njohja e Pavarësisë së Kosovës, pra nuk do të ketë marrëveshje.
Ky është një rreth vicioz dhe nga ai nuk dilet nëse nuk ndryshon konteksti negociator. Por, për ta bërë këtë nuk duhet ikur nga Brukseli, vetëm duhet zgjeruar konceptin e Brukselit. Pra, do bashkuar Brukselin e BE-së me Brukselin e NATO-s, aty ku SHBA-ja është fuqia kryesore evropiane.
4.Pra, nëse brenda dhjetë vjetësh “dialogu” nuk ka shënuar suksesin e duhur, pasi që Rusia prej partnerit strategjik është shndërruar në “rival sistemik” me “vendosmëri agresive” dhe me rrezikim të sigurisë së regjionit euroatlantik, atëherë “dialogu” duhet shndërruar në betejë brenda kontekstit të këtij rivaliteti. “Dialogu” nuk duhet të jetë vetëm çështje e diplomacisë së BE-së, por duhet të jetë, siç rekomandohet si përcaktim strategjik në analizën NATO 2030, pjesë e një bashkërenditjeje BE-NATO. Po të zbërthehej më tej, “dialogu”dhe mënyra e sjelljes së palëve në të nuk ka të bëjë më vetëm me datën e largët a afërt të integrimit evropian, por me vendosjen e spirancës euroatlantike. Për Kosovën, në formë jetike, kjo do të thotë që me pajtimin BE-NATO, në rivendosjen e marrëdhënieve transatlantike pos perspektivës evropiane të hapet dera për anëtarësimin në NATO. Çfarëdo dykuptimësie, dashamire a jo, diplomatike a jo, konstruktive a jo, do të përfundonte me atë që ndodhi në Evropën Lindore më herët. Siç thuhet në Raportin NATO 2030 për aderimin e vendeve ish-komuniste “zgjerimi lindor përfaqëson… mbylljen e një zbrazëtire gjeopolitike në Evropë”. Tash do t’i vinte radha zbrazëtirës së mbetur në Evropën Juglindore.
Ah, por kjo do të thoshte sfidë për vendet e NATO-s që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Mund të kundrohet nga ky kënd i kufizuar vetjak dhe bazuar në interesa parciale. Ose, mund të kundrohet nga një kënd tjetër: a ka Rusia, pas vetos në OKB e BE, edhe veto në zgjerimin e NATO-s?
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Punonjëses humanitare britaniko-iraniane Nazanin Zaghari-Ratcliffe të dielën i është hequr etiketa në kyçin e këmbës, pas skadimit të dënimit të saj pesë...
KORÇË- Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së tij të sotme në Korçë, me rastin e 7 Marsit ka surprizuar edhe “korçarin më të famshëm” ...
Rekrutimet e fundit të Edi Ramës, Najada Çomo dhe Luljeta Bozo, u shndërruan në lajmin e ditës dhe me të drejtë i dhanë një ngritje të ndjeshme pikësh. E...
Si pasojë e zgjedhjeve që ne shqiptarët kemi bërë, por dhe me ndihmën e shumë kriminelëve si tek dosja 184, sot ne kemi një kryministër i cili nuk kontrollon ve...
Hezitimi ndaj vaksinave po vë në rrezik përparimin kundër Covid-19. Që bota të frenojë virusin, duhet të luftohen dyshimet, shkruan The Economist.Kur erdhi lajm...
Ftesa e opozitës për të futur Prokurorinë Speciale (SPAK) në fushatën elektorale, është më shumë se rënie në një kurth që ka ngritur maxhoranca. Rilindja e ka f...
TIRANË– Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me ...
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Zoran Zaev papritur të mërkurën kërkoi nga parlamenti një seancë votëbesimi për kabinetin e tij. Shumica e ngushtë parlamentare ...
Albin Kurti duket se po përballet me krizën e parë diplomatike akoma pa marrë detyren e Kryeministrit të Kosovës. Është një krizë e paralajmeruar në fakt, ...
“Në gjendjen e pritjes pa rezultat njeriu mund të humbasë shpresën dhe besimin, të heqë dorë përkohësisht apo përgjithmonë, t‘i vijë në majë të hundës me këtë j...