Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit policia ka ndëshkuar me gjobë 692 qytetarë të cilët lëviznin në rrugë pa maskë, si dhe janë ghobitur 9 administratorë lokalesh, pasi nuk i respektuan këto masa. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.
Masë administrative morën dhe 27 qytetarë dhe 2 subjekte që nuk zbatuan masat kufizuese pas orës 22:00.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 692 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 9 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave kufizuese, kanë konstatuar 2 lokale ku ushtrohej aktiviteti pas orës 22:00. Secili nga subjektet shërbimet është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 27 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORCË– Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korcës ku për pasojë makina ka përplasur një grua dhe një fëmijë.Ngjarja ka ndodhur në lagjen 6 të qytetit, ndë...
TIRANË– Në buxhetin e vitit 2021 do të përfshihet dhe pagesa e naftëtarëve të Ballshit. Ky vendim u mor ditën e sotme gjatë diskutimit që zhvilloi Komision...
TIRANË– Të dënuarit që morën formularin ditën e sotme nga OFL janë: Jurgen Veizaj (Memaj), Hekuran Gerbi, Saimir Bubeqi.Jurgen Veizaj (Memaj), banues...
TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të një tjetër mësuese me Covid. Në mesazhin e saj të ngushëllimit ministrja shkruan ...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi ka publikuar denoncimin e një mësuese në një prej shkollave të Elbasanit, lidhur me p...
TIRANË– Gjatë takimit që u zhvillu mes drejtorit të OBSH-së për Europën Hans Kluge, ministres Manastirliu dhe mjekëve të spitalit Infektiv ndodhi një situa...
TIRANË- Ka nisur faza e intervistimit me gojë të një pjese të kandidatëve që duan të jenë një nga 60 oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndrys...
SHKODËR- Policia Kufitare ka prangosur dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi janë kapur me 1.5 kg kanabos. Efektivët e Policisë kanë qënë du...
TIRANË– Covid është futur mes efektivëve të policisë. Sipas burimeve të ‘Reporttv’ deri më tani kanë ndërruar jetë 10 policë të cilët ishin prekur nga viru...