LIVE UPDATES
Aktualitet

“Paguajmë dyfishin e marsit të kaluar”, abonentët publikojnë faturat e dritave, si po vjedh OSHEE-ja përmes referencës

29 Prill 2020, 13:16 Nga DOSJA

TIRANË– Pagesa e faturave të dritave është kthyer në një dhimbje të madhe koke për shqiptarët, që nën kushtet e izolimit, tashmë po përballen dhe me fatura afrofe të energjisë elektrike. Edhe pse është e jashtëligjshme vendosja e faturave afrofe, të cilat nuk parashikohen në ligjin për sektorin e energjisë ekektrike, tashmë qytetarët po përballen edhe me mbifaturimin.

Në një faturë që është siguruar nga ana e Faxweb.al, shihet sesi i njëjti konsumator, ka paguar në Marsin e 2020, dyfishin e faturës referente të një viti më parë, për të cilën OSHEE deklaron se do të kishte si referim. Abonenti që shihni më poshtë në muajin Mars të 2019-tës ka paguar 2560 ndërsa në Mars të 2020-tës është dyfish, 5697 lekë.

Por ky nuk është rasti i vetëm që denoncohet në redaksinë e Faxweb.al, pasi një biznesmen në qytetin e Gjirokastrës, pjesë e hoteleve që akomodojnë emigrantë të kthyer nga jashtë vendit, është shprehur jashtë kamerave se i ka shkuar një faturë prej 3 milionë e gjysëm lekësh të vjetra, edhe pse sipas tij konsumi ka qenë shumë më i ulët.

Mbetet e paqartë sesi do të bëhet rimbursimi i këtij mbifaturimi, në një kohë që shumë abonentëve për shkak të pamundësisë ekonomike ka nisur që ti pritet energjia elektrike, duke rritur ndjeshëm edhe stresin social të këtyre ditëve, ku shumë qytetarë kanë humbur vendet e punës, apo përballen me uljen e ndjeshme të pagave. Në ndryshim nga OSHEE, që nuk e sqaron pamundësinë për të lexuar matësat, Ujësjellës Kanalizimet në të gjithë vendin nuk do të vendosin fatura afrofe, por matësat do të lexohen, siç ndodh zakonisht në kushtet normale. Nuk dihet se çfarë i pengon faturistët e OSHEE-së që të shkojnë tek matësat, në një kohë që ato në shumicën e rasteve janë të vendosura jashtë banesave, dhe në largësi nga kontakti me njerëz të tjerë.

Pak ditë më parë në një intervistë për Fax News ish-drejtori juridik i ERE, Eduard Elezi është shprehur kundër faturave afrofe që janë propozuar të vendosen për abonentët në muajt e pandemisë. Elezi tha se në asnjë pikë të ligjit nuk lejohet vendosja e faturave afrofe, dhe sipas tij kjo do të rëndojë në xhepat e konsumatorëve, pasi shpenzimi i energjise eshte ulur ne raport me vitin e kaluar. Sipas ish-drejtorit juridik të ERE-s, këtë vit ka një rënie të konsumit të energjisë në krahasim me vitin 2019, dhe për këtë, në fund të situatës së pandemisë nuk do të ketë asnjë rimbursim nga OSHEE.

Lidhur me faturimin afrofe Enti Rregullator ka marrë një vendim të paligjshëm, pasi bie ndesh me ligjin për sektorin e energjisë elektrike, ku faturimi i energjisë elektrike duhet të bëhet vetëm përmes matësave. Po ky vendim i referohet aktit normativ të qeverisë, ku në asnjë pikë nuk njoftohet si do të bëhet leximi i matësave.

Ky vendim sjell pasoja shumë të mëdha te konsumatorët e energjisë elektrike. Ka një rënie të konsumit të energjisë elektrike nga ana e bizneseve, të cilët në këtë kohë kanë qenë të mbyllura”, tha Elezi.

Idenë e pagesës deri në fund të pagesave të energjisë elektrike, qoftë edhe përmes mbifaturimit e ka mbrojtur dhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka thënë që kjo është një nga pikat që nuk mund të preket, dhe as të negociohet. Mbetet ende mister nëse kjo është një skemë, për të nxjerrë me bilance të mira edhe në këto ditë të këqija OSHEE-në apo qytetarëve do tiu rimbursohen pagesat, në muajt pasardhës.

Marrë nga Faxweb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatura e dritave oshee fatura e dritave oshee

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet