LIVE UPDATES
Politike

Paketa anti-shpifje, Vetëvendosje në Shqipëri kundër qeverisë: Po shtypet liria e shprehjes

15 Dhjetor 2019, 15:05 Nga DOSJA
Paketa anti-shpifje, Vetëvendosje në Shqipëri kundër

TIRANË- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar sot kundër dy projekt-ligjeve të propozuara nga qeveria të cilat cënojnë lirinë e shprehjes. Në një reagim, Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri shkruan se qeveria po përdor situatën pas tërmetit për të shtypur lirin e shprehjes.

Më tej në reagimin shtohet se projektligji aktual e kthen Autoritetin e Mediave Audiovizive në Shqipëri në institucionin shtetëror që vendos se çfarë është e lejueshme të thuhet publikisht, duke i dhënë kompetenca për vendosjen dhe ekzekutimin e gjobave të larta edhe përpara se të shprehet gjykata për rastin. “Duke qenë se anëtarët e Bordit të AMA-së votohen nga Kuvendi, ky projektligj e vendos të drejtën e lirisë së shprehjes në duart e shumicës parlamentare, pra të subjektit që ka pushtetin. Për më tepër, projektligji ka zgjeruar kompetencat e AMA-së, duke synuar shtrirjen e kontrollit edhe mbi portalet që veprojnë e botojnë në Shqipëri”, theksohet aty.

REAGIMI I PLOTË

Mos e përdorni krizën për të shtypur lirinë e shprehjes! Shpesh regjime me prirje autoritare përpiqen t’i përdorin krizat për konsolidimin e autoritarizmit. Kjo strategji ndjek një model të mirëstudiuar nëpër botë, atë të “terapisë së shock-ut”: prit për një krizë; deklaro një periudhë gjendjeje të jashtëzakonshme; pezullo pjesërisht disa norma demokratike; shfrytëzo çorientimin e publikut pas një shoku kolektiv; dhe më tej mirato ligje që do ishin krejtësisht të papranueshme në periudha para krizës. E tillë duket situata pas tërmetit, me projektligjin për mediat të qeverisë Rama, e cila prej një viti po rreket të kalojë një ligj që vë nën kontrollin e plotë qeveritar të gjitha mediat në Shqipëri.

Projektligji aktual e kthen Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) në Shqipëri në insitucionin shtetëror që vendos se çfarë është e lejueshme të thuhet publikisht, duke i dhënë kompetenca për vendosjen dhe ekzekutimin e gjobave të larta edhe përpara se të shprehet gjykata për rastin. Duke qenë se anëtarët e Bordit të AMA-së votohen nga Kuvendi, ky projektligj e vendos të drejtën e lirisë së shprehjes në duart e shumicës parlamentare, pra të subjektit që ka pushtetin. Për më tepër, projektligji ka zgjeruar kompetencat e AMA-së, duke synuar shtrirjen e kontrollit edhe mbi portalet që veprojnë e botojnë në Shqipëri.

Sipas Monitorit të Pronësisë së Mediave në Shqipëri (MOM), nismë e organizatës Reporterët pa Kufij dhe rrjetit investigativ BIRN, pronarët më të mëdhenj në tregun komercial të transmetimeve televizive pa pagesë janë Familja Hoxha me “Top Media”, Familja Frangaj me “Klan TV”, Familja Dulaku me “Media Vizion” dhe Irfan Hysenbelliu me News24, të cilët së bashku zotërojnë rreth 90% të tregut të mediave audiovizive – ku dy të parët kontrollojnë 71.7% të tregut. Studimet e këtyre monitorimeve kanë nxjerrë në dukje edhe faktin se gazetarët janë të keqpaguar, shpesh pa kontrata pune dhe sigurime, si dhe të detyruar të punojnë me orare të stërzgjatura. Kjo pasiguri në vendin e punës e lehtëson censurën redaktoriale dhe, siç dëshmojnë studimet, e rrit autocensurën. Ky përqëndrim kaq i lartë i pronësisë në këtë treg, në formë oligopoli, edhe sipas studimeve nga MOM, ka ndikuar në forcimin e trinomit media – pushtet – kapital, duke favorizuar propagandën qeveritare dhe oligarkinë.

Në vend që të merret me përqëndrimin ekstrem të pronësisë së mediave dhe censurën e keqinformimin që rrjedh nga kjo, në vend që të marrë masa për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, qeveria ka tjetër prioritet: të bëjë zap portalet, të cilat ende janë plurale sa i përket pronësisë. Dihet se ka shumë portale që shfaqin mungesë të theksuar profesionalizmi, siç ka edhe portale serioze dhe profesionale që nuk janë assesi pjesë e “kazanit”, termi fyes e përqeshës me të cilin Edi Rama sulmon prej vitesh mediat. Në vendet më të zhvilluara të Evropës, profesionalizmi në raportimet mediatike realizohet përmes vetërregullimit, me shoqatat e mediave dhe sindikatat e gazetarëve, dhe përmes funksionimit të rregullt të gjykatave. Në Shqipëri, me këtë projektligj për mediat, qeveria i vë shkelmin edhe përpjekjes për vetërregullim edhe drejtësisë përmes gjykatave, duke përqëndruar vendimmarrjen në lidhje me lirinë e shprehjes në një institucion lehtësisht të kontrollueshëm prej saj përmes shumicës në Kuvend.

Rrjedhimisht, kundër këtij projektligji janë deklaruar tashmë organizatat e gazetarëve në Shqipëri, si Këshilli Shqiptar i Mediave, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, etj. Gjithashtu, projektligji është kundërshtuar publikisht edhe nga dhjetra organizata ndërkombëtare si Komiteti i Helsinkit, Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit (ECPMF), Artikulli 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët pa Kufij (RSF), Organizata e Medias në Europën Juglindore (SEEMO)… Në dëgjesat publike të mbajtura nga komisionet parlamentare kundërshtimet kanë qenë të forta edhe nga akademikë dhe gazetarë të shumtë shqiptarë. Megjithatë, projektligji ka kaluar në komisionet parlamentare dhe është deklaruar se këtë të enjte do të paraqitet për votim në seancën e Kuvendit, që kontrollohet tërësisht nga shumica në pushtet e cila e ka hartuar projektligjin.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri i bashkohet zërave që e kundërshtojnë këtë projektligji. Ne synojmë koordinimin me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri dhe në nivel ndërkombëtar për të krijuar një front të përbashkët qe e ndal tentativën e qeverisë Rama për të rritur edhe më tej autoritarizmin. Bëjmë thirrje të rritet liria dhe siguria e gazetarëve, përmes zbatimit të ligjit të punës, lidhjes së kontratave të rregullta, dhe zhvillimit të sindikatave e shoqatave të tyre. Të ndalet sulmi qeveritar e oligarkik ndaj fjalës e shtypit të lirë, të demokratizohet media dhe shoqëria.

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike levizja vetevendosje ne shqiperi paketa anti shpifje qeveria kunder mediave levizja vetevendosje ne shqiperi paketa anti shpifje qeveria kunder mediave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj