LIVE UPDATES
Politike

Tërmeti i 26 nëntorit, Rama: Brenda 2020 qytetarët futen në shtëpitë e reja, s’merrem më me Opozitën, abuzuesit i pret

14 Dhjetor 2019, 17:38 Nga DOSJA
Tërmeti i 26 nëntorit, Rama: Brenda 2020 qytetarët futen në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa mesazhe për të gjithë të prekurit nga tëmreti i 26 nëntorit dhe për opozitën gjithashtu.

Në një video-live në profiling e tij në Facebook, Rama u shpreh se brenda vitit 2020 do të rindërtohen të gjitha shtëpitë e prekura nga tërmeti dhe se brenda qershorit të vitit 2021 të gjithë qytetarët që humbën shtëpitë e tyre do ët jenë në apartamente të rej.

Ndër të tjera, kryeministri kritikoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën për refuzimin e uljes në tryezën e bashkëpunimit, gjë të cilën e quajti papërgjegjshmëri. Rama shtoi gjithashtu se Opozita ka qenë inekzistente gjatë kësaj periudhe dhe u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të mos merreshin më me denoncimet e tyre, pasi të njëjtën gjë ka vendosur të bëjë edhe kryeministri.

Përsa i përket konferencës së donatorëve, Rama u shpreh se do të mbahet në fund të muajit Janar ose në fillim të muajit shkurt, në varësi të përfundimit të raportit të plotë për dëmet e tërmetit tragjik.

Fjala e kryeminsitrit Edi Rama

Miqtë e mi, besoj kemi bërë më të mirën, deri në këtë moment, edhe pse e mira nuk ka fund dhe me siguri ka pasur plot të meta dhe gabime ndoshta, në këtë rrugë, për të kapërcyer një mal të mall hallesh që duheshin kapërcyer me shpejtësi. Ama kemi sistemuar në kohë rekord mijëra e mijëra njerëz, që nga hotelet me katër dhe pesë yje, shtëpia me qera.

Kemi sistemuar dhe vazhdojmë, mijëra të tjera në çadra dimërore, pranë banesave të tyre të dëmtuara, në zonë e fhsatit, ku me të drejtë ata nuk duan të lëvizin. Kemi angazhuar specialistë për të përcaktuar shkallën e dëmeve.

Kemi nisur punën për rindërtimin, në bashkëpunim me organizatat solidare për njerëzit në nevojë, me Elvisin, Arbrin dhe Marinin për shtëpitë në fshat. Gjithashtu me arkitektë të huaj dhe vendas për zonat urbane të Tiranës, Krujës, Fushë Krujës, Laçit, Thumanës dhe Kavajës. Edhe për ndërhyrje të tjera deri në Lezhë.

Kemi arritur të krijojmë bindjen e liderëve evropianë për domosdoshmërin e një conference donatorësh. Tashmë është vendosur, do ta mbajmë në Tiranë, në fund të muajit Janar dhe në fillim të muajit shkurt, në varësi të përfundimit të raportit final për dëmet.

Raporti po shkruhet. Nuk do të jetë e lehtë që të bëjmë gjërat shumë mirë dhe shumë shpejt, porn ë mënyrë që brenda vitit 2020 askush mos të mbetet pa një perspektivë konkrete. Qëllimi im është që të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë ta gëzojnë vitin e ri në një shtëpi më të bkur, brenda këtij afati.

Ndërsa brenda qershorit 2021 të gjithë ata banorë që kanë humbur shtëpinë në qytete, të kthehen në apartamente të rej.

Ndërkohë vazhdojnë inensivisht hetimet për të dokumentuar përgjegjësit e çdo kahu dhe niveli për dëmet e shkaktuar si pasojë e abuzimeve në ndërtim. Sot janë kryer arrestimet e para dhe ju lutem mos dëgjoni ata që lehin gam gam, se pse nuk ka arrestime. Ata nuk dinë ç’është puna, përveç llafeve që mblidhen në tenda si burrat e vjershave të Andon Zako Çajupit.

Një merak dua të ndaj me ju, arsyeja pse po ju shqetësoj me këtë mesazh.

Siç e keni parë, Opozita ka qenë thuajse inekzistente në punën e saj, përveç daljeve rutinë të Lulzim Bashës, të cilin gjej rastin ta përshëndes dashamirësisht. Është treguar i përmbajtur dhe u përpoq të mos bëhej i tepërt me fjalorin e rëndë tij, të politikës së përditshme. Ama nuk mund të mos e kritikoj me keqardhje për refuzimin përsëritës dhe absurd që t’i japë së bashku me opozitën një dorë në këtë situatë duke u ulur në tryezën e bashkëpunimit për njerëzit dhe me njerëzit.

Nuk e di pse refuzon por di që refuzimi në një situatë të tillë është mungesë e plotë përgjegjësie për të mos thënë një fjalë më shumë. Ama meraku im është që opozita, njerëzit rreth Bashës si fillim, kanë nisur të japin shenjat e para të një lufte të egër balte, që mesa duket dita-ditës do të fillojnë të përdorin gjuhën e baltës dhe gënjeshtrës për t’ju helmuar.

Por kjo është puna e tyre, e Lulzim Bashës që me siguri do ta marrë shumë shpejt, flamurin e asaj lufte. Unë nuk dua të merrem me ta dhe nuk dua që as jut ë merreni me ta. Ne duhet të merremi me sfidën e jashtëzakonshme me të cilën n aka goditur Zoti apo natyra. Por edhe me mundësinë e jashtëzakonshme për tu ringritur.

Sa më njerëzisht dhe sa më shpirtërisht, pë rata fatkeq që u dëmtuan më shumë se sat ë tjerët, duhet të ringrihemi mpër të gjithën ne, që të dalim më të fortë seç ishin para tërmetit. Nuk dua t’ju rrakamis kokën me llafe por do të bëj  çmos që çdo qindarkë të shpenzohet me mençuri. Do t’ja dalim edhe me stafin e rindërtimit, pasi jemi mbledhur pa dallim feje dhe politike.

Do të bëj çmos që të krizë të madhe të shkaktuar nga kjo fatkeqësi ta kthejmë në një shembull kuptimplotë. Ju vetëm kini besim dhe durim. Dhe për çdo akuzë që do dëgjoni, jo u vodh këtu e atje, të jeni të bindur se unë do të kërkoj vërtetimin e saktë të çdokujt që akuzohet dhe nëse ka vërtet bazë, çdo abuzues do të shporret nga radhët tona dhe do të përfundojë përballë drejtësise. Ju lutem mos u merrni me baltën .kaq kisha dhe shumë ndjesë për kohën që iu mora në këtë ditë, që për ju dhe jo për mua, duhet të jetë një ditë pushimi.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”.

Kryeministri Edi Rama i ka bërë disa herë thirrje kryeopozitarit Lulzim Basha për ulje në tryezën e dialogut, por ka marrë vetëm refuzim nga ky i fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë