LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Fijet që lidhin Pal Seçunin me Rumin e Sukthit në pronat e Lalzit, si njihej kositësi që u pronar i tokave dhe e mbr

3 Mars 2020, 21:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Fijet që lidhin Pal Seçunin me Rumin e Sukthit në pronat

TIRANË– Gjatë gjyqit për Pal Seçunin, disa fshatarë të Gjirit të Lalzit dëshmuan në gjykatë se e njihnin kositësin e barit, për pronar të truallit që pretendonte. Mes emrave të dëshmitarëve, bie në sy ai i shtetasit Veiz Muharremi. Ky person, është i afërm i Landi Muharremit, pikërisht të fortit të Sukthit të dyshuar për keqtrajtimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri. Nga këto konkluzione filluam inspektim ndaj gjyqtares, ministri i drejtësisë e kishte ende kompetencën në atë kohe, dhe sigurisht përfundimet i janë çuar dhe prokurorisë mbase mund të krijoni ata një hetim të mëtejshëm apo lidhje mes këtyre ngjarjeve”, thotë Ylli Limani, ish-Ministër i Drejtësisë.

Më 1 nëntor të vitit 2019, Rrumit i bëhet atentat teksa udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës me prokurorin Arian Ndoja dhe shoferin e tij Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vdekur ndërkohë Rrumi dhe Ndoja u plagosën. Brenda mjetit të prokurorit u gjet dosja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe të tjera që lidhen me pronat në Gjirin e Lalzit. Pra, interesi nuk ishte vetëm te çështja e tokave të biznesmenit libanez.

Mjeti i autorëve të krimit u gjet në fshatin Shkafane po atë mbrëmje. Brenda u gjetën dy kallashnikovët e krimit. Referuar dosjes hetimore që Top Story disponon, në makinë u gjet edhe një bidon me benzinë. Duket se autorët kanë ikur me nxitim pasi disa banorë të zonës ishin gjendur aty. Policia gjeti një palë syze në mjet që kishte shenjat e gishtave të Redjan Rrajës, një prej të fortëve të Fushë Krujës, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ai u arrestua dhe mbahet në qeli. Vetë Rraja nuk e ka pranuar krimin. Ngjarja ishte tregues i asaj që përflitej prej kohësh se në luftën për pronat në Gjirin e Lalzit janë përfshirë edhe disa grupe kriminale nga Kruja dhe Durrësi. Pas atentatit, policia ka shoqëruar edhe shtetasin Julian Meçe, i njohur si anëtar i bandës së Durrësit. Meçe i shpëtoi me plagë të lehta një atentati në Qershor të vitit 2019 në zonën e Kënetës në Durrës. Në atë ngjarje u plagos edhe Plarent Dervishaj. Informacionet e grupit hetimor bëjnë lidhje mes ngjarjeve, por provat mungojnë. Konflikti mendohet se është pikërisht përplasja për pronat në Gjirin e Lalzit.

Ndërkohë, interesant është fakti se gruaja e prokurorit të plagosur Ndoja, Elderina Ndoja është avokate dhe ajo ka përfaqësuar shtetasin Pal Seçuni, personin që kishte konflikt pronësie me biznesmenin libanez. Zonjës Ndoja, në 26 Prill të vitit 2013 i dhurojnë plot 192.211 metra katrorë tokë. Po kaq zemërgjerë është treguar dhe zonja Ndoja duke e dhuruar këtë pasuri pak ditë më vonë, më 8 Maj.

Emri i dhuruesit dhe i përfituesit janë censuruar nga ILDKP.
Para se të binte viktimë e atentatit, Prokurori Ndoja ishte etiketuar nga kryeministri Edi Rama ‘si prokurori që i shërben një bande kriminale’, edhe pse shefi i qeverisë nuk ia përmendi emrin. Gjithçka nisi pasi Ndoja arrestoi kreun e Kadastrës Durrës, Liridon Pula nën akuzën se kishte regjistruar në shkelje të ligjit disa njësi ndërtimore në kompleksin turistik Lura. Top Story ka mësuar nga disa burime se Pula ishte shantazhuar më herët për regjistrimin e një pallati 20-katësh në Durrës, që ishte në kundërshtim të hapur me ligjin. Procedimi ndaj tij ka nisur pikërisht në kohën kur kishte refuzuar regjistrimin e pallatit në fjalë. Për këto kërcënime ka folur edhe zv.kryeministri Erjon Braçe, por vetë Pula nuk ka preferuar të depozitojë kallëzim penal.

Marrë nga Top-Channel 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjan ndoja pal secuni rrumi tokat e lalzit erjan ndoja pal secuni rrumi tokat e lalzit

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë