Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama, i cili lajërmëroi të gjthë yqtarët se çdo ditë nuk do lejohët as lëvizja në këmbë pas orës 18:00. Në një reagim në Facebook, Paloka shkruan se Rama është qesharak dhe i rrezikshëm se ndalon lëvizjen e njerëzve, por nuk mbyll fasoneritë dhe call center-at që krijojnë grupmbullime masive. Më tej nënkryetari i PS shkruan se koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve dhe karantina nuk funksionon part time.
“Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm! Deri në orën 18.00 lejon lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e makinave, grumbullimet masive ne qendrat e punës (fasoneri dhe call centers), shëtitjet në rrugë, por pas orës 18.00, qytetarët nuk lejohen të dalin në këmbë. Dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet.
Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Karantina nuk funksionon part time. Dikush duhet ti thotë në bunkerin ku është izoluar se virusi nuk infekton part time. Zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit”, shkruan Paloka.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Dosja.al zbulon se në listën e personave që Inspektoriati i Shëndetit Publik ka testuar nëse janë të prekur nga COVID-19, janë edhe dy emra të njohur të...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një video nga shtëpia e tij duke luajtur me të birin, Kajan. Në video, Veliaj i thotë Kajanit se d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama pas gjobitjes së kmëbësore që dalin nga shtëpia, pas orës 18:00 të pasdites ka bërë një tjetër paralajmërim të fortë. N...
TIRANË– Minstrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se thirrjes së qeverisë për shtim të personelit mjekësor i janë përgjigjur 2268 persona. N...
TIRANE- Deputetja socialiste, Klodiana Spahiu komentoi lajmin se mes personave të testuar me COVID-19 janë edhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Spahiu th...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar sërish qeverisë që të rishohë buxhetin e vitit 2020 për të ndihmuar të gjithë qytetarët d...
Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar se përhapja e koronavirusit po ndikon drejtpërdrejë në ekonominë e vendit. Presidenti thekson se prioritet ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Në një status në Facebook, Manastirliu s...
Tiranë- Bashkia e Tiranës po diskuton hartimin e një pakete ndihme për të gjithë bizneset, të cilat në këtë periudhë për shkak të koronavirusit po qëndrojnë mby...