"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama nga Thethi: Sistemi nuk përmbyset! "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
TIRANË- Deputeti i PD-së, Edi Paloka e ka konsideruar si paçavure programin e qeverisjes Rama 3. Në fjalën e tij në Kuvend, Paloka u shpreh se nuk do të debatojë për programin e qeverisjes, por të thotë se Rama e ka për mburrje nëse e quan anti-shqiptar.
Paloka gjthashtu shtoi se Rama është kryeministri më i urryer në Shqipëri, ndërkohë që u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen dhe të luftojnë, ose kanë për tu nënshtruar nga bandat me kriminelë.
“Nuk kam ndërmend të debatoj për këtë paçavuren që u paraqitet shqiptarëve për herë të tretë shqiptarëve. Jam këtu për të thënë se nuk kemi çfarë të themi, Çfarë vlere kanë fjalët me këtë kryeministër. A ka shqiptarë që nuk e di që janë të korruptuar, të lidhur me krimin. Rama e ka për mburrje t’i thonë antishqiptarë. Thjesht do gajaset siç ka bërë gjithmonë kur këtu janë ngritur hallet e njerëzve.
Di i themi që është dështak, mashtrues, i pafytyrë, të gjitha të zezat i ka. E dëgjuat prapë sot. Asnjë nuk e ka pasur iluzionin se Rama do të ndryshonte e se ky do të ishte një parlament tjetër. A kemi lënë skandal pa denoncuar në 8 vite? Ministër, qeveritarë, hajdutë të administratës pa demaskuar? Asnjë s’kemi lënë. Këta edhe në kë moment janë duke vjedhur. Para 25 prillit nuk e gjeje një socialit të ndershëm që të kishte guximin të mbronte këtë kryeministër.
Është kryeministri më i urryer ndërshqiptar. Unë kam një fjalë vetëm për ata shqiptarë që nuk e shesin votën për një qese ushqime. Nëse ju dhimbset liria juaj dhe e fëmijëve ngrihuni dhe luftoni ose t’i nënshtrohemi një bande me kriminelë e të ulim kokat. Boll më me justifikime! Luftoni për vete, jo për karriget tona. Po nuk e shporrët këtë bandë ky vend do të shkojë”, tha Paloka.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka deklaruar se ai dhe demokratë të tjerë kanë qenë pjesë e një takimi me përfaqësues...
TIRANË– Referendumi i paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha me firmat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike mund të mos f...
TIRANË- Deputetja e PD-së Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në Kuvend, e ka konsideruar premtimin e qeverisë Rama për shëndetësi falas si një mashtrim i ma...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është shprehur i pakënaqur nga deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për kreun e PD-së,...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk është lumturuar nga fakti që kryedemo...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu e ka cilësuar si një gjallëri të brendshme të partisë, lëvizjen që ka nisur ish-kryeministri Sali...
TIRANË– Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka deklaruar se ish-kryeministrit duhet t’i ishte lënë një shteg të largohej si kalorës nga Pa...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka pastuar një video nga fjalimi i tij në Kuvend ditën e sotme në Facebook. Basha krah videos shkruan se ata do të jenë ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka mohuar që vendimi për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parl...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se rëndësia e ish-kryeministrit Sali Berisha është shumë e madhe në PD.I...