Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është shprehur i pakënaqur nga deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për kreun e PD-së, Lulzim Basha.
I ftuar në “Real Story” në News24, Gjekmarkaj tha se Berisha duhet t’ia kishte thënë më herët këto kritika për Bashën PD-së. Gjekmarkaj shtoi se ajo renditje dështimet nuk ishte bërë brenda një dite, kështu që Berisha duhet t’i kishte thënë më herët.
“Kemi pasur një ditë të veçantë. Dita e parë për mua në parlamentin e Shqipërisë. Opozita ka performuar në mënyrë të shkëlqyer, jo thjesht se ka folur bukur, por është sintonizuar me problemet e shoqërisë dhe mbi të gjitha ka ditur të analizojë gjithë fasadën e një programi të paraqitur, siç ishte ai që na paraqiti sot Edi Rama, i cili ishte një përmbledhje fjalish patetike, maksimash që nuk i ka realizuar dhe s’ka ndërmend t’i realizojë ndonjëhere, ishte broshura e një arroganti. Diçka më shtyn të sondoj në kohë. Dr. Berisha foli për 8 vitet e Lulzim Bashës, për ato që i konsideron dështimet e tij, dëmet e tij në raport me PD-në. Ato nuk janë sajuar të gjitha sot, nuk janë përkufizuar në mendjen e njeriut për një ditë. Një personalitet i fortë si ai, kurajoz, njeri që nuk ka gjuhë të lëmuar, besoj shumë që do duhet t’ia thoshte PD-së këto spikatjet e tij. Ai e ka mbështetur Bashën në 2013 duke u përplasur me shumë figura konservative të PD. E ka mbështetur në 2017, për listën e 2017 që ka qenë e kritikueshme, për marrëveshjen me Ramën, nuk foli. As pas humbjeve të 25 prillit. Ky kthim, ky kurs më krijon një gjendje pakënaqësie në atë çfarë dëgjova,”- tha Gjekmarkaj.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk është lumturuar nga fakti që kryedemo...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu e ka cilësuar si një gjallëri të brendshme të partisë, lëvizjen që ka nisur ish-kryeministri Sali...
TIRANË– Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka deklaruar se ish-kryeministrit duhet t’i ishte lënë një shteg të largohej si kalorës nga Pa...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka pastuar një video nga fjalimi i tij në Kuvend ditën e sotme në Facebook. Basha krah videos shkruan se ata do të jenë ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka mohuar që vendimi për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parl...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se rëndësia e ish-kryeministrit Sali Berisha është shumë e madhe në PD.I...
TIRANË- Deputetja e PD-së Jorida Tabaku është shprehur se parlamenti i sotëm është i kliminalizuar. Gjatë fjalës së saj në foltore, Tabaku tha se nga një p...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka konsideruar emocionale deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha si emoc...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha nuk kishte zgjidhje tjetër veç...
TIRANË- Ish-deputeti i PS-së Lefter Koka i ka uruar ditëlindjen ish-kryeministrit Fatos Nano. Me anë të një postimi në Facebook, Koka shkruan se 16 shtator...