Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
PAMJE TË RËNDA! Momenti kur besimtarët vënë poshtë Rudolf Nikollin pas plagosjes së 5-fishtë, i gjuajnë me grushte, shk
19 Prill 2021, 14:28Nga DOSJA
TIRANË– Dosja.alka siguruar momentin kur besimtarët, pjesëtarët e stafit të xhamisë “Dine Hoxha”, ka vënë poshtë autorin e plagosjes së pesëfishtë Rudolf Nikolli. Siç shihet edhe në pamje, ata e mbajnë nga duart dhe e qëllojnë në kokë me grushte e shkelma.
Një prej tyre madje merr një karrige dhe e qëllon në kokë me forcë. Siç duket për shkak të kësaj dhunë, Nikolli shfaqej i gjakosur dhe me shenja në kokë në foton e publikuar nga Policia e Shtetit.
Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur.
Tashmë ai është vënë në pranga, ndërsa të plagosurit janë në spital, duke marrë mjekimin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt çasti apo sulm terrorist. Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar lidhur me plagosjen e 5-fishtë të ndodhur në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë....
TIRANË- 208, 000 vaksina të Sinovac kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, për të vijuar me vaksinimin masiv. Në pistën e Rinasit, vaksinat janë pritur ng...
TIRANË– Rudolf Nikolli po kërkohej kudo nga Policia e Shtetit. 34-vjeçari që plagosi sot jashtë xhamisë “Dine Hoxha” 5 persona, e ka akt të përsërit...
TIRANË– 5 persona janë plagosur në shkallët e xhamisë “Dine Hoxha” me një thikë buke. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, thika e përkthyer ka sj...
TIRANË– Personi që po shikoni është Rudolf Nikolli, 34 vjeç nga Burreli. Ai është autori i plagosjes së pesëfishtë që ndodhi mesditën e sotme tek xh...
TIRANË– Dalin detaje të tjera lidhur me sulmin e ndodhur me thikë jashtë xhamisë së rrugës së Kavajës, në shkallët e xhamisë “Dine Hoxha”. Siç duket...