“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Pamjet që të ‘këpusin shpirtin’! I ati i Klodian Rashës nuk ndahet dot nga arkivoli, prej krahësh e largojnë
9 Dhjetor 2020, 11:37Nga DOSJA
TIRANË– Familjarët, miq, të afërm dhe prindërit i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga një efektiv policie pak metra larg banesës së tij.
Mes lotësh, arkmorti me trupin e pajetë të 25-vjeçarir u nxor nga banesa për t’u përcjellë në banesën e tij të fundit. Babai i të riut ka prekur të gjithë të pranishmit, pasi nuk ndahej dot nga arkivoli i të riut teksa po futej në makinë.
25-vjeçari Klodian Rasha është përcjellë sot në orën 11:00 për në banesën e fundit Klodian Rasha, pasi u qëllua për vdekje dje nga efektivi i forcave “Shqiponja”. Polici u mor sërish në pyetje sot dhe sërish mbajti të njëjtin version, duke pretenduar se kishte menduar që i riu i kishte drejtuar armën dhe prandaj e kishte qëlluar. Lidhur me vrasjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk mori përsipër asnjë përgjegjësi, duke bërë thirrje vetëm për zbardhjen e rastit. Ndërkohë që sot për të janë organizuar dy protesta, një nga të rinjtë e FRPD-së dhe një nga qytetarët. Ndërkohë që ngjarja ka bërë bujë, ende asnjë reagim as nga maxhoranca dhe as nga presidenti Ilir Meta. (k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Dosja.al sjell dëshminë e plotë të Luftar Reçit, njeriut që zbardhi dy vrasjet e bujshme që SPAK ia faturon ‘Bandës së Durrësit’, ekzekutimin e b...
TIRANË– Familja Rasha ka hapur ditën e sotme dyert e morgut pasi djali i tyre u vra nga një efektiv i policisë. Ditën e sotme i pranishëm pranë familjes pë...
TIRANË–Të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar nga Ministria e Brendshme deri te Kryeministria për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha i cili u vra nga n...
TIRANË– Të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rashës i cili u vra nga...
DURRËS– Moti i përkeqësuar në Shqipëri ka shkaktuar probleme edhe në portin e Durrësit. Dallgët deri në 5 ballë kanë bërë që 2 tragetet e linjës Durr...
TIRANË– Familja Rasha ka hapur ditën e sotme dyert e mortit pasi djali i tyre u vra nga një efektiv i policisë. Ditën e sotme i pranishëm pranë familjes pë...