LIVE UPDATES
Politike

Pandemia, ekonomia dhe nisja e vitit të ri shkollor, Basha akuza Ramës: S’ke asnjë plan, njerëzit kanë nevojë për ndihm

14 Gusht 2020, 12:14 Nga DOSJA
Pandemia, ekonomia dhe nisja e vitit të ri shkollor, Basha akuza

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot për situatën e pandemisë dhe krizën ekonomike që ka kapur vendin. Në një postim në mediat sociale, Basha shprehet se kryeministri nuk ka asnjë plan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë, asgjë përveç propagandës dhe heshtjes.

Më tej numri një i opozitës shkruan se shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është gjendja në spitale, sa teste, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për të infektuarit nga COVID-19 dhe për qytetarët që vuajnë nga sëmundje të tjera, ndërkohë shton se numri i testimeve vazhdon të jetë i pamjaftueshëm.

Basha në reagimi ne tij prek dhe një tjetër shqetësim, siç është nisja e vitit të ri shkollor ku ende nuk ka asnjë informacion se si do të procedohet. “ këtë situatë të rëndë, një kryeministër dhe një qeveri e përgjegjshme nuk do ishin përthithur në qejfet e veta dhe pushime luksoze, por do të merreshin seriozisht me pandeminë dhe krizën ekonomike. Sot qytetarët kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete”, shkruan Basha.

REAGIMI I PLOTË

Kriza e pandemisë dhe kriza ekonomike, po rëndohen çdo ditë. Mjekët dhe infermierët janë sot të vetmit që kujdesen për qytetarët e prekur nga virusi. Por kjo fatkeqësisht nuk mjafton. Në kulmin e pandemisë, kur numri i të infektuarve dhe atyre që humbin jetën po rriten frikshëm, kryeministri nuk ka asnjë plan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë, asgjë përveç propagandës dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj çdokujt, që kërkon transparencë dhe veprim. Që prej marsit, pas konsultimeve me ekspertët e shëndetësisë dhe ekonomisë, i propozuam qeverisë një plan masash për të mbrojtur shëndetin dhe ekonominë e qytetarëve. Mosveprimi dhe mungesa e masave për të mbrojtur spitalet dhe qendrat shëndetësore, i ktheu ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së virusit. Refuzimi për të marrë masat për mbrojtjen e stafeve mjekësore, i la mjekët dhe infermierët të pambrojtur përballë virusit.

Shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është gjendja në spitale, sa teste, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për të infektuarit nga COVID-19 dhe për qytetarët që vuajnë nga sëmundje të tjera. Numri i testimeve vazhdon të jetë i pamjaftueshëm. Shumë qytetarë që kanë patur kontakt apo familjarë të prekur nga virusi, u refuzohet testimi. Si në asnjë vend tjetër nuk ka asnjë transparencë për kushtet apo mënyrën e trajtimit të qytetarëve, që kurohen në Spitalin Infektiv apo te “Shefqet Ndroqi”. Situata është katastrofike në rrethe, ku të infektuarit e kanë të pamundur të marrin trajtim shëndetësor dhe ju duhet të blejnë vetë edhe aparaturat për oksigjenoterapi. Censura për atë ç’ka po ndodh realisht, gënjeshtrat e përsëritura për hapjen e spitaleve të reja COVID, pamjet e rënda të familjarëve që sigurojnë aparatura dhe medikamente për të afërmit e tyre të shtruar në spital, janë pasqyra e qartë e dështimit të qeverisë përballë pandemisë.

Për të mos prekur paratë që shkojnë për tenderat dhe koncesionet korruptive, nuk u morën masa për pajisjen e strukturave spitalore me aparaturat e nevojshme. Shqipëria ka sot shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë nga gjithë shtetet e Europës Juglindore. Ndërkohë kryeministri ndan miliona euro më shumë për klientët e tij. Mosplotësimi i nevojave për aparatura e mjetet e nevojshme të strukturave spitalore, ka vënë në rrezik dhe jetën e mijëra qytetarëve të prekur nga sëmundje të ndryshme, që nuk po marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor. Shqiptarët po kalojnë ditët me ankthin e kërcënimit ndaj shëndetit, me frikën e humbjes së vendit të punës dhe pamundësisë që i kërcënon çdo ditë. Mijëra biznese janë mbyllur e qindra të tjera janë në prag falimentimi, mijëra njerëz kanë mbetur pa punë, e për rrjedhojë pa asnjë të ardhur për familjen e fëmijët e tyre. Çmimet po rriten dhe pamundësia po shtohet. Qytetarët duan zgjidhje, duan mbështetje, kanë nevojë për ndihmë. Por kjo qeveri ofron vetëm gënjeshtra dhe propagandë.

Mijëra prindër dhe fëmijë janë të paqartë çfarë do të ndodhë me arsimin këtë vit. Kur do të fillojë shkolla? Do të ketë mësim online? A janë masat për dezinfektim dhe distancim social? Nëse do të ketë mësim online, çfarë masash ka marrë qeveria që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të pajisen me mjetet dhe internetin e nevojshëm? Asnjë plan, asnjë informacion nuk ka deri më tani. Në këtë situatë të rëndë, një kryeministër dhe një qeveri e përgjegjshme nuk do ishin përthithur në qejfet e veta dhe pushime luksoze, por do të merreshin seriozisht me pandeminë dhe krizën ekonomike. Sot qytetarët kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Për këtë nevojitet urgjentisht një plan i detajuar për përballimin e situatës së pandemisë, ndihmë reale për gjithë familjet në nevojë, për të përballuar krizën ekonomike, si edhe një rrugëzgjidhje për arsimin, në kushtet kur prindërit dhe nxënësit kërkojnë qartësi së çfarë do të bëhet në shtator me shkollat. Koha nuk pret!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha akuza rames lulzim basha pasojat e covid-19 situata ekonomike ne shqiperi basha akuza rames lulzim basha pasojat e covid-19 situata ekonomike ne shqiperi


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet