LIVE UPDATES
Aktualitet

Pandemia shkatërroi tregun shqiptar të rrushit të tavolinës, mbi 5 mijë ton mbetën pa shitur

15 Shtator 2020, 14:10 Nga DOSJA
Pandemia shkatërroi tregun shqiptar të rrushit të tavolinës,

Ai as që nuk do ta mendojë se çfarë mund ti shkaktojë familjes së tij mosshitja e rrushit të tavolinës. Ndër lotë që i gëlltit dhe ngashërimë të thellë që i ndjehet përtej telefonit, më lutet të mos i përmend emrin sepse ka edhe një biznes të vogël, e nëse hakmerren sepse ai ankohet për problemet prej fermeri, familja e tij do të mbeste pa bukë.

Fermeri në fjalë ka gati 15 vite që merret me frutikulturë, kryesisht me vreshtari pasi do të kthehej nga asokohe nga Italia ku ishte emigrant.

“U lodhëm në vend të huaj dhe mendjen e kisha mbrapa, sepse në atë kohë më jetonin edhe prindërit. Mendova se bujqësia ishte shpëtimi i vendit duke u nisur nga klima dhe vendosa të investoja. Dy vjet pas meje u kthye edhe vëllai dhe punojmë sëbashku”- tregon Besniku (jo emri i vërtetë).

Ai jeton dhe punon në fshatin Germenj të Kavajës, ku 90 % e popullsisë së zonës jeton me frutikulturë dhe kryesisht nga prodhimi i rrushit të tavolinës.

Fshati Germenj është në listën e 100 fshatrave ku qeveria do të investojë për të rimëkëmbur ekonominë, por sipas fermerit tejtër të zonës, Shpëtim Canit, fshati deri tani është ndër sendurinat e harruara të qeverisë, pasi nuk ka as tabelë ku i mbishkruhet emri.

Besniku fillimisht ka investuar në nektarina, duke e filluar me 5 dynym tokë të cilat mandej nuk qenë me leverdi dhe ai sëbashku me të vëllanë kanë investuar mbi 3 mln lekë në vreshtari.

Besniku llogarit mbi 500 mijë lekë shpenzime vjetore për blerje materialesh për vreshtarinë, naftën, etj, pa llogaritur hakën e punës. Aktualisht ai ka 3,5 ha tokë të mbjellë mes vreshtarisë dhe të tjera.

Problemi i tij, si edhe shumë fermerëve të tjerë të zonës që kultivojnë rrushin e tavolinës, është se u ka mbetur stok, pa shitur. Besniku gjykon se pandemia ndikoi fort që kjo të ndodhte, pasi u bllokua turizmi, dasmat dhe vakitë që janë tregjet më të sigurta e në këtë mënyrë rrushi i serës i pashitur i është mbivendosur rrushit të fushës dhe ka krijuar përplasje në treg dhe ka detyruar që fermerët të ulin çmimin nën kosto.

“Ne nuk mbështetemi nga shteti, ne gjithë përpjekjet maksimale i kemi bërë vetë, por ka disa situata që nuk mund të zgjidhen pa ndërhyrjen e shtetit. Përpos pandemisë, në këtë kohë që po flasim, ne po na konkuron edhe rrushi i Greqisë dhe Maqedonisë. Sigurisht që vjen më i lirë se ata kanë programe të fuqishme të mbështetjes së fermerëve”– tregon Besniku.

Ai thotë se një parcelë e ka ende pa vjelë fare dhe “na ka ndihmuar Zoti që nuk ka rënë shi sepse u ka tejkaluar koha e pjekjes dhe shiu do ti shkatërronte”.

Tek e pyes nëse nuk do të mund të shiste 200 kuintalshin e mbetur, Besniku nis ngashërimën dhe fjalët i dëgjohen me ndërpreje nga telefoni “po ne me atë mbahemi, jemi dy familje. Më fal,…”.

Edhe Shpëtim Cani thotë se shteti nuk ka lëvizur as gishtin e vogël për të ndikuar situatën.

Në Spanjë tregon ai, shteti ka ndërmjetësuar me shkollat, të cilat janë detyruar ta blejnë prodhimin e mbetur.

Shpëtimi thotë se edhe pse është lëvizur shumë nga çmimi i vjetshëm me mbi 30%, rrushi i tavolinës thotë ai po shitet që nga 20-40 lekë në varësi të cilësisë, por ende kuintalë të tërë rrush kanë mbetur të pashitur.

Ai vetë ka 3,5 ha tokë dhe ka mbjellë rrush të varietetit Viktoria dhe më shumë se gjysma i ka mbetur pa shitur këtë sezon.

Kërkesat e fermerëve

Një ditë më parë fermerët u organizuan në një tubim paqësor nga Sindikata e Fermerëve të Bashkuar në zonën e Kavajës ku shpërndanë rrushin e pashitur falas tek kalimtarët.

Sipas Eduart Sharkës, kreut të Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, aktualisht janë 5 mijë ton rrush tavoline që kanë mbetur stok pa u shitur.

“Kjo është një krizë e fortë tregu duke shkatëruar raportin kërkesë-ofertë dhe dikush duhet të kujdeset për të e këtë detyrë e ka qeveria. Fermerët nuk kërkojnë që rrushin tua shesë qeveria, por ajo të krijojë kushtet që ky rrush të mos ngelet stok. Qeveria duhet të bëjë studimin e tregut dhe orientimin e fermerit se çfarë duhet të mbjellë, po ashtu për cilësinë e inputeve dhe të cilësisë së produktit. Qeveria duhet të krijojë kushte që ky rrush të shitet”– thotë Sharka për gazetën “Si”.

Fermerët kërkojnë nga qeveria: të subvecionohen direkt për prodhimin e hedhur në treg duke u justifikuar me faturë tatimore me jo më pak se 10 lekë për njësi bazë të shitur të ngjashme me skemën e 2019-ës për prodhuesit e qumshtit, por pa burokraci aplikimi.

Ata kërkojnë gjithashtu barazim të shkallës së TVSH-së në shitje dhe blerje, vlerësim dhe kompensim financiar me çmime dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore dhe stokun e produktit të shkaktuar nga ndryshime të forta në treg.

Sindikata sëbashku me fermerët kërkojnë që Ministria e Bujqësisë të çelë në mënyrë urgjente Agjencinë e Studimit të Tregjeve dhe Orientimit të Fermerëve dhe qeveria të ndërhyjë me ligj për të garantuar kushtet dhe kryerjen e tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesin e fermerëve në treg.

Edhe ligji në fuqi për bujqësinë parashikon masa për stabilizimin e trgjeve që synojnë të mbështesin bujqësinë në kohën e kushteve të paqëndrueshme të tregut. Format dhe llojet e masave sipas ligjit propozohen në Planin Kombëtar, që sipas Sharkës nuk ekziston një i tillë.

Kurse Ministria e Bujqësië thotë për gazetën “Si” se po e ndjek çështjen e cila ka ardhur si rrjedhojë e pandemisë duke turbulluar ekuilibrat e tregut.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fermeret ne shqiperi pandemia e koronavirusit fermeret ne shqiperi pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet