LIVE UPDATES
Aktualitet

Pandora Papers/ Flet biznesmeni Vasil Kallupi pas investigimit të BIRN: Gazetari ka shpifur, avokatët po ndjekin çështjen

7 Tetor 2021, 19:36 Nga DOSJA
Pandora Papers/ Flet biznesmeni Vasil Kallupi pas investigimit të BIRN:

TIRANË– Biznesmeni Vasil Kallupi ka qenë në fokus të mediave ditët e fundit, pas publikimit të skandalit me përmasa globale, të ashtuquajturit “Pandora Papers”. Rrjeti investigativ BIRN, publikoi një artikull, lidhur me kompaninë e Kallupit, e cila kishte përfituar miliona euro, nga nënkontraktori i OST, EnergoInvest. Disa ditë pasi mediat qarkullojnë lajmin që ka “tronditur” gjithë botëm, biznesmeni ka bërë reagimin e tij për TPZ.al, duke pretenduar se gazetari i BIRN, Besar Likmeta “ka shpifur dhe e ka baltosur”, ndërsa shton se avokatët e tijj po ndjekin çështjen në hapa të tjerë. Kallupi thotë se informacionet lidhur me kompaninë e tij kanë qenë publike, në websitin e kompanisë dhe se ka patur disa bashkëpunime me kompaninë e njohur, EnergoInvest.

“Lakimi i shumë emrave se unë isha mik me këtë apo atë, kishin vetëm një qëllim, shtrëmbërimin e të vërtetës dhe keq informim të opinionit publik. Gjithçka e paraqitur në emrin tim, vërtetojnë edhe një herë, jo profesionalizem dhe mungesë etike të disa ashtuquajturve gazetar. Pa dyshim papërgjegjshmëria dhe paaftësia e një gazetari, nuk mund të rrënoj mundin, djersë, dijen dhe sakrificën e një punëtori dhe biznesmeni të ndershëm. Bashkëpunimet me kompaninë Energoinvest apo shumë kompani të tjera kanë qenë publike dhe transparente në çdo moment për të gjithë gazetarët dhe qytetarët, prandaj paraqitja e bashkëpunimeve të mija me kaq pompozitet si zbulim “sekretesh” është akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm për një gazetar,”-tha ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë i Vasil Kallupit:

Lajmet e fundit të paraqitura në mediat e vendit rreth emrit tim Vasil Kallupi dhe kompanisë time më detyrojnë të jap disa sqarime. Nuk është e ndershme, etike dhe aspak profesionale, që një gazetar mendon se lartëson veten profesionalisht, duke publikuar artikuj sensacional në vazhdën e skandalit të quajtur “Pandora Papers”. Nuk mund të hidhet baltë mbi punën dhe biznesin tim privat, duke pretenduar se mediokriteti I gazetarisë ka zbuluar “sekrete” dhe “bashkëpunime sekrete” . Nuk mundet që ndërmjet shpifjes të ndërlidhen insinuata dhe të pavërteta që cenojnë drejtpërdrejt figurën time. Me këtë reagim, dua që të njoftoj opinionin publik se pseudo gazetari investigativ, Besar Likmeta në emër të kauzës shumë të ndjeshme në vendin tonë dhe në rajon, ajo e luftës ndaj korrupsionit, por gjithashtu edhe për të pretenduar lavdinë e “një gazetari të madh” ka shpifur dhe keqpërdorur informacione duke përfshirë e keqinformuar edhe rrjetet ndërkombëtare të gazetarisë investigative.

Me gjithë respektin për profesionin e gazetarisë, pas të cilit qëndrojnë shumë profesionistë që flasin vetëm me zërin e së vërtetës , është detyrim moral I gjithë secilit për të demaskuar ata që shpifin e abuzojnë në emër të së vërtetës, duke manipuluar opinionin publik me informata të pavërteta. Kompania ime, AL Energy është kompani e regjistruar zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara në Dubai me Website zyrtar, në të cilën janë publikuar të gjitha bashkëpunimet e mia me të gjitha kompanitë ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe kompaninë Energoinvest, përfaqësues i së cilës jam që nga viti 2012. Nga kompania SMF e cila menaxhon kontabilitetin e kompanise time, janë vjedhur dokumentat personale . Këto dokumente të marra në rrugë jo ligjore, janë publikuar nga personi Besar Likmeta për të krijuar sensacion në opinionin publik.

Dokumentet e publikuara nuk zbulojnë asnjë sekret ashtu siç ka pretenduar t’i paraqes gazetari, por konfirmojnë informacione zyrtare të publikuara në Website-in zyrtar te kompanisë time. Manipulimi i radhës bëhet me të dhënat e llogarisë bankare, me pretendimin se unë kam pranuar 3.6 milion euro nga Energoinvest brenda një muaji pasi. E vërteta është se, unë kam pasur disa bashkëpunime me Energoinvest, nga të cilat kam pranuar pagesa për punët dhe aktivitetet e realizuara sipas kontratave dhe raporteve për punën e kryer. Manipulimi me etjen e popujve të Ballkanit për drejtësi dhe transparencë është pandershmëri dhe krim në vetvete.

Tentativa e ulët për të më njollosur mua dhe familjen time, vetëm pse posedoj një kompani që ka publikuar zyrtarisht të dhënat në Website,është veprim jo profesional që nuk i bën nder as shqiptarëve, as rrjeteve të gazetarisë investigative, apo çdokujt askujt tjetër që ka për qëllim drejtësinë dhe të vërtetën. Vasil Kallupi ka shumë miqësi dhe është mik i shumë mjekëve, sportistëve, gazetarëve, këngëtarëve, politikanëve në mbarë botën , të gjithë emra të mëdhenj e të nderuar. Lakimi I shumë emrave se unë isha mik me këtë apo atë, kishin vetëm një qëllim, shtrëmbërimin e të vërtetës dhe keq informim të opinionit publik. Gjithçka e paraqitur në emrin tim, vërtetojnë edhe një herë, jo profesionalizem dhe mungesë etike të disa ashtuquajturve gazetar. Pa dyshim papërgjegjshmëria dhe paaftësia e një gazetari, nuk mund të rrënoj mundin, djersë, dijen dhe sakrificën e një punëtori dhe biznesmeni të ndershëm.

Bashkëpunimet me kompaninë Energoinvest apo shumë kompani të tjera kanë qenë publike dhe transparente në çdo moment për të gjithë gazetarët dhe qytetarët, prandaj paraqitja e bashkëpunimeve të mija me kaq pompozitet si zbulim “sekretesh” është akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm për një gazetar. Duke marr shkas nga ngjarja, e cila cenon drejtpërdrejt personalitetin dhe biznesin tim, unë kam autorizuar avokatet e mi, qe do te ndërmarrin gjithë hapat ligjore duke kërkuar pushimin e këtij cenimi dhe rivendosjen e nderit dhe personalitet tim.

Me respekt

Vasil Kallupi

Sipas këtyre dokumenteve të rrjedhura në publik, rezultoi se Vasil Kallupi ka përfituar 3.6 milion euro nga kontraktori i OST “Energoinvest”, të derdhura në kompaninë e tij e konsulencës “AL Energy Transmission”. Rrjeti i gazetarëve investigativë të ballkanit, BIRN, kanë publikuar disa ditë më parë rrjedhjen më të madhe të dokumenteve në histori, të pagëzuar si “Pandora Papers”, më shumë se 330 udhëheqës e ish-udhëheqës politikë identifikohen si përfitues të llogarive sekrete; mes të cilëve ish-kryeministri britanik Tony Blair, lideri çek Andrej Babis dhe bashkëpunëtorë të presidentit rus, Vladimir Putin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet investigimi i pandora papers pandora papers vasil kallupi investigimi i pandora papers pandora papers vasil kallupi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet