“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Protesta e tetraplegjikëve! Rama nuk i takon: Unë iki në SHBA, ju pret ministrja
2 Dhjetor 2021, 10:00Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË – Personat para dhe tetraplegjikë dolën ditën e sotme në një protestë përballë Kuvendit të Shqipërisë, njësoj si fermerët që protestuan javën e kaluar. Gjatë kohës kur brenda Kuvendit po zhvillohej seanca e radhës plenare, tetraplegjikët kërkuan që të takohen me kryeministrin Edi Rama dhe të shpalosin kërkesat e tyre, prej 7 pikash.
“Ne s’i bëjme keq kujt kemi bërë vetëm mirë. Mos i ngatërroni gjërat. Ne ca po na bajnë keq. Na leni të kalojmë e të jemi aty deri afër. Respekt për ne, se Zoti nuk dihet ca bën sot je kështu nesër mund të jesh si unë, s’dihet asnjëherë ca ndodh nesër në jetë, atëherë do kuptosh ca pozicioni jemi ne”,- thanë disa nga personat me aftësi të kufizuara për gazetarët e pranishëm.
Kryeministri Edi Rama teksa po futej brenda sallës së Kuvendit, ndaloi për tu përcjellë një mesazh. Ai u bëri të ditur se do të niset në një vizitë në SHBA, ndaj nuk do mund ti presë dot mirëpo do të takohen me ministren Delina Ibrahimaj. Pas takimit me ministren Ibrahimaj, kreu i Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë, Bajram Tirana ka zbardhur detaje nga takimi. Ai tha se të premten që vjen pritet që të mbahet edhe takimi, ku do të diskutohen kërkesat e kësaj kategorie.
Ditën e djeshme ata protestuan përballë kryeministrisë. Tetraplegjikët kërkojnë që të t’ju realizohen 7 pikat të cilat iu paraqitën sot ministres. Pika e parë ka rtë bëjë me rikthimi i energjisë elektrike, një tjetër pikë është kërkesa për 80 litra karburant që të lëvizin. Një godinë në Durrës që të rehabilitohen, pasi këmbët po u deformohen, është pika tjetër. Një tjetër kërkesë është pozicioni i kujdestarit si dhe rimbursim ilaçesh.
DURRËS – Një i moshuar është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:00 në qytetin e Durrësit, në lagj...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka ndarë disa detaje nga tenderi i hapur i ARRSH për zgjerimin e rrugës që lidh Aeroportin e Vlorës me Autostradën F...
SHQIPËRI – Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar dje një financim shtesë prej 29.5 milionë dollarë për projektin e Përmirësimi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u përfshi ditën e sotme në një debat të ashpër me gazetarin Erjon Skëndaj. Ky i fundit e pyeti kreun e qeverisë se përs...
MALIQ– Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor K...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të niset nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu nga burime qeveritare mëso...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndaloi për të takuar para dhe tetraplegjikët të cilët ishin jashtë ambienteve të Kuvendit për të protestuar. Me ç...