Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Para se të gjendej i vdekur kishte kërkuar ushqim/Babai i Metës: Më sollën rripin në shtëpi
5 Maj 2022, 19:47Nga DOSJA
TIRANË- Baba i Ilvi Metës, 31-vjeçarit që u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Kavanës, ka treguar momentet e fundit që pati kontakt me djalin e tij, përmes efektivëve. Ai tha mbrëmjen e sotme për “Top Story” se një efektiv i afërm i kishte çuar në shtëpi rripin dhe i kishte treguar se Ilvi donte ushqim në qeli.
“Kur polici më pruri rripin, më tha që Ilvin e kanë ndaluar, prandaj të erdha ti solla te shtëpia. Tha çoji gjë për të ngrënë, unë i thashë Irenës t’i çonte ushqim”, tha babai, Agimi.
Ishte e motra e Ilvit, Irena, që i çoi për të ngrënë, duke ia dorëzuar efektivët pasi nuk e kishin lënë ta takonte.
“Nuk e kam takuar se s’më kanë lënë të hy brenda. Polici më ka thënë që Ilvi do të haj, do ushqim. Un kam shkuar i bleva byreqe dhe ujë ia çova. Më pa pak çuditshëm. Kujt Ilv tha, Ilv Metës i thashë”, tha e motra e viktimës.
Marrë nga Top Channel
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË- Familjarët e 31-vjeçarit që u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Kavajës kanë hedhur dyshime të forta se mbi të mund të jetë...
VLORË- Të sëmurët në qytetin e Vlorës ankohen se nuk ju bëhen analizat. Sipas tyre sistemi i referimi nuk funksionon, fill pas dhënies me konçesion ...
GJIROKASTËR- Prokurori i Gjirokastrës, Emror Kasaj u përball për herë të dytë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 5 maj lidhur me problemet në krite...
TIRANË- Qeveria shqiptare përmbylli në fund të prillit procedurat ligjore për ndërtimin e një resorti turistik në Gjirin e Manastirit në Sarandë. Resorti ë...
KAVAJË- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Komisariatin e Kavajës, ku 31-vjeçari Ilvi Meta u gjet i pajetë. E ëma e tij Zinie Meta...
KAVAJË- Euronews Albania ka siguruar pamjet e dhomës së sigurisë ku Ilvi Meta, i cili sipas hetimeve paraprake ka vrarë veten. Pamjet janë siguruar nga emi...
TIRANË– Enkelejd Alibeaj nuk ka zhvilluar sot mbledhje me grupin parlamentar të deputetëve. Kjo, jo për faktin se nuk e njeh si kryetar grupi ish-kry...
VLORË- Një person është arrestuar në Vlorë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kanë dhunuar një efektiv policie. Mësohet se ngjarja ka ndodhu...