LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria 10 vite në NATO, paradë dhe spektakël avionësh ushtarakë në qiellin e Tiranës (Foto)

26 Mars 2019, 12:57 Nga DOSJA
Shqipëria 10 vite në NATO, paradë dhe spektakël

TIRANË–Shqipëria festoi sot 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO, që ndryshe njihet si Aleanca e Atlantikut të Veriut. Në sheshin “Nënë Tereza”, u zhvillua një paradë ku rreth 3500 efektivë të Forcave të Armatosura bashkë me kolegë të vendeve të NATO parakaluan në shenjë nderimi për aderimin e Shqipërisë në organizatën më të madhe të mbrojtjes në botë. Spektakli i parë qiellor ishte “Awacs”, ku një avion komandues dhe kontrollues i hapësirës së NATO parakaloi,. Në brendësi të tij është edhe një radar, i cili fluturoi për herë të parë në Shqipëri. Dy avionët e tjerë, janë dy avionë eurofighter dhe bëjnë policimin ajror të Republikës së Shqipërisë. F16, vijnë nga Gjermania, Italia dhe Greqia me drejtim nga veriu në jug. Ata bëjnë policimin ajror të hapësirës ajrore të Shqipërisë.

Tre efektivë humbën ndjenjat si pasojë e stërvitjes së sforcuar. Në ceremoni morën pjesë ministra dhe shefa shtabesh të vendeve anëtare, ndërkohë që spikati takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Jashtë politikës së ditës, të dy u panë të qeshur dhe shtrënguan duart me dëshirë me njëri-tjetrin. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, kryeministri Edi Rama kërkoi që NATO të hapë dyert për Kosovën. Ministrja Olta Xhaçka tha se kjo është një arritje historike për Shqipërinë dhe se rajoni ynë duhet të jetë më i bashkuar se kurrë. Gjithashtu, një përshëndetje e veçantë u bë edhe nga Gjenerali i Brigadës, Bardhyl Koçaku. Koçaku tha se është bërë detyra për të shmangur kërcënimet për rajonin. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe ambasadorët e vendeve të huaja, ku spikati prezenca e ambasadorit të BE, Luigi Soreca. Në këtë aktivitet, ishin të ftuar ish-ministrat e Mbrojtjes dhe anëtarët e Komisionit të Sigurisë, ku përfshihen ish-deputetët e opozitës, që siç u pa e bojkotuan këtë aktivitet.
Shqipëria u bë pjesë e NATO në vitin 2009, Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake. Aktualisht në NATO janë 29 vende anëtare.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ora 13:15- Shqipëria 10 vite në NATO, ja çfarë nuk patë? Rama në telefon, takon Metën

[sgallery url=”https://dosja.al/shqiperia-10-vite-ne-nato-ja-cfare-nuk-pate-rama-ne-telefon-takon-meten/”]

Ora 12:10- Rama: Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të tijën në ceremoninë e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza” për futjen e Shqipërisë në NATO. Gjatë fjalës së tij Rama foli për kërcënimet që përballet aleanca duke përmendur ekstremizmin dhe sulmet kibernetike. Më tej Kryeministri i bëri thirrje aleancës që të anëtarësohet dhe Kosova, pasi sipas tij kjo gjë do të jetë në të mirën e përbashkët dhe për krijimin e një stabiliteti për të qëndrueshëm.

Ora 12:00 Rama dhe Meta shtrëngojnë duart pas replikave në distancë

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin sot në ceremoninë e 10 vjetorit të futjes së Shqipërsië në NATO. Takimi i tyre vjen pas replikave shumë të fortë mës njëri-tjetrit në distancë. Sipas fotografive të shkrepura nga LSA, Meta dhe Rama në këtë takim kanë shtrënguar duart për pak sekonda dhe janë ulur krah njëri-tjetrin për të ndjekur këtë ceremoni solemne

Ora 11:45- Protestuesi me tepsi në kokë ka një mesazh për NATO-n

Dilaver Nela, i cili identifikohet nga tepsia që mban në kokë, ka dalë sot me një parullë ku shkruan një kërkesë për NATO-n.“NATO çliro shqiptarët, nga kryetarët”, shkruhet në pankartën që Nela mban në dorë. Protestuesi i veçantë ka qenë i pranishëm thuajse në të gjitha tubimet e mbajtura së fundmi nga opozita, me mesazhe krejt të ndryshme nga PD-ja dhe LSI-ja.

Ora 11:30- Humbin ndjenjat 3 efektivë  në sheshin “Nënë Tereza”

Momente të vështira për efektivët e Forcave të Armatosura sot gjatë paradës në 10-vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në NATO. Një efektiv i Forcave tona të Armatosura, dhe dy trupa të tjerë të NATO-s kanë humbur ndjenjat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak për këtë është bërë stërvitja e forcuar gjatë dy ditëve të fundit.

Ora 11:14- 10-vjetori i Shqipërisë në NATO, Xhaçka: Ballkani është në syrin e stuhisë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thotë se rajoni i Ballkanit është në syrin e stuhisë dhe rrezikohet nga influenca rivale, duke bërë që të cënohet siguria. Në aktivitetin e zhvilluar në Sheshin “Nënë Tereza” për 10-vjetorin e futjes së Shqipërisë në NATO, Xhaçka tha se ky është një kërcënim për të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë.

09:43- 10 vite në NATO/ Manjani:Turp, në spot kuptohet se jemi nga Xhaçka dhe Rama, por ishte Berisha

Ylli Manjani ka reaguar ndaj ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit Edi Rama përsa i përket spotit të publikuar për festimet e 10 vjetorit në NATO. Manjani thekson se ai që ka firmosur anëtarësimin në NATO është Sali Berisha.

(J.V/F.M/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vjetori i shqiperise ne nato ministria e mbrojtjes nato shqiperia ne nato 10 vjetori i shqiperise ne nato ministria e mbrojtjes nato shqiperia ne nato


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet