LIVE UPDATES
Bota

Paralajmërimi i Blinken: Rusia do të vuajë “kosto dhe pasoja” për veprimet e saj anti-amerikane

28 Mars 2021, 20:19 Nga DOSJA
Paralajmërimi i Blinken: Rusia do të vuajë “kosto dhe

SHBA- Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se do të ketë “kosto dhe pasoja” për Rusinë, për siç thuhet aktivitetet e saj malinje ndaj Shteteve të Bashkuara. Shefi i diplomacisë amerikane i bëri komentet në një intervistë me rrjetin televiziv CNN që u transmetua të dielën.

Ne do të ndërmarrim masat e nevojshme për të mbrojtur interesat tona,” në momentin kur SHBA e shohin të përshtatshëm, tha zoti Blinken në intervistën që shte regjistruar disa ditë më parë, ndërkohë që shefi i diplomacisë amerikane përmbyllte në Bruksel bisedimet me homologët e tij në NATO.

Mes aleatëve perëndimorë, tha ai “ka një angazhim të përbashkët” se duhet të tregohen “sy-hapur e të kthjellët” lidhur me veprimet e Moskës dhe ta mbajnë përgjegjës Kremlinin.

Shefi i diplomacisë amerikane tha se zyrtarët janë në vazhdën e punës duke analizuar mundësinë e sanksioneve ose masave të tjera nga Uashingtoni kundër Moskës dhe po vijojnë konsultimet me vendet e NATO-s.

“Ne jemi më të fortë kur veprojmë në bashkërendim,” tha ai.

Megjithëse SHBA dhe Rusia rënë dakord me shpejtësi për të zgjatur një traktat për kontrollin e armëve që do të skadonte pak pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Biden, Uashingtoni po fajëson Rusinë për veprime të tjera, përfshirëofertën e shpërblimeve për ata që kryejnë atentate ndaj trupave amerikane në Afganistan, përzierje në zgjedhjet e 2020 dhe penetrimin në sistemet kompiuterike amerikane.

Komentet e zotit Blinken në intervistën dhënë CNN-it të kujtojnë deklaratat e Presidentit Biden i cili tha dy javë më parë në një intervistë me kanalin ABC se e konsideron udhëheqësin rus, Putin “vrasës”.

Presidenti Biden tha në intervistë: “Do ta shihni së shpejti se çfarë çmimi do të paguajë,” duke shtuar se SHBA synon të vazhdojë edhe bashkëpunimin me Rusinë sepse ka plot “fusha ku është në interesin e përbashkët të bashkëpunojmë”.

“Prandaj e zgjata traktatin për kontrollin e armëve, ndërkohë që ai bënte këto të tjerat. Por zgjatja e traktatit ishte në interes të njerëzimit, që të pakësojmë rrezikun për një konflikt bërthamor”.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat për përzierje në zgjedhjet amerikane dhe për orkestrimin e një sulmi kibernetik që penetroi sisteme të qeverisë dhe kompanive private përmes firmës SolarWinds. Po ashtu, Kremlini ka përgënjeshtruar njoftimet se ka ofruar shpërblime për sulme ndaj ushtarëve amerikanë në Afganistan apo se ka helmuar udhëheqësin opozitar rus Alexei Navalni.

Një analizë e shërbimeve amerikane të zbulimit arrin në përfundimin se ka të ngjarë që Presidenti Putin urdhëroi një fushatë për të ndihmuar shanset për fitore të ish-Presidentit Trump në zgjedhjet e nëntorit 2020.

Nuk është e qartë se çfarë masash po peshon administrata Biden kundër Rusisë, por ato mund të përfshijnë ndëshkime si ngrirja e aseteve të firmave që kanë qenë të përfshira drejtpërdrejt ose jo në ndërhyrjet në zgjedhje apo që kanë ndihmuar infiltrimin kibernetik si dhe aktivitete të tjera që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Një ligj i vitit 1991 i jep autoritetet presidentit amerikan t’ua ndalojë bankave amerikane t’i japin kredi një vendi që përdor armë kimike, si ajo që u përdor për të helmuar zotin Navalni.

SHBA-Kinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se sheh aspekte “gjithnjë e më konfrontuese” në marrëdhënien mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Shefi i diplomacisë amerikane shtoi se kjo marrëdhënie ka pa diskutim dimensione rivaliteti por ka edhe pista për bashkëpunim mes dy vendeve. Të shtunën Shtetet e Bashkuara kritikuan sanksionet e Pekinit kundër dy zyrtarëve amerikanë për të drejtat fetare si dhe ndaj një ligjvënësi kanadez, të vëna pas komenteve të dy vendeve perëndimore lidhur me trajtimin e pakicës ujgure në Kinë.

Nord Stream 2

Sekretari i Shtetit u pyet gjatë intervistës edhe për tubacionin e gazit natyror Nord Stream 2, në vaçanti në lidhje me masat që mund të marrë Uashingtoni për të penguar ndërtimin e kësaj strukture nga Rusia në Gjermani. Zoti Blinken tha se vendimi përfundimtar është në dorë të atyre që po përpiqen ta ndërtojnë tubacionin. Shtetet e Bashkuara, shtoi ai, thjesht duan që kundërshtitë e tyre ndaj këtij projekti të kuptohen qartë nga këto vende.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota antony blinken tensionet shba-rusi antony blinken tensionet shba-rusi

Sondazh

Poll
Bota 28 Mars 2021, 19:43

Debatet rreth censusit në Maqedoninë e Veriut

Procesi i regjistrimit të popullsisë që po mbahet për diasporën e Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar edhe faktorët politikë me thirrjet për t’u regjistruar, ndë...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët