LIVE UPDATES
Bota

Paralajmërimi i FBI-së: Plane për protesta të dhunshme në të 50 shtetet e SHBA-ve, pjesëmarrësit janë anëtarë të gru

12 Janar 2021, 07:00 Nga DOSJA
Paralajmërimi i FBI-së: Plane për protesta të dhunshme

SHBA– FBI-ja paralajmëron se ekzistojnë plane për protesta të armatosura në kryeqytetet e të 50 shteteve amerikane si dhe në Uashington, ndërkohë që afron dita e inaugurimit të presidentit të ri. Këto plane kanë rritur shqetësimin për gjakderdhje pas protestave të dhunshme të javës së kaluar në Uashington.

Një qarkore e brendshme e FBI-së paralajmëron se, sipas analizave të bëra deri të dielën, protestat mund të fillojnë këtë javë dhe të vazhdojnë deri në ditën e inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden, sipas zyrtarëve federalë që kishin lexuar hollësitë e njoftimit dhe folën me agjencinë e lajmeve Associated Press. Hetuesit besojnë se disa prej pjesëmarrësve bëjnë pjesë në grupe ekstremiste, thanë zyrtarët.

Protesta të armatosura po planifikohen në kryeqytetet e 50 shteteve nga data 16 deri të paktën më 20 janar,” thoshte njoftimi i brendshëm sipas një zyrtari. Zyrtarët nuk kishin autorizim të flisnin publikisht, prandaj diskutuan me Associated Press me kusht anonimiteti.

FBI-ja kishte nxjerrë të paktën një paralajmërim tjetër të brendshëm para protestave të dhunshme të javës së kaluar. Më 29 dhjetor, FBI-ja paralajmëroi për mundësinë e demonstratave të armatosura që kishin në shenjestër selitë e legjislaturave, tha zyrtari i dytë.

Gjenerali Daniel Hokanson, kreu i Gardës Kombëtare tha të hënën në komentet për shtyp se Garda po analizon të gjitha shqetësimet në mbarë vendin:

Po ndjekim zhvillimet në mbarë vendin, në bashkërendim të ngushtë me agjencitë lokale të rendit, në mënyrë që të ofrojmë mbështetjen që na kërkohet”.

Protestat e dhunshme pasuan thirrje prej disa javësh për dhunë në Uashington përmes postimeve në internet, ndërsa afron fundi i mandatit të Presidentit Trump.

Një postim në Twitter ku Presidenti Trump premtonte se protestat e së mërkurës do të ishin jashtë kontrollit, ushqeu “një muaj nxitjesh, strategjish dhe përqafimi të dhunës kundër ligjvënësve,” arrin në përfundimin një grup kërkimor që analizon aktivitetin ekstremist në internet. Në një raport të bërë publik të shtunën, SITE Intelligence Group paralajmëron se sulmi ndaj Kapitolit u ka dhënë zemër ekstremistëve që mbështesin zotin Trump.

“Pavarësisht se si evolon e gjithë kjo, ky është vetëm fillimi,” shkruante një përdorues i platformës dixhitale TheDonald, sipas raportit.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

(f.m/dosja.al)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i joe biden inagurimi i joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet