LIVE UPDATES
Politike

Paralajmërimi i fortë i DW: Do ketë sërish trazira dhe tensione nëpër KZAZ-të, zgjedhjet nën hijen e mosbindjes civile

20 Qershor 2019, 05:46 Nga DOSJA
Paralajmërimi i fortë i DW: Do ketë sërish trazira dhe

Tiranë-Nga njëra anë KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve) vazhdon procesin zgjedhor drejt 30 qershorit, nga ana tjetër bashkitë, që janë fituar nga PD në zgjedhjet e kaluara lokale, kanë filluar mosbindjen civile. Kryetarët e këtyre bashkive dhe mbështetësit e opozitës kërkojnë  lirimin e mjediseve, ku KQZ ka vendosur Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve,(KZAZ) me kutitë e votimit, listat e zgjedhësve dhe gjithë materialet e tjera zgjedhore.

Të mërkurën, ( 19.05) Bashkia e Beratit, Matit, Lezhës, Kukësit, Klosit, Skraparit; Kavajës, Bilishtit, Gjirokastrës kërkuan lirimin e mjediseve që janë në pronësi të bashkisë me arësyetimin e zbatimit të dekretit të Presidentit Meta për mos zhvillim të Lokaleve2019. Në Bashkinë e Matit, mbështetës të opozitës u përleshën me policinë.KQZ bën me dije të mërkurën se ata përdorën  sende të forta duke plagosur efektivat e policisë, që në kundrpërgjigje përdorën gaz lotsjellës.

Mosbindja civile filloi të martën në Bashkitë e djathta të Shkodrës dhe Tropojës. Burime zyrtare nga KQZ bëjnë njoftojnë, se të martën në mbrëmje (18.06), në Bashkinë e Shkodrës, mbështetës të opozitës hynë në oborrin e gjimnazit “Shejnaze Juka” dhe pasi u konfrontuan  me forcat e policisë, i vunë flakën njërës prej klasave të katit të parë të shkollës, ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve,(KZAZ). Të njëjtat burime pohojnë, se u dogj gjithë baza materiale e sjellë nga KQZ  për përgatitjen e zhvillimit të votimit më 30 qershor.

Incidenti, në mbrëmjen e së martës u parapri më herët, nga konfrontimi fizik i mbështetësve të opozitës me komisionerët e KZAZ, të vendosur  në Pallatin e Sportit, Shkodër,  dhe efektivat e policisë duke synuar të pengojnë hyrjen e komisionerëve në mjediset e KZAZ.  Në këto kushte KZAZ në Pallatin e Sportit është marrë nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Në Bashkinë e Tropojës, mbështetës të opozitës hynë të martën me dhunë në mjediset e KZAZ dhe nxorrën jashtë materialet zgjedhore për zhvillimin e votimeve më 30 qershor.

Episodet e mosbindjes civile në Bashkitë e fituara nga PD në zgjedhjet lokale 2015, ndodhin pas paralajmërimit të kryetarëve të këtyre bashkive, se nuk do të lejojnë ngritjen e qendrave të votimit në mjediset që bashkia administron, por do të zbatojnë dekretin e Presidentit Meta për shfuqizimin e datës 30 qershor.

Bashkitë e djathta: Lironi mjediset e KZAZ

Burime nga KQZ bëjnë me dije, se kanë informacione se incidente të tilla mund të zhvillohen në vijimn në bashki të tjera të drejtuara nga opozita.

Pas daljes së dekretit nga Presidenti Meta për anulimin e 30 qershorit si data e zhvillimit të Lokaleve 2019 dhe mosnjohjes së këtij vendimi nga KQZ, në zbatim të Kodit Zgjedhor, kryetarët e bashkive të djathta i kërkuan këtij komisioni të lirojnë mjediset ku janë vendosur  KZAZ, qendrat dhe materialet e votimit, mjedise që janë nën juridiksionin e bashkive.

Kërkesa vjen në vijim të deklaratës së PD, se do të pamundësojë zhvillimin e Lokaleve 2019 dhe angazhimit të saj për ngritjen e “Aleancave Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë” në të gjitha bashkitë, përfshirë edhe ato të drejtuara nga PS, ku fushata po vazhdon pa incidente.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, drejtuese e Shoqatës së Kryetarëve të bashkive të djathta, tha në konferencë për shtyp të martën se në zbatim të dekretit të Presidentit Meta, KQZ  duhet të lirojë të gjithë mjediset, që janë pronë e bashkive.

“Do të bëj gjithçka për kontrollin e territorit të bashkisë, duke mos lejuar asnjë puç institucional të bandave të Edi Ramës që drejtojnë policinë, prefekturën dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”,deklaroi Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

KQZ: Çdo cënim i procesit zgjedhor përbën vepër penale

Por KQZ bëri të martën njoftoi zyrtarisht, se kërkesa për lirimin e menjëhershëm të mjediseve ku janë vendosur KZAZ dhe ndërprerja e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në mjediset që janë në pronësi të bashkive „përbën tejkalim të kompetencave dhe detyrave të njohura nga ligji për vetëqeverisjen lokale”. Në deklaratën e KQZ theksohet, se   “çdo cënim i procesit zgjedhor përbën vepër penale”.

Opozita e djathtë nuk merr pjesë në Lokalet 2019, pasi sipas saj „ ato nuk do të jenë të lira dhe të ndershme”. Që prej 4 muajsh PD dhe partitë e tjera opozitare kanë dorëzuar mandatet e tyre parlamentare dhe po zhvillojnë protesta për të rrëzuar qeverinë Rama, e akuzuar prej tyre për korrupsion, e ardhur në pushtet nga blerja e votës dhe lidhjet me krimin e organizuar. Këto ditë gazeta bulevardeske gjerane „ Bild” publikoi një tjetër seri përgjimesh të Prokurorisë në Shqipëri, lidhur me blerjen e votës nga PS, në zgjedhjet parlamentare 2017. Opozita ka paralajmëruar vijimin e protestave të saj kombëtare më 21 qershor.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet