LIVE UPDATES
Bota

Paralajmërimi i përgjithshëm nga rreziku i udhëtimeve vlen deri në fund të shtatorit

11 Shtator 2020, 08:20 Nga DOSJA
Paralajmërimi i përgjithshëm nga rreziku i udhëtimeve vlen

GJERMANI– Paralajmërimi i përgjithshëm për rrezikun e udhëtimit në rreth 160 vende për shkak të pandemisë, sipas Ministrisë së Jashtme Gjermane, vlen deri më 30 shtator. Qeveria gjermane vendosi për zgjatjen, siç njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, duke fashitur për momentin shpresat e sektorit të udhëtimeve. Ajo shpreson se do të jetë i mundur një konsultim i ngushtë edhe me vendet e tjera të BE. Do të ishte mirë, nëse në Evropë do të kishte një rregullore të përbashkët, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.

Që nga tetori vlejnë kritere individuale

Nga tetori Gjermania do të ketë kthim në një “sistem të diferencuar”, në të cilin do të jepen instruksione individuale për udhëtimet dhe sigurinë për secilin vend jashtë Bashkimit Evropian. Paralajmërimet për rrezikun e udhëtimeve në vendet me zona rrezikshmërie mund të hiqeshin, nëse do të kishte për shembull, rregulla për karantinën, u tha në Berlin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme bëri gjithashtu të qartë, se duke patur parasysh rritjen e numrit të rasteve të koronës në vende të caktuara, mund të ndodhë që para fundit të muajit të lëshohen paralajmërime udhëtimi edhe për disa vende të BE. Kështu për shembull numri i infeksioneve të reja aktualisht po rritet shumë shpejt në Francë. Përgjithësisht edhe në të ardhmen duhen pritur kufizime të udhëtimeve, tha ajo.

Shoqata e udhëtimeve është e pakënaqur

Shoqata Gjermane e Udhëtimeve (DRV) foli për një hap “të hezituar” në drejtimin e duhur. Shefi i DRV, Norbert Fiebig, tha se megjithatë për klientët dhe industrinë e udhëtimeve kjo ndryshon shumë pak. Mbetet pasiguria, se kur do të jetë e mundur të udhëtojnë përsëri dhe kur firmat dhe punonjësit do të jenë në gjendje të nxjerrin përsëri jetesën, tha Fiebig, duke patur parasysh afro tre milionë të punësuarit në sektorin gjerman të udhëtimeve.

Ai kërkoi që vetëm vendet dhe qarqet, të cilat i tejkalojnë limitet e Institutit Robert Koch (RKI), të përcaktohen në të ardhmen si zonë rreziku dhe t’u jepet paralajmërim për rrezik nga udhëtimi – por jo pjesës tjetër të një rajoni të një vendi. Kryetari i shoqatës së udhëtimeve akuzoi gjithashtu qeverinë gjermane, se po rrezikon vendet e punës në ekonominë e orientuar drejt eksportit, meqenëse qindra mijëra vetë, që udhëtojnë për shkaqe biznesi, nuk mund të shkojnë personalisht te klientët e tyre për të lidhur kontrata.

Koncerni më i madh i turizmit në botë, TUI, i cili ka pësuar humbje të mëdha, kërkoi gjithashtu që në të ardhmen të ketë jo vetëm rekomandime sipas specifikës së vendeve, por sipas rajoneve. “Rëndësi ka, që njerëzit të kenë siguri për atë që planifikojnë,” tha një zëdhënës i TUI.
Edhe për trafikun ajror lehtësimi i masave është vetëm një hap në drejtimin e duhur. Shoqata Federale e Industrisë Gjermane të Aviacionit (BDL), e cila përfaqëson Lufthansën, i rekomandoi qeverisë ta zëvendësojë ashpërsimin e rregullit të karantinës të planifikuar nga qeveritë e landeve dhe federata pas tetorit, me një strategji të diferencuar të testimeve.

Drejtori administrativ i BDL Matthias von Randow paralajmëroi se nëse do të zbatohej projekti, që të gjithë udhëtarët që kthehen nga zonat e rrezikuara nuk do të testohen më nga tetori, por do të duhej të hynin në karantinë, do të sillte një bllokim të ri të udhëtimeve ndërkombëtare.

Një paralajmërim për rrezikun nga udhëtimi nuk është ndalim, por synon të ketë një efekt të madh parandalues. Ai ka gjithashtu një anë pozitive për konsumatorët, sepse u mundëson pushuesve të anulojnë falas rezervimet e udhëtimeve. Paralajmërimi për rrezikun nga udhëtimi lëshohet pavarësisht nga klasifikimi i vendeve si zonë rreziku.
Më 17 mars, Ministri i Jashtëm Heiko Maas mori një masë të pashembullt për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të infeksioneve të koronës: Ministria e Jashtme dha paralajmërim nga udhëtimet turistike në të gjitha 200 vendet e botës.

Paralajmërim nga rreziku i udhëtimeve në Spanjë, disa pjesë të Francës dhe Kroacisë

Vetëm në qershor – menjëherë para fillimit të sezonit kryesor të pushimeve – vendet e Bashkimit Evropian, të zonës Shengen pa kontrolle kufitare, si dhe Britania e Madhe, Andorra, Monako, San Marino dhe Shteti i Vatikanit u përjashtuan. Sidoqoftë, aktualisht ekziston një paralajmërim udhëtimi brenda Evropës, për shembull për Spanjën, për pjesë të Francës dhe Kroacisë dhe kantonet zvicerane të Gjenevës dhe Waadt.

Industria e turizmit është një nga sektorët më të prekur nga pandemia e koronës. DRV i frikësohet një vale falimentimesh. Sipas një studimi të shoqatës nga gati 650 e agjencive të udhëtimit, më shumë se 60 përqind e shohin veten të kërcënuar direkt nga falimentimi. Tek operatorët turistikë është gati gjysma.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote rreziku i udhëtimeve ne kohe pandemie koronavirusi ne bote rreziku i udhëtimeve ne kohe pandemie

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj