Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
NEW YORK- Qyteti i Nju Jorkut do të zhvillojë ceremoninë vjetore të përkujtimit të gati 3,000 personave, që kanë vdekur si pasojë e sulmit më të madh terrorist në historinë amerikane, përmes një minuti heshtjeje në kohën e saktë kur xhihadistët e Al-Kaidës kanë sulmuar me dy aeroplanë, kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.
Ndërkohë që krimi po rritet, dyqanet dhe apartamentet po zbrazen dhe njerëzit e pastrehë shihen rrugëve, Nju Jorku të premten do të shënojë 19-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ndërkohë që përballet me pandeminë me koronavirus dhe me mospajtime me Shtëpinë e Bardhë. Në vend të mbajtjes së fjalimeve për të vdekurit, familjet e viktimave kanë incizuar veten paraprakisht. Thirrjet e tyre do të prezantohen në “nivelin zero” të memorialit. Muzeu që nderon viktimat do të hapet për herë të parë prej kur koronavirusi ka bllokuar qytetin në muajin mars.
Pothuajse dy dekada pas sulmeve, 11 shtatori vazhdon të mbetet sinonim i heroizmit dhe qëndrueshmërisë së Nju Jorkut. Liderët e qytetit kanë vënë në pah këtë të fundit edhe në muajt e kaluar, pasi shkalla e infektimit me koronavirus – që ka lënë të vdekur 23,000 persona në këtë qytet, njëherësh epiqendrën e hershme të këtij virusi në Shtetet e Bashkuara – është ulur në gati nën 1 për qind. Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë të martën se qëndrueshmëria e banorëve të Nju Jorkut pritet të testohet sërish nga efektet sociale dhe ekonomike të pandemisë me koronavirus.
Gale Brewer, presidente e rrethit të Mentahtën, ka thënë se ishulli i njohur për energjinë e tij, tani përballet me një varg problemesh. Disa prej tyre janë drejtpërdrejt të lidhura me pandeminë: pothuajse të gjithë punëtorët me këmisha të bardha, sikurse punëtorët e bankave, tregtarët dhe punëtorët e sigurimeve shëndetësore, kanë punuar nga shtëpitë prej muajit mars. Kjo gjë ka ndikuar në zbrazje të Mentahtënit, duke lënë mijëra dyqane dhe restorante të vogla pa konsumatorë.
Boris Tulchinskiy, inxhiner, 26-vjeçar, ka thënë se i mungon Mentahatën, mirëpo beson se “do të vazhdojë të punojë nga shtëpia”, në Nju Xhersi, deri në korrik të vitit 2021. Nëse më shumë se 60 milionë turistë, që kanë vizituar Nju Jorkun çdo vit, kanë ikur, njëjtë ka ndodhur edhe me vetë banorët e Nju Jorkut, mijëra prej të cilëve kanë lënë qytetin.
Të paktën 35,000 persona janë larguar nga Mentahtën, bazuar në kërkesat për votim përmes postës në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor, ka thënë Brewer. Shumë biznese tani janë mbyllur: në mes të vitit 2017 deri më 2020, numri i hapësirave të lira komerciale pothuajse është dyfishuar, mbi 78 për qind, ka thënë ajo. Personat e pastrehë tani janë më të dukshëm për shkak të mbylljes së shumë strehimoreve për shkaqe shëndetësore, dhe transferimit të gati 31,000 personave në hotele të zbrazëta të Mentahtënit.
Rritja e dhunës në familje dhe e të shtënave me armë zjarri – mbi 47 për qind dhe 166 për qind në muajin gusht, në krahasim me vitin paraprak – është një prej aspekte kyçe të krizës me të cilën po përballet ky qytet. E përditshmja amerikane, New York Times ka raportuar që edhe pse shifrat e dhunës janë shumë më të vogla sesa ato të viteve 1970/80, Nju Jorku, që dikur është krenuar se është një prej qyteteve më të sigurta, tani është kthyer në nivelet e vitit 2012 sa i përket krimit.
“Nuk mund t’ju tregoj se sa telefonata pranoj nga njerëzit, sidomos për qytetin e Nju Jorkut, të cilët janë tejet të shqetësuar për degradimin e këtij qyteti”, ka thënë guvernatori Cuomo, transmeton agjencia e lajmeve AFP.
Edhe pse ky qytet tregon shenja të ringjalljes – që përfshijnë hapjen e muzeve në fund të muajit gusht, dhe hapjen e restoranteve në ambiente të jashtme –normalizimi i plotë mund të marrë tre vjet, ka thënë Brewer, duke cituar shifrat e agjentëve të shitjes. Në të njëjtën kohë, dhe më pak se dy muaj nga gara zyrtare për president të SHBA-së, kriza është kthyer në fokus të mospajtimeve me presidentin republikan, Donald Trump. Presidenti amerikan, që ka lindur në Nju Jork, dhe ka bërë emër me kompanitë e tij atje, insiston se rritja e krimit në bastionin e demokratëve ka të bëjë me mungesën e kompetencës së liderëve në këtë vend.
Të martën ai ka akuzuar sërish kryetarin dhe guvernatorin e këtij shteti për “shkatërrim” të qytetit. Zyrtarët e Nju Jorkut në anën tjetër janë kritikuar Trumpin që ka refuzuar të miratojë dhënien e fondeve federale për t’i ndihmuar qytetit në ditët më të rënda. “Trump është duke tentuar ta vrasë qytetin e Nju Jorkut. Është personale. Mendoj se është psikologjike”, ka thënë Cuomo. “Ai po tenton të vrasë qytetin e Nju Jorkut”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kreu i lëvizjes URA në Malin e Zi, Dritan Abazoviç deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se ai “do të dalë nga koalicioni qeveris...
SHBA- “Nuk gënjeva”, u përgjigj prerazi Presidenti Trump gjatë konferencës për shtyp të shtunën kur një gazetar e pyeti “Përse i gënjyet amerikanët?”. Pyetja e ...
Gjiganti teknologjik, Microsoft ka thënë se hakerët e lidhur me Rusinë, Kinën dhe Iranin janë duke tentuar të spiunojnë njerëzit dhe grupet e përfshira në zgjed...
KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala, i cili ka ndjekur edhe nga afër takimin në Shtëpinë e Bardhë ka qenë mbrëmjen e ditës së sotme i ftuar në emisionin Frontal...
LIBAN- Presidenti i Libanit, Michel Aoun, ka thënë të enjten se një zjarr i madh në portin e Bejrutit mund të ketë qenë “akt i qëllimshëm i sabotimit” apo incid...
SERBI- Mbrëmjen e sotme presidenti i Serbsisë ka dhënë një intervistë për mediat serbe ku ka folur për një sërë çështjesh, e sidomos për ngjarjet që kanë...
MAQEDONI E VERIUT- 121 raste të reja janë regjistruar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisa ku ka thnë se ta...
INDI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Indi, ku një spital Covid-19 është perfshirë nga flakët. Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja shkak...
GREQI-Greqia ka shënuar sot një tjetër rekord sa i përket shifrave të COVID-19.Sipas të dhënave të publikuara gjatë 24 orëve e fundit janë regjistruar 372 rast...
GREQI– Gjatë kohës që në selinë e Nato-s bëhen përpjekje për të përafruar qëndrimet mes palëve, Greqia i ka kërkuar Bashkimit Europian të vendosë sanksion...