LIVE UPDATES
Bota

Dr. Fauci: Pezullimi i testimit për koronavirusin është një masë sigurie

11 Shtator 2020, 07:31 Nga DOSJA
Dr. Fauci: Pezullimi i testimit për koronavirusin është një

SHBA– Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, tha të mërkurën se pezullimi nga kompania AstraZeneca e testimeve të saj përfundimtare globale për vaksinën eksperimentale për COVID-19 dëshmon për efikasitetin e masave mbrojtëse që janë pjesë e këtyre testimeve.

Është e rëndësishme të theksojmë se kjo është arsyeja pse kemi faza të ndryshme të testimit, për të përcaktuar nëse këto kandidatura (vaksinash) janë të sigurta“, tha zoti Fauci në një intervistë me “CBS This Morning”.

Është vërtet njëra prej valvulave të sigurisë në testime të tilla“.

Kompania gjigande britaniko-suedeze e farmaceutikës ndaloi testimet pasi një nga pjesëmarrësit vullnetarë u sëmur pas marrjes së ilaçit eksperimental.

Është fatkeqësi që kjo ndodhi, dhe të shpresojmë se do të jenë në gjendje të vazhdojnë me pjesën e mbetur të testimit“, tha zoti Fauci. “Por, nuk dihet. Duhet të hetojnë më tej“.

Kompania bëri një deklaratë të martën ku tha se pauza në testim është një “veprim rutinë, që duhet të ndodhë sa herë ka një sëmundje ndoshta të pashpjegueshme në ndonjë nga testimet, ndërkohë që bëhen hetime për t’u siguruar integriteti i testimeve”.

AstraZeneca zhvilloi vaksinën AZD1222, në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit në Britani. Vaksina është në fazën e testimit masiv 2 dhe 3 në disa vende, mes tyre Shtetet e Bashkuara, Britania, Brazili, Afrika e Jugut dhe India. AZD1222 është një prej tre vaksinave për COVID-19t që janë në fazën 3 të testimit në Shtetet e Bashkuara.

Kompania nuk bëri të ditur natyrën e sëmundjes së pjesëmarrësit, por gazeta “New York Times” raporton se vullnetari, me qendër në Britani, u diagnostikua me mielit transversal, një sindromë inflamatore që prek palcën kurrizore dhe shpesh shkaktohet nga infeksione virale. Por gazeta tha se nuk dihet nëse është e lidhur direkt me vaksinën AZD1222.

Disa orë para se të njoftonte pauzën e testimit të vaksinës COVID-19, AstraZeneca u bashkua me tetë prodhues të tjerë të ilaçeve duke u zotuar të mos kërkojnë miratim nga entet rregullatore të qeverisë amerikane për ndonjë vaksinë, derisa të gjitha të dhënat tregojnë se ajo ishte e sigurt dhe efektive.

Shefat ekzekutivë të nëntë kompanive, ndër to Johnson & Johnson, Merck, Moderna dhe Novavax, si dhe kompanitë që menaxhojnë dy projekte të përbashkëta vaksinash, Pfizer dhe BioNTech, si dhe Sanofi dhe GlaxoSmithKline, lëshuan një deklaratë duke premtuar se ata “do të bënin kërkesën për miratim ose autorizim për përdorim emergjent pas demonstrimit të sigurisë dhe efikasitetit përmes një studimi klinik të fazës 3 që është projektuar dhe kryer për të përmbushur kërkesat e ekspertëve të autoriteteve rregullatore”, përfshirë Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Drejtuesit thanë se ata “gjithmonë do ta bëjmë sigurinë dhe mirëqenien e individëve të vaksinuar përparësinë tonë kryesore“.

Premtimi i përbashkët i pazakontë kishte për qëllim lehtësimin e frikës në rritje nga ekspertët e shëndetësisë se kompanitë farmaceutike janë nën presion të konsiderueshëm politik për të zhvilluar dhe futur shpejt në treg një vaksinë për COVID-19. Presidenti Donald Trump ka sugjeruar vazhdimisht se një vaksinë e suksesshme mund të jetë gati para 3 nëntorit, datës së zgjedhjeve presidenciale.

Por Moncef Slaoui, këshilltari kryesor për vaksinën i Presidentit Trump dhe bashkë-drejtor i nismës së administratës, Operacioni “Warp Speed”, që po financon shumë nga përpjekjet për të zhvilluar, testuar dhe prodhuar një vaksinë të mundshme, i tha Radios Publike Kombëtare (NPR) javën e kaluar se është “shumë e vështirë” që një vaksinë të autorizohet para ditës së zgjedhjeve.

Kombet e Bashkuara po paralajmërojnë që pandemia mund të kthejë pas përparimin e dekadave të tëra në uljen e vdekjeve të parandalueshme të fëmijëve.

Një raport i ri nga tre agjenci të OKB-së – UNICEF, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Divizioni i Popullsisë i Departamentit të OKB-së për Çështjet Ekonomike dhe Sociale – si dhe Banka Botërore thonë se kishte pak më shumë se 5 milionë vdekje të parandalueshme në 2019, krahasuar me 12.5 milion në vitin 1990.

Por, raporti gjithashtu zbuloi se 68% e të anketuarve në 77 vende raportuan të paktën disa ndërprerje në kontrollet fizike të fëmijëve dhe vaksinimet. Pjesa më e madhe e ndërprerjes është për shkak të frikës së prindërve se fëmijët e tyre do të infektohen me virusin.

Komuniteti global ka arritur shumë në eleminimin e vdekjeve të parandalueshme të fëmijëve, për të lejuar që pandemia COVID-19 të na ndalë në rrugën tonë“, tha Drejtorja Ekzekutive e UNICEF-it Henrietta Fore në një njoftim për shtyp.

Kur fëmijëve u mohohet qasja në shërbimet shëndetësore sepse sistemi është i mbingarkuar dhe kur gratë kanë frikë të lindin në spital nga frika e infektimit, ato gjithashtu mund të bëhen viktima të COVID-19“, tha zonja Fore.

Pandemia gjithashtu vazhdon të ndikojë në aktivitetet e zakonshme anembanë globit. Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të lëshojë një urdhër të mërkurën duke kufizuar numrin e njerëzve që marrin pjesë në shumicën e aktiviteteve sociale në gjashtë, nga 30 aktualisht.

Kufiri i ri, do të hyjë në fuqi javën e ardhshme, pasi Britania po përjeton një rritje prej gati 3’000 rastesh të reja çdo ditë me COVID-19 në javët e fundit, shifra më e lartë ditore që nga maji.

Dhe zyrtarët në Los Anxhelos, Kaliforni, kanë lëshuar një urdhër që ndalon shumicën e aktiviteteve për Halloween-in, të zhvilluara tradicionalisht më 31 tetor. Aktivitetet e ndaluara përfshijnë trokitjet tradicionale derë më derë, kur fëmijët e veshur me kostume trokasin për të marrë ëmbëlsira, si dhe një aktivitet të ngjashëm që përfshin lëvizjen nga një makinë në tjetrën. Aktivitetet brenda dhe jashtë, duke përfshirë karnavalet, festivalet dhe “shtëpitë e magjepsura” janë gjithashtu të ndaluara.

Zyrtarët e qarkut të Los Anxhelosit thanë se kishin regjistruar gati 250’000 raste me koronavirus dhe se 6’036 njerëz vdiqën nga sëmundja që nga fillimi i pandemisë.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr. anthony fauci koronavirusi ne shba vaksina kunder covid-19 dr. anthony fauci koronavirusi ne shba vaksina kunder covid-19


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj