LIVE UPDATES
Aktualitet

Parandalimi i pastrimit të parave, si do të kontrollohen aksionerët e bankave dhe do pengohen pronarët offshore

25 Korrik 2019, 06:57 Nga DOSJA
Parandalimi i pastrimit të parave, si do të kontrollohen

Institucionet shqiptare janë përfshirë në një valë ndryshimesh të kuadrit ligjor dhe rregullator për ta përshtatur atë me kërkesat e bëra nga Moneyval lidhur me masat për parandalimin e pastrimit të parave.

Pas një sërë akteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Autoritetit të Mbikeqyrjes Financiare, edhe Banka e Shqipërisë miratoi në fillim të korrikut vendimet që synojnë më shumë transparencë në lidhje me sektorin bankar lidhur kjo kryesisht me aksionerët.

Referuar ndryshimeve në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë” për herë të parë përfshihen terma të tilla si aksione të mbajtësit, aksioner përfaqësues dhe bankë guaskë.

Kjo e fundit sipas shpjegimit bërë në rregullore  është një bankë, e cila nuk ka prani fizike, përfshirë mungesën e administrimit e drejtimit, si dhe nuk është e përfshirë në një grup të rregulluar financiar. Nga ana tjetër aksioneri përfaqësues është është aksioneri i regjistruar i një personi juridik, që mban aksionet në emër të aksionerit aktual (pronarit përfitues), në bazë të një marrëveshjeje.

Më shumë të dhëna për aksionerët e bankave

Rregullorja e bankës vendos si kriter që në fillim të saj se në dokumentacionin e nevojshëm për licencimin e bankës dhe degës së bankës së huaj është e nevojshme që të paraqitet struktura e kapitalit  të aksionerit të propozuar, deri në përfituesin e fundit me pjesëmarrje influencuese dhe joinfluencuese në kapitalin e bankës. Në informacionin sipas kësaj shkronje duhet të deklarohen nëse kjo strukturë përmban ose jo aksione të mbajtësit (bearer shares), ose aksioner përfaqësues (nominee shareholder). Më herët në rregullore kërkohej struktura e  kapitalit  të  shoqërisë  dhe pjesëmarrjet në  shoqëritë  në  të  cilat aksioneri i propozuar zotëron jo më pak se 10 për qind.

Po kështu, ndërsa më herët kërkohej lista e aksionerëve që kanë pjesëmarrëje influencuese në shoqëri të tjera. Me ndryshimet në rregullore kërkohen pjesëmarrjet e aksionerit të propozuar në shoqëritë në të cilat zotëron jo më pak se 10 (dhjetë) për qind të të drejtave të votës (në qoftë se është e aplikueshme), të shoqëruar me një përmbledhje të veprimtarisë/ve që këto të fundit kryejnë.

Për herë të parë sanksionohet se aksioenrët influencues duhet të paraqesin të dhënat për veprimtarinë tregtare të shtatë viteve të fundit. “ Të dhëna për veprimtarinë tregtare për shtatë vitet e fundit të aksionerit që propozon të zotërojë pjesëmarrje influencuese, si dhe pasqyrat financiare të audituara, të tre viteve të fundit, për çdo aksioner, që tregojnë se natyra dhe burimet financiare të aksionerit të propozuar janë të tilla që mund të sigurojnë mbështetje me kapital shtesë të veprimtarisë së bankës, si dhe evidencën e mjaftueshmërisë së mjeteve monetare në dorë dhe në banka, për pagimin e kapitalit” thuhet në pikën e riformuluar të nenit 7.

Të gjitha vërtetimet që kërkohen në fazën e licencimit të bankës duhet të kenë një afat lëshimi jo më pak se tre muaj nga koha e paraqitjes së aplikimit në Bankën e Shqipërisë.

Ndër të tjera shtohen edhe kërkesa të reja për dokumentacon të tillë si deklaratën e cila përmban informacion për marrëdhënie pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë(formulari 15), listën e pjesëmarrjeve të tërthorta në kapitalin e bankës, në një vlerë jo më të vogël se 5 për qind, të shoqëruar me informacionin e mëposhtëm: – dokumentin e regjistrimit në regjistrin tregtar si person/a juridik/ë dhe statutin/et e shoqërisë/ve,- dokumentacionin përkatës se nuk ka/në detyrime fiskale të prapambetura për t’u paguar për periudhën më të fundit, – deklaratën noteriale për shlyerjen e rregullt të detyrimeve ndaj të tretëve, – vërtetime, të lëshuara nga organet kompetente sipas juridiksionit përkatës, se: – personi nuk është në ndjekje penale (kur është eaplikueshme),- personi nuk është në gjykim për vepra penale (kur është e aplikueshme), – personi nuk është i dënuar penalisht (kur është e aplikueshme) personi nuk është në proces ekzekutimi të detyrueshëm për detyrime pasurore të pashlyera, – ndaj personit nuk kanë filluar procedura të paaftësisë paguese, të falimentimit ose të likuidimit etj.;

Çfarë ndodh kur ka dyshime për lidhje me shoqëri offshore

Rregullorja sanksionon se në rast se Banka e Shqipërisë konstaton, apo ka dyshime të arsyeshme se struktura e kapitalit apo burimi i tij lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë, që kanë lidhje familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me

aksionerët e propozuar, apo lidhet me shoqëri të regjistruara në parajsa fiskale ose offshore, njofton dhe kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave nëse ka informacion në lidhje me aksionerët e propozuar, si dhe pezullon procedurën e licencimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit.

Marrë nga Monitor

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kontrolli i aksionerëve parandalimi i pastrimit të parave pronarët offshore kontrolli i aksionerëve parandalimi i pastrimit të parave pronarët offshore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet