E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
KINE – Atletët ukrainas treguan mbështetje për bashkatdhetarët e tyre në Lojërat Paralimpike Dimërore 2022 në Pekin në mes të pushtimit rus të Ukrainës. Të marten, ata siguruan medalje, në dy ngjarje të tjera sportive në lojëra.
Iryna Bui udhëhoqi garën e ditës së parë, kur u ngjit në podium në distancën e mesme për femra, me Oleksandra Kononova dhe Liudmyla Liashenko, që fituan respektivisht medaljet e argjendta dhe bronzi.
“Unë po përgatitesha për këtë moment të veçantë për 12 vjet. Ky ishte qëllimi im dhe jam stërvitur shumë fort gjatë gjithë kësaj kohe,”- tha Bui për fitimin e medaljes së saj të parë Paralimpike në Lojërat e saj të treta.
“Unë erdha këtu me një mendim tjetër. E gjithë bota e di se çfarë po ndodh në Ukrainë për momentin dhe tani e di që kam një mision këtu dhe përfaqësoj të gjithë vendin. I gjithë vendi është pas meje dhe me këtë medalje unë thjesht do promovoj edhe një herë kombin ukrainas.
Ne dëshirojmë t’i kushtojmë rezultatet dhe medaljet tona secilit ukrainas dhe të gjithë ushtarëve në ushtrinë ukrainase që na mbrojnë. Me performancën tonë ne përfaqësojmë të gjithë vendin dhe kjo është beteja jonë këtu,”- shtoi ajo.
Dhe një tjetër podium për Ukrainë do të vinte vetëm disa orë më vonë, në garën me shikim të kufizuar të meshkujve në distancën e mesme. Vitaliy Lukyanenko fitoi me lehtësi dhe në këtë proces siguroi medaljen e tetë të artë Paralimpike në karrierën e tij, me Anatoliy Kovalevskyi dhe Dmytro Suiarko, që kaluan vijën për të fituar respektivisht medaljen e argjendtë dhe të bronzit.
Në moshën 43-vjeçare, Lukyanenko bëhet biatleti më i suksesshëm mashkull i të gjitha kohërave. “Së pari, dua t’i uroj gratë tona të dashura për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Dua t’u uroj atyre një qiell të qetë mbi kokën e tyre dhe të jenë të lumtur në jetë dhe të mos qajnë si tani në Ukrainë,- tha ai. – Ne po luftojmë këtu, jo vetëm në Ukrainë, por këtu në skenën sportive”.
Iaroslav Reshetynskyi dhe Oleksandr Kazik ndoqën Lukyanenkon, Kovalevskyi dhe Suiarko teksa atletët ukrainas siguruan pesë vendet e para në garë. Ishte gara e tretë e Ukrainës në podium, para biatlonit në Paraolimpiadën e Pekinit, pasi Lukyanenko, Kazik dhe Suiarko siguruan tri vendet e para në sprintin me shikim të kufizuar të meshkujve të shtunën. Ukraina deri më tani ka 6 medalje të arta në Lojëra, dy pas Kinës.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FRANCE – Qendërmbrojtësi gjerman i Lyonit, Jérôme Boateng, u tërhoq për ndeshjen e parë Porto-Lyon, e vlefshme për raundit të 1/16-ave të Europa League, p...
FRANCE – Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Real Madridit, e planifik...
ANGLI – Ndeshja e “play-off”-it e Ukrainës kundër Skocisë, për kualifikueset e Kupës së Botës 2022 në Katar, është shtyrë pas pushtimit të Ukrainës nga Ru...
FRANCE – Pronari i PSG-së, sheiku Naser Al Kelaifi, ka udhëtuar drejt Zvicrës për të deponuar përpara gjykatës, teksa akuzohet për ndikim në përcaktimin e...
ANGLI – Autori i golit të tretë dhe të pestë të Tottenham në ndeshjen kundër Everton të hënën në mbrëmje, Harry Kane (28 vjeç) tani ka 176 gola n...
ZVICER – UEFA vazhdon të mbajë një qëndrim kundër ndërhyrjes së armatosur të Rusisë në Ukrainë.Pas largimit të ekipeve kombëtare dhe klubeve ruse nga të g...
ZVICER: Lojtarët dhe trajnerët e huaj, të punësuar në ligat ruse dhe ukrainase, do të mund t’i shohin kontratat e tyre të “pezulluara” deri në fund ...
UKRAINË– Në kaosin që po krijon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, ka ndodhur edhe që një gazetar nga Kili të arrestohet nga ushtria ukrainase dhe më pas...
FRANCË– Dy humbje në dy ndeshjet e fundit jashtë fushe për Paris Saint-Germain në kampionatin francez. Jo tamam mënyra më e mirë për t’iu afrua...
ANGLI– Sir Alex Ferguson në shënjestër të disa tifozëve të Manchester City jashtë Etihad. Skuadra e Pep Guardiolas fitoi 4-1 ndaj rivalëve të United. R...