LIVE UPDATES
Bota

Parlamenti Europian kërkon të detyrojë Poloninë dhe Hungarinë që të ndryshojnë

7 Tetor 2020, 13:33 Nga DOSJA
Parlamenti Europian kërkon të detyrojë Poloninë dhe

Gjykimi i dhënë nga deputeti europian Michal Simecka, nga Slovakia ishte i rëndë. Hungaria nuk është më demokraci dhe Polonia ndodhet në të njëjtën rrugë. Dyshime serioze ekzistojnë për Bullgarinë, ku njerëzit kanë tre muaj që demonstrojnë kundër qeverisë. Simecka është raportuesi i Parlamentit Europian, i cili kërkon një mekanizëm europian për sigurimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor në vendet anëtare të BE.

Mosrespektimi i lirisë së shtypit dhe drejtësisë së pavarur në disa shtete anëtare të BE, tha Michal Simecka në fjalimin e tij, kanë bërë që “imazhi i BE si garant për demokracinë të dëmtohet shumë”. BE duhet të jetë një projekt demokratik, ku njerëzit nuk arrestohen arbitrarisht dhe nuk humbasin vendin e punës, se kanë thënë mendimin e tyre.

Kërkohet vendosje e lidhjeve midis parasë dhe ligjit

Kërkesat e Simeskës për një mekanizëm gjithëpërfshirës për kontrollimin e zhvillimeve në vendet anëtare mbështeten nga Komisioni i BE. Komisarja e BE-së, për “vlerat europiane”, Vera Jourava, dha në debat mendimin e vet pro kësaj kërkese. Edhe ajo kërkon të arrijë monitorimin më të mirë të shteteve anëtare. Por kjo nuk mjafton, tha deputeti europian Simecka, për të siguruar “sundimin e ligjit”. Prandaj, raporti që do të aprovohet paraprakisht nga shumica e parlamentit të BE ditën e mërkurë kërkon të vendoset lidhja midis dhënies së parave të BE dhe shtetit ligjor.

Në bisedimet për buxhetin që janë duke u zhvilluar midis Parlamentit, Komisionit të BE dhe Këshillit, si dhe përfaqësuesve të vendeve anëtare janë duke u bërë këshillime për “instrumentin e duhur të shtetit ligjor”. Parlamenti nuk ka qenë deri tani i kënaqur me këtë mekanizëm, sepse kufiri për dhënien e dënimeve është vendosur shumë lartë. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së, patën vendosur që paratë që vijnë nga arkat e BE-së për shtetet e BE të jepen vetëm nëse ekziston një lidhje e qartë midis shtetit ligjor dhe pagesave konkrete.

Hungaria dhe Polonia ndihen të mashtruara

Komisarja e BE-së për vlerat europiane, Jourova, i kujton të pranishmëve se Komisioni i BE-së ka prezantuar javën e kaluar raportin e parë për shtetin ligjor. Në të kritikohet ashpër Polonia dhe Hungaria. Por edhe në Bullgari dhe shtete të tjera ka mangësi të mëdha. Në Bullgari problem të madh paraqet lufta kundër korrupsionit. Reaksionet e qeverive nga shtetet që kritikohen ishin shumë të ndryshme. Kryeministri bullgar, Bojko Borissow, i cili ndodhet në politikën e brendshme nën presion të madh për shkak të demostratave të mëdha, tha se “është shumë i kënaqur dhe i lumtur me raportin e ekuilibruar”.

Ai premtoi që të pranojë këshillat e Komisionit të BE për përmirësimin e shtetit ligjor në Bullgari. Njësoj si Rumania, Bullgaria ndodhet nën vëzhgim të përhershëm, që prej pranimit në BE në vitin 2013. Deri tani të gjitha reformat kanë çuar në rezultate të kënaqshme.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili vlerësohet si “autokrat” nga shumë deputetë parlamentarë, e hodhi poshtë me forcë raportin e Komisionit të BE-së për gjendjen e mediave dhe drejtësisë në Hungari. Në një intervistë dhënë për radion, Orban tha ditën e diel se “burokratët e Brukselit” janë duke sulmuar. Në vend që të sulmojnë, politikanët e BE duhet të qetësojnë gjakrat. Kombet nxiten të jenë kundër njëri tjetrit në vend që të punojnë së bashku. Zëvendësministri polak i Drejtësisë, Sebastian Kaleta u ankua në një faqe facebook-u, se Polonia trajtohet sikur të ishte koloni. Kurse presidenti rumun, Klaus Iohannis, njoftoi se Rumania i merr seriozisht këshillat e BE dhe se do të reformojë sërish sistemin e drejtësisë.

Debate të ashpra

Shtetet e BE dhe parlamenti do të diskutojnë javën e ardhshme sërish si të vendosin në mënyrë sa më efektive lidhjet midis buxhetit dhe shtetit ligjor. Deputetja gjermane Katarina Barley (SPD) tha në debat se kompromise mund të bëhen për të gjitha çështjet, “por jo për vlerat themelore”. Ish ministrja gjermane e drejtësisë, Barley, pati akuzuar në një intervistë kryeministrin hungarez Orban, se është i korruptuar. Orban nga ana e tij, kërkoi dorëheqjen e Komisares së BE-së, Jourova, sepse ajo i ka kapërcyer kompetencat e saj dhe e ka quajtur Hungarinë “demokraci të sëmurë”.

Deputetja polake Beata Kempa, tha në debat se nuk ekziston ndonjë bazë ligjore për raportet e shtetit të së drejtës të Komisionit të BE dhe të Parlamentit. “Ai ka të bëjë më shumë më ëndërrat federative të së majtës”, tha deputetja që është anëtare e partisë nacionalkonservatore PiS, partisë në pushtet në Poloni. Kempa tha se ata kërkojnë që t’u jepen të drejta të veçanta pakicave seksuale. Me të gjitha këto sulmohet sovraniteti i vendeve anëtare të BE, tha ajo.

“Atmosferë mosbesimi”

Komisarja e BE-së, Vera Jourova e hodhi poshtë këtë pikëpamje. Ajo tha se ajo kërkon dialog midis vendeve anëtare. Nuk mund të funksionojë, që të duash të japësh shtatë vitet e ardhshme 1,7 bilionë euro nga buxheti i përbashkët i BE-së, kur “atmosfera e mosbesimit shtohet”. Prandaj është i domosdoshëm kontrolli i qartë i shtetit ligjor para se të jepen paratë. Këtë deri tani e kanë kundërshtuar sidomos Polonia dhe Hungaria.

Duke qenë përfaqësues i Presidencës së radhës së BE, Ministri gjerman i shtetit në ministrinë e Jashtme, Michael Roth, kundërshtoi përpjekjen e një deputeti për ta barazuar Bashkimin Europian me një diktaturë komuniste si ajo e Bashkimit Sovjetik. Duke iu kthyer Beata Kempas, Roth tha se nuk është puna t’i japësh të drejta të veçanta pakicave seksuale, por t’i japësh të drejta të barabarta të gjithëve. Për presidencën gjermane të BE, prioritet ka shteti ligjor. “Ai është kryesori në rendin e ditës”, tha Roth duke kujtuar se Komisioni i BE-së dhe Parlamenti kanë vërejtur gjëra që nuk shkojnë edhe në Gjermani. Vetëkuptohet që me to do të punohet.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota michal simecka ursula von der leyen michal simecka ursula von der leyen


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet