LIVE UPDATES
Bota

Parlamenti i Ukrainë miraton ligjin për oligarkët, i ndalohet të financojnë partitë politike dhe lidhja e tyre me drejtues

23 Shtator 2021, 17:48 Nga DOSJA
Parlamenti i Ukrainë miraton ligjin për oligarkët, i ndalohet

UKRAINË-Parlamenti i Ukrainës miratoi të enjten një ligj për personat e konsideruar si “oligarkë”, që të regjistrohen e të qëndrojnë jashtë politikës. Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas një përpjekjeje për të vrarë një ndihmës të lartë të Presidentit Volodymyr Zelenskiy, për të cilin zyrtarët dyshojnë, se mund të ishte si kundërpërgjigje ndaj reformës.

Ligji jep përkufizimet e të qënit oligark dhe u jep autoriteteve fuqinë të përcaktojnë individët që plotësojnë kriteret. Oligarkëve do t’u ndalohet të financojnë partitë politike, ose të marrin pjesë në proceset e privatizimeve. Zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin, kryeministrin dhe kreun e bankës qendrore, do t’u kërkohet të deklarojnë marrëdhëniet që kanë patur me ta.

Presidenti Zelenskiy thotë se është e nevojshme që vendi të mbrohet nga biznesmenë të fuqishëm, që kanë korruptuar sistemin politik për dekada të tëra. Kundërshtarët e tij druhen se ligji do të zbatohet në mënyrë selektive për të përqendruar më shumë pushtet në duart e presidentit.

Ligji kaloi një procedurë paraprake në muajin korrik. Pas miratimit të tij të enjten, me 279 vota pro në parlamentin me 450 vende, tashmë ai pritet të shkojë për firmën përfundimtare tek Presidenti Zelenskiy.

Ekipi i zotit Zelenskiy ka lënë të kuptohet se pas përpjekjeve për të vrarë Serhiy Shefir-in, një ndihmës i lartë dhe mik i ngushtë i presidentit, qëndron zemërimi që ka shkaktuar ky ligj. Makina e zoti Shefir u godit me armë zjarri të mërkurën nga persona të paidentifikuar, ndërsa ndodhej në disa fshatra jo shumë larg kryeqytetit.

Zoti Shefir nuk pësoi dëmtime ndërsa shoferi i tij u plagos. Policia po kërkon armën me të cilën u krye sulmi si dhe po interviston dëshmitarët e mundshëm, që siç tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Artem Shevchenko, po mblidhnin kërpudha aty pranë.

Në një postim në Facebook ai e quajti atë një atentat të vërtetë e “jo të inskenuar”.

Në vitin 2019 zoti Zelenskiy fitoi zgjedhjet me një shumicë dërrmuese, duke premtuar se do të trajtojë çështjet që lidhen me korrupsionin dhe do të ndalë ndikimin e oligarkëve, që kanë dominuar biznesin, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, si dhe që ushtrojnë ndikim në politikë dhe media.

Sipas ligjit, Këshilli i Sigurisë dhe i Mbrojtjes Kombëtare, i kryesuar nga presidenti, ka fuqinë të përcaktojë dikë si oligark.

Ligjvënësi i opozitës Oleksiy Goncharenko, i cili i përket partisë së ish-Presidentit Petro Poroshenko, tha se ligji “krijon hapësira të mëdha për korrupsion”, dhe e krahasoi atë me taktikat e përdorura nga Presidenti rus Vladimir Putin për të rritur fuqitë e tij.

Kira Rudyk, udhëheqësja e partisë “Voice”, tha se ligji ishte hartuar “vetëm për të forcuar pushtetin, apo pozitën e presidentit në mënyrë që ai së bashku me Këshillin e Sigurisë dhe të Mbrojtjes Kombëtare të vendosin se kush duhet të ketë kontrollin mbi median e kush jo”./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ira rudyk petro poroshenko ira rudyk petro poroshenko

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet