LIVE UPDATES
Politike

Partitë fantazëm, pa adresë por me deputet në Kuvend

9 Mars 2021, 20:16 Nga DOSJA

TIRANË– Partitë e “vogla” që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dhënë kryesisht adresa fiktive. Pas një vëzhgimi që bëri Fiks Fare rezultoi që selitë ose i kishin të mbyllura dhe nuk shkonte asnjëri, ose i kishin dhënë adresa që nuk ekzstonin.

Kjo situatë vazhdon prej vitesh, por rreth dy vjet më parë, pas daljes së opozitës nga Parlamenti ato që përfituan ishin pikërisht partitë e “vogla”. Të vendosur në lista si aleatë të PD-së, kryetarët e tyre e gjetën vetën rastësisht deputet në Parlamentin Shqiptar. Sot në prag të zgjidhjeve të reja parlamentare, katër prej tyre kanë formuar edhe një aleancë.

Vërtet janë aleatë dhe kanë një qëllim, por asnjëri prej tyre nuk dakortësohet për pritshmëritë që kanë në zgjedhje, programin e njëri -tjetrit apo numrin e deputetëve që aspirojnë të marrin. Në një intervistë për Fiksin, zbulohet që edhe emrin e aleancës së krijuar e kanë vështirë ta mbajnë mend. Ndërsa Jenisheri, kryetar i Partisë së Pensionistëve thotë se do marrin 70-80 deputetë, të tjerët zbresin tek katra, pesa, apo edhe nuk e tregojnë se çfarë rezultatesh presin. E njëjta gjë vlen edhe për programin e njëri- tjetrit që e njohin përciptazi.

Këtë vit, në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë 46 parti, ndër të cilat gjejmë emra që u bënë të njohur vetëm pas largimit të opozitës nga parlamenti. Fiks Fare në bazë të adresave të deklaruara në KQZ bëri një vëzhgim tek disa parti. Partia Aleanca Demokracia e Re ( ADR) kryetar Edmond Stojk, njëri nga përfaqësuesit thotë se adresa në KQZ është dhënë “Sa për të thënë, për të mos thënë fiktive” .

Partia Kristian Demokrate ( PKD) kryetar Dhimitër Muslia, nuk i gjendet asdresa e deklaruar. Personat që gjejmë aty thonë që kanë lëvizur, por nuk e dinë se ku. Partia Lëvizja Demokratike Shqipëtare (PLDSH) Myslim Murrizi, nuk e gjejmë zyrën fare, edhe pse është deklaruar tek ish shtypshkronja “8 Nëntori”, rruga Muhamet Gjollesha. Partia Ora e Shqipërisë (POSH) kryetar Zef Shtjefni ka deklaruar vetëm rruga ‘Irfan Tomini’, por askush në atë rrugë nuk pranon ta ketë dëgjuar si adresë. Partia e Çështjeve Shqiptare ( PÇSH) Bujar Shurdhi edhe kjo rezulton me adresa fallco.

Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë. (P.R.D.SH) me kryetar Ramazan Rryçi, ka deklaruar se ka selinë pranë rrugës “Naim Frashëri” Tiranë. Asnjë nga banorët e zonës nuk e di se ku ndodhet pallati numër 54. Nuk e gjejmë fare në atë rrugë edhe pse e kontrollojmë nga fillimi në fund. Partia Emigracioni Shqiptar ( PESH) – Kostaq Papa ka deklaruar një adresë më të saktë. Por edhe aty, banorët thonë se vetëm nëse ka deklaruar adresën e shtëpisë, pasi seli partie nuk kanë parë. Në hyrjen ku ka deklaruar, gazetarët trokasin por nuk përgjigjet asnjë. Nuk ka asnjë tabelë që të referojë përkatësinë e zyrës.

Fiks Fare intervistoi katër deputetët më të rinj në parlament që kanë bërë një koalicion me të cilin do të marrin pjesë në zgjedhje. AOKBEPEK që do të thotë Aleanca, Ora kombëtare, Emigracioni,Bashkimi Popullor dhe Konservatore.
Vetëm Myslym Murrizi arrin të mbajë mend emri e koalicionit edhe është me i saktë dhe i prerë në përgjigje. Selami Jenisheri e gërmëzon pasi nuk arrin ta thotë saktë, Zef Shtefnit i duhet ta lexojë. Përpos faktit që shprehin vështirësi në njohjen e programit të partisë së secilit, ata edhe pritshmëritë i kanë të ndryshme për sa i takon numrit të deputetëve që aspirojnë të fitojnë në zgjedhje. Selami Jenisheri është më i guximshmi. Ai pretendon se koalicioni i tyre ka për të marrë 70-80 deputetë. Ndërsa të tjerët pretendojnë katër ose pesë, ose të paktën siç shprehet Murrizi të ruajnë trendin.

Vota e një shqiptari kushton 420 lekë të vjetra.

Sipas një përllogaritje të bërë nga KQZ për zgjedhjet e vitit 2017 rezulton se një votë kushtoi vetëm 420 lekë të vjetra. Çdo parti paguhet në bazë të votave që merr, e njëjta gjë ndodh edhe me partitë e vogla të cilat nuk e kalojnë pragun, psh në 2017 sipas përllogaritjeve ishte 0.5 përqind, pra duhet t’i kthenin lekët mbrapsht.

Fiks Fare intervistoi sekretarin e përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj, i i cili thotë se ligjërisht nëse nuk kalojnë pragun e 1% atëherë partitë nuk marrin fonde për fushatë nga buxheti i shtetit. Nëse nuk i kthejnë lekët e marra në bazë të përllogaritjes së numrit të votave, atëherë nuk futen dot në zgjedhje për 5 vitet e ardhshme. Nga një raport rezulton që nga 2013 janë përgjithësisht 3-4 parti për zgjedhje që nuk i kanë kthyer lekët. Sipas kalkulimeve të numrit të votuesëve dhe 65 milionë lëkëve të akorduara për fushatë nga buxheti përllogaritet edhe sa kushton vota e një shqiptari. Në 2017, vota e një shqiptari kushtoi 420 lekë të vjetra.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet