LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas 26 vitesh pritje, gjykata asgjëson dokumentin e falsifikuar për ish-kinema Lushnja (VIDEO)

28 Dhjetor 2019, 06:54 Nga DOSJA
Pas 26 vitesh pritje, gjykata asgjëson dokumentin e falsifikuar për

Tiranë- Denoncimet ndër vite të emisionit investigativ Fiks Fare, për falsifikimin e dokumenteve të truallit të ish-kinema Lushnja, vunë në lëvizje organet e drejtësisë. Pas 26 vitesh pritje, Gjykata e Lushnjes asgjësoi dokumentin e falsifikuar, i cili ndodhej ende në zyrën e Kadastrës Lushnje. Gjyqtarja e Lushnjes, Zeta Terpollari, ka pranuar kërkesën e qytetarit Sefedin Shefa për të asgjësuar pikërisht këtë dokument që, megjithëse ishte faktuar nga prokuroria se ishte i falsifikuar, përdorej ende për regjistrimin e pronës.

5 muaj më parë, nëpërmjet një investigimi të të gjitha dokumenteve, Fiksi provoi se institucionet shtetërore, dështuan që të asgjësonin këtë dokument, duke e lënë në zyrat e tyre. Për pasojë, qytetari i dëmtuar nuk gëzonte pronën dhe sorollatej për vite me radhë në dyert e institucioneve shtetërore. Dokumentet e publikuara nga Fiksi shkuan në gjykatë. Kjo e fundit i analizoi dhe vendosi asgjësimin e dokumenteve të falsifikuara. Pas këtij vendimi, Sefedin Shefa, falënderoi emisionin Fiks Fare për denoncimin. “Faleminderit Fiks Fare! Pa ndihmën tuaj, nuk do të merrja zgjidhje” tha ai.

Në muajin korrik 2019, Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve shtetërore, të cilat kishin mbyllur “sytë dhe veshët” para falsifikimeve dhe mbivendosjeve për truallin e ish-kinema Lushnjes. Madje, për këtë çështje ka pasur disa hetime, por për zvarritje të pajustifikueshme, çështja është pushuar. Në këto hetime është provuar falsifikimi, por këto dokumente ndodhen sërish në institucionet shtetërore.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare asokohe u ankua Sefedin Shefa, i cili tha se kishte trashëguar një pronë në qendër të Lushnjes. Prona u shtetëzua në kohën e komunizmit dhe në këtë truall u ndërtua Kinema Lushnja. Pas viteve ’90, ish-kinema Lushnja u privatizua dhe iu shit një punonjësi të kinemasë. Familja Shefa bëri padi në gjykatë dhe e fitoi. “Në këto 26 vite, jo vetëm nuk e ka familja ime, por endemi rrugëve nëpër gjykata dhe s’kemi zgjidhur asnjë gjë. Pronën e përdor ai person që e ka blerë” tha ai.

I vetmi institucion që nxori falsifikimet ishte Prokuroria e Lushnjes, e cila provoi se dokumentet janë të falsifikuara, por ndodheshin ende në zyrat e shtetit. Gazetarët e Fiks Fare u interesuan në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës së Lushnjes. Drejtori Shkëlqim Mebelli tha se e gjithë praktika ndodhet në zyrën e Kadastrës, madje edhe dokumenti që është deklaruar i falsifikuar nga Prokuroria e Lushnjes. Fiksi u interesua edhe në Prokurori, nëse ky dokument është asgjësuar apo jo. Në përgjigjen e prokurorisë, sqarohet vetëm se vendimet e pushimit për parashkrimin e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve, janë lënë në fuqi nga gjykatat. Por, Fiks Fare kërkoi nëse këto dokumente të falsifikuara janë asgjësuar apo jo. Prokuroria thotë se përgjigjet e pyetjeve i gjeni në vendimet e gjykatave dhe aktet e dosjes. Në asnjë dokument, nuk thuhet se këto akte të falsifikuara të jenë asgjësuar.
Hetimet e prokurorisë kanë filluar që në vitin 2010 dhe është hetuar nga tre prokurorë. Një ndër ta ka qenë edhe Arben Dyla, i cili e ka mbajtur në sirtar për më shumë se dy vjet. Më pas ai u zëvendësua se “kishte zvarritur hetimet”, por faktoi se dokumenti ishte falsifikuar.

Çështjen është hetuar edhe nga prokurori Indrit Bimi, i cili doli me një vendimmarrje, ku sërish provoi falsifikimin.

Pra, të gjitha institucionet pranonin se dokumenti ishte i falsifikuar, por askush nuk vepronte për ta asgjësuar. Pas 26 vitesh, Gjykata e Lushnjes veproi, duke urdhëruar pikërisht asgjësimin e këtij dokumenti që ndodhej në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, pas denoncimit që u bë nga Fiks Fare.

Marrë nga Top Channel

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata asgjëson dokumentin e falsifikuar ish-kinema lushnja gjykata asgjëson dokumentin e falsifikuar ish-kinema lushnja

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen