LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas aksidentit, 22-vjeçari ka probleme në të folur: Kur filloj dhe flas njerëzit më…

27 Maj 2020, 20:39 Nga DOSJA
Pas aksidentit, 22-vjeçari ka probleme në të folur: Kur filloj

TIRANË – Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të familjes Aruçi. Para 3 vitesh, djali i tyre Neritani pëson aksident, teksa po kthehej nga mbrëmja e maturës. Në mjetin që ai drejtonte ishin edhe 4 miqtë e tij, të cilët pësuan dëmtime të lehta.

Ndërsa Neritani ishte në gjendje të rëndë dhe qëndroi 3 javë në koma. Pas daljes nga koma, ai shfaqi vështirësi në të folur.

Pavarësisht trajtimeve dhe terapive të ndryshme, sërish komunikimi për të mbetet i vështirë.

I ftuar në studio, Neritani shprehet se kur ai fillon dhe flet, mënyra si njerëzit e shikojnë e bën të ndihet keq. Ai dëshiron të shkojë në Gjermani sepse edhe aty kishte njerëz me të njëjtin problem si ai dhe mënyra si ata trajtoheshin ishte ndryshe.

Mirela Milori: Si është dita jote?

Neritan Aruçi: Dita ime është thjesht ngrihem në mëngjes, laj sytë, ha bukë dhe pastaj rri në shtëpi.

Mirela Milori: Ke shokë?

Neritan Aruçi: Nuk kam!

Mirela Milori: Po shok të fëmijërisë të marrin në telefon, të flasin, të takojnë?

Neritan Aruçi:  Nuk më takojnë sepse të gjithë shokët e mi kanë ikur jashtë shtetit, kanë filluar punë.

Mirela Milori: Çfarë ëndërron, çfarë do të bëhet në jetën tënde? Një punësim këtu apo në Gjermani?

Neritan Aruçi:  Në fakt në Gjermani është shumë herë më mirë sepse në Gjermani kishte edhe njerëz të tjerë, të cilët ishin me probleme si puna ime.

Drita Aruçi: Në Gjermani  thotë ka dhe njerëz të tjerë, që kanë probleme si puna ime dhe nuk i shikojnë me një sy tjetër.

Mirela Milori: Ti këtu ndjehesh që të shikojnë me një sy tjetër?

Neritan Aruçi: Po këtu ndihem. Për shembull kur jam në një ambient me njerëz dhe unë sapo të filloj të flas dhe njerëzit rrinë dhe më shikojnë në një mënyrë që nuk e di.

Mirela Milori: Ndihesh keq?

Neritan Aruçi: Po pra!

Mirela Milori: Miqtë e tu më të mirë janë mami dhe babi?

Neritan Aruçi:  Po!

Drita Aruçi: Neritani ishte djalë me shumë ëndrra, donte të ecte përpara. Kur ishte në Gjermani në punë vullnetare ishte, por merrte një rrogë të vogël dhe kur shkova unë për t’u kuruar dhe tërhoqa pagën e tij, asnjë pjesë nga paga nuk ishte prekur, se ushqimin e kishte aty në kompani. I thoja unë: O Neritan po pse nuk i kishe prishur fare lekët. Mami tha unë i ruaja për ju, doja t’ju çoja për pushime ty dhe babin. Në këtë moshë dhe mendonte për prindërit, moshatarët e tij nuk besoj ta mendojnë.

Marrë nga: tvklan.al

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drita aruçi mirela milori neritan aruçi drita aruçi mirela milori neritan aruçi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës