Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ngriti flamurin etnik mes Serbisë/ Pas daljes nga burgu, Ballist Morina do i bashkohet manifestimit të Metës: Mos hezito, eja
1 Mars 2020, 08:32Nga DOSJA
Tiranë- Manifestimit të Presidentit Ilir Meta, i cili do të zhvillohet pasditen e nesërme, do t’i bashkohet edhe Ismail Morina, i cili njihet si Ballist Morina.
“Unë do të jem për herë të parë në një tubim të tillë, mos hezito, eja edhe ti”– shkruan ai në një postim në Intagram, teksa publikon një pankartë, e shpalosur mbrëmjen e së premtes para stadiumit “Air Albania”.
Të gjithë e dimë ‘historinë e tij’ pasi ngriti dronin me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ngjarje për të cilën bëri burg. Pas lirimit nga burgu ai tashmë jeton në Itali, bashkë me familjen e tij.
Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Më herët, Presidenca njoftoi se manifestimi i së hënës do të zgjasë 2 orë, do të nisë në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Një qytetar ka shkruar pranë redaksisë JOQ Albania dhe tregon se si një person ka vjedhur në një market në Kamëz. Në videon që ai ka nisur shikohet se p...
Greqi- Shkon në 7 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi. Personat e fundit që janë infektuar janë dy burra dhe një grua të cilët kishin ardhur nga Itali...
Shkodër- Zef Deda është një tjetër personazh i njohur që do i bashkohet manifestimit të 2 marsit, të organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Aktori i njohur shpreh...
Shqipëri-Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Lajmet nga politika dhe aktualiteti zënë faqet e para të portaleve. Dosja.al ...
TIRANË- Në tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit u shënuan 51 viktima ku një ndër to ishte 20-vjeçarja Xhesika Biqiku. Në momentin kur Xhesika po dilt...
TIRANË- Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga operacioni “Mezhgorani”, ku mbeti i arrestuar botuesi Henri Çili dhe në përgjime doli dhe emri i vajzë...
ITALI- Policia Italiane, ditën e sotme ka shpëtuar nga vdekja një 15-vjeçar shqiptar, pasi ai pësoi një krize epilepsie në momentin që po zbriste nga tra...
TIRANË- Ka shkuar në 36 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “Mezhgorani”, ku pjesë e të akuzuarve është dhe botuesi Henri Çili dhe disa ...
TIRANË- Ziqiri Mero, 100 vjeç, u ngjit sot në skenën e Pallatit të Kongreseve. Për të pranishmit në Kongres nuk ishte ndonje ngjarje e jashtëzakonsh...