"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Vuçiç reagon ashpër pas deklaratës së Erdogan: Nëse dikush njeh Kosovën, ne nisim fushatën e çnjohjeve!
22 Korrik 2021, 13:14Nga DOSJA
SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha ditën e sotme gajtë një interviste se nëse dikush merr vendim për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, Serbia do të nisë menjëherë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.
Gjatë intervistësai u pyet se si do të reagonte nëse vendet e tjera do ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe Vuçiç mbajti të njëjtin qëndrim duke thënë se për çdo vend që do të njohë Kosovën, Serbia do të veprojë duke e tërhequr njohjen e pavarësisë së atyre shteteve.
“Nëse dikush merr një vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ne menjëherë do të fillojmë një fushatë për tërheqjen e njohjes së tyre”– tha Vuçiç.
Jo më larg se dje presidenti i Serbisë tha të njëjtën gjë për Turqinë ku u shpreh se e respektonte shumë Erdoganin por nuk e vendos atë para interesave të shtetit të tij. Ai i bëri këto komente pas deklaratave të Erdoganit këtë javë, se ai do të punojë me presidentin amerikan, Joe Biden, për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën. Erdogan tha se do ta ngrejë këtë çështje gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19.Fatmirësisht nuk ka humbje jete...
NORVEGJI-Norvegjia përkujton dotën e sotme viktimat e sulmeve terroriste në Oslo dhe në ishullin Utoya, 10 vite më parë nga ekstremisti i djathtë Anders Behring...
BRITANI– Në Britani edhe pse një pjesë e madhe e popullsisë janë vaksinuar plotësisht ose kanë marrë të paktën një dozë sërish ekziston frika e një mbyllj...
GREQI– Ka dalë raporti mjeko-ligjor mbi vrasjen e 26-vjeçares Garyfallia nga i dashuri i saj në Greqi.Sipas raportit të publikuar nga Protothema, trupi i...
ITALI– Një aksident i frikshëm ka ndodhur në ishullin e Caprit në Itali ku fatmirësisht dei më tani është raportuar një person i vdekur dhe katër në gjend...
FRANCË– Qindra qytetarë kanë protestuar në Paris ditën e djeshme kundër futjes së përdorimit të kartës shëndetësore dhe kundër vaksinimeve të detyrueshme p...
GREQI– Autoritetet greke kanë arritur të bllokojnë ditën e sotme 350 kilogramë kokainë në Portin e Pireut në Greqi.CNN raporton se kokaina kishte ardhur nga Ame...