All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Pas fitores së Macron rritet skepticizmi për liberalizimin e vizave për Kosovën

30 Prill 2022, 10:49 Nga DOSJA
Pas fitores së Macron rritet skepticizmi për liberalizimin e vizave
All - Paragraf - 1

KOSOVË– Skepticizmi për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës po vazhdon edhe pas zgjedhjeve në Francë dhe fitores për mandatin e dytë të presidentit, Emanuel Macron. Zgjedhjet e serishme parlamentare në Francë në muajin qershor dhe hezitimi i vendeve të tjera skeptike të BE-së pritet të pamundësojë largimin e regjimit të vizave nën presidencën franceze të Këshillit të Evropës.

Megjithëse në partinë në pushtet e shohin si pozitive fitoren e Macronit, njohësit e proceseve integruese të BE-së janë në mëdyshje për lëvizjet pozitive të tij sa i përket liberalizimit të vizave.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila thotë për KosovaPress se Kosova nuk mund të jetë përjashtim i projektit të Macron për avancimin e projektit të BE-së.

Megjithatë, ajo nuk pranon të flas për afatet kohore për liberalizimin e vizave, por thotë se shanset më të mëdha dhe reale për liberalizim të vizave janë me Macronin president se sa kundërkandidaten e tij.

Kemi një triumf të demokracisë në vendet e Bashkimit Evropian. Fitorja e presidentit Macron mban shpresën e Evropës së bashkuar dhe politikës e cila synon avancimin e projektit të Bashkimit Evropian. Në kuadër të kësaj, Kosova nuk mundet të jetë përjashtim, përderisa rezervoj të drejtën të mos flas me afate kohore në raport me procesin e liberalizimit të vizave. Tash është fakt i njohur se gjitha standardet dhe kushtet ndaj Kosovës janë plotësuar në raport me liberalizimin. Kjo është një padrejtësi që po ndodh, ndërsa shanset natyrisht janë shumë më të mëdha dhe reale me presidentin Markon në krye të Francës se sa të kishim dikë tjetër në këtë shtet të madh evropian”, thotë ajo.

Pavarësisht fitores së presidentit Macron, drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha thotë për KosovaPress se nuk pret ndonjë përparim thelbësor për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në Francë nuk pres ndonjë përparim thelbësor për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pse? Sepse pas pak javësh në qershor janë zgjedhjet e parlamentare në Francë dhe deri në përfundimin e zgjedhjeve nuk pres të ketë çfarëdo vendimmarrje pozitive sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën që mund të hynte në fushatën zgjedhore në Francë. Prandaj nuk shoh ndonjë arsye për të qenë optimist për liberalizim të vizave pas përfundimit të zgjedhjeve në Francë. Rrjedhimisht nuk jam optimist se gjatë presidencës franceze, e cila përfundon me 1 korrik të këtij viti do të ketë progres për këtë çështje”, thotë ai.

Shasha thotë se edhe me vendet e tjera skeptike për liberalizim të vizave nuk ka pasur përparim nga ana e palës kosovare.

Ndërkohë, theksoi se kërkesat e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave po hasin në vesh të shurdhër.

Sa i përket vendeve skeptike nuk shoh ndonjë përparim të marrëdhënieve tona me vendet mosnjohëse brenda BE-së, nuk ka pasur ndonjë lëvizje për të konfirmuar dhe interpretuar se ka një avancim në marrëdhëniet tona. Ndërsa sa i përket Parlamentit Evropian ka kërkesa të vazhdueshme të tyre për liberalizim të vizave sikur më herët. Të njëjtat edhe sot janë duke hasur në vesh të shurdhër”, shton ai.

Kosova ka vite që ka plotësuar gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo tash e sa vite, Këshilli i Ministrave të BE-së po heziton të jep dritën e gjelbër për një proces të tillë. Krahas Francës, skeptike për liberalizim të vizave ka qenë edhe shteti i Holandës./Express/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni demush shasha liberalizimi i vizave per kosoven zgjedhjet ne france 2022 demush shasha liberalizimi i vizave per kosoven zgjedhjet ne france 2022

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj