LIVE UPDATES
Bota

“Pas injektohet, brenda organizmit prodhon një…”/ Përparësitë dhe të metat e vaksinave kundër Covid-19 

9 Dhjetor 2020, 16:57 Nga DOSJA
“Pas injektohet, brenda organizmit prodhon një…”/

BRITANI– Autoritetet e shëndetësisë në Britani filluan injektimin e dozave të para të vaksinës Pfizer BioNTech, gjë që shënon fillimin e programit botëror të imunizimit, ndërsa vende tjera pritet të miratojnë përdorimin e vaksinës.

Por ky moment nuk nënkupton kthimin e normalitetit pasi shumë gjëra do të varen nga kushtet për shpërndarjen e vaksinës, sidomos në vendet në zhvillim. Gjithë këto diskutime vijnë ndërsa vaksina kandidate e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe firma AstraZeneca po jep rezultate të mira në prova klinike.

Fillimi i përdorimit të vaksinave nuk është fundi i sfidave. Kështu tha drejtori i përgjithshëm i Federatës ndërkombtarë të Prodhuesve të Ilaçeve, Thomas Cueni, gjatë një konference për shtyp, ndërsa kujtoi se shpërndarja e vaksinës është një detyrë jo e lehtë.

“Po flasim për trefishim të prodhimit të vaksinës në nivel botëror. Shpresojmë të kemi 10 miliardë doza më shumë. E kemi parë që kjo është e mundur. Kjo ka rëndësi. Dhe bëhet e mundshme për shkak të bashkëpunimit të të gjithëve”, tha ai.

Veç përgëzimeve për fillimin e vaksinimit në Britani, autoritetet paralajmëruan se fushata e vaksinimit kërkon muaj dhe se masat që kanë çrregulluar përditshmërinë dhe kanë shkatërruar ekonomitë mund të vazhdojnë deri në pranverë.

Ilaçet po dërgohen në katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo mund të shërbejë si mësim për vendet e tjera ndërsa pritet fillimi i një detyre të pashembullt, vaksinimi i miliarda njerëzve. Infektologu Ian Jones shpjegon se vaksina Pfizer përdor një teknologji ndryshe nga ato tradicionale.

“Pasi injektohet, vaksina prodhon një proteinë brenda qelizave tuaja. Kjo proteinë ndihmon formimin e sistemit imunitar”, thotë ai.

“Vaksinat që përdorin acidin ribonukleik janë si raketa që drejtohen me lazer kur krahasohen me bombardimet e përgjithshme nga vaksinat që përdorin virusin e gripit të zakonshëm që quhet adenovirus. Ato janë precise në atë që bëjnë. Ato krijojnë vetëm proteinën që na intereson, nuk bartin bagazh tjetër”, shton zoti Jones.

Një pengesë e madhe tek vaksinat me acidin ribonukleik është se ato duhet të ruhen në temperatura shumë të ulëta gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit. Ndryshe mund të dëmtohen dhe të humbasin efektin. Kjo e vështirëson shpërndarjen në vendet që ende janë në zhvillim. Britania ka marrë 800 mijë doza të vaksinës Pfizer, të mjaftueshme për vaksinimin e 400 mijë njerëzve.

Priten vendimet e ShBA-së dhe Bashkimit Evropian për miratim të vaksinës.

“Kërkesa jonë për miratim për përdorim emergjent të vaksinës është në duart e Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve”, thotë Albert Bourla, shef ekzekutiv i prodhuesit Pfizer.

Në Britani të parët vaksinohen personat e shtruar në spital dhe që janë mbi 80 vjeç, bashkë me stafin e qendrave të kujdesit afatgjatë dhe stafin që do të kryejnë vaksinimin.

Stafi mjekësor do të kontaktojë njerëzit për caktimin e afateve. Shumicës i duhet të presë deri vitin tjetër, kur të ketë furnizim të mjaftueshëm.

Autorietetet ruse kanë filluar shpërndarjen e vaksinës së tyre Sputnik për koronavirusin tek grupet me shkallë të lartë rreziku në 70 qendra shëndetësore në Moskë. Ende vazhdojnë provat e avancuara të vaksinës, por ajo u është ofruar grupeve si punonjës të shëndetësisë dhe mësuesve.

Sputnik funksionon ngjashëm me vaksinën me dy doza AstraZeneca e Universitetit të Oksfordit me adenovirus, që është një virus i gripit të zakonshëm. Vaksina AstraZeneca ishte krijuar fillimisht si vaksinë bazë kundër shumë virueseve dhe ishte gati për t’u përshtatur kur goditi pandemia.

Pas vaksinimit, proteina përgatit sistemin imunitar që të sulmojë virusin nëse infekton trupin.

“Vaksina e Oksfordit është dozë shumë më e ulët se Sputnik dhe është më e sigurt sa i përket efekteve anësore. Rusët kanë përdorur dozë të madhe virusi, e cila shkakton efekte anësore, por që janë të pranueshme në rrethama të caktuara. Por vaksina e Oksfodit është dozuar që të zvogëlojë efektet anësore dhe të forcojë sistemin imunitar. Pra është teknologji e njëjtë, por me dallime të mëdha e të rëndësishme”, thotë Peter Openshaw, profesor i mjekësisë eksperimentale në Kolegjin Imperial të Londrës.

AndrewPollard, kreu i grupit të vaksinës së Oksfordit tha se rezultatet e reja tregojnë se vaksina është e sigurt.

Por ende pritet të shihet nëse vaksina ofron mbrojtje për persona mbi moshën 55 vjeçare, e që janë shqetësimi kryesor. Ajo që habiti ekipin e Oksfordit dhe shkencëtarët e tjerë është suksesi prej 62 për qind i provave në grupin e parë të pacientëve që morën dy doza të plota.

Vaksina AstraZeneca dhe ajo ruse kanë përparësinë se nuk kërkojnë të ruhen në temperaturë minus 80 gradë Celsius. Temperatura shumë e ulët është sfida kryesore për shpërndarjen e vaksinës.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina pfizer-biontech vaksina pfizer-biontech

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion