LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Në krye të fushatës qëndron Albin Kurti’/ Revoltat kundër Goran Bregoviç, Baze: Sherrin e ka me Ramën! Po i përdor

8 Gusht 2021, 08:54 Nga DOSJA
‘Në krye të fushatës qëndron Albin Kurti’/

TIRANË– Gazetari dhe botuesi Mero Baze ka dalë kundër të gjithë personave që po kërkojnë anulimin e koncertit në Korçë dhe largimin e këngëtarit serb Goran Bregoviç. Me anë të një shkrimi, ai i ndan këto persona në tre kategori. Pa nisur specifikimin e kategorive, ai thekson se në krye të saj qëndon Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Baze shkruan se Kurti ka objektiv sherrin me Shqipërinë dhe me Edi Ramën si dhe po i përdor tifozët “Kuq e Zi”, që “kërcënojnë” me dhunë nëse nuk bëhet siç duan ata. Për Meron, kjo është gjëja më serbe që Kurti po i ofron Shqipërisë këtë verë.

Më tej, Baze shkruan se Bregoviçi ka ardhur në Shqipëri kur ka qenë në pushtet Sali Berisha dhe ka qenë i ftuari special i TV Klan, e se atëherë nuk kanë qënë të shqetësuar kaq shumë. Gazetari shton se Bregoviçi nuk po vjen në Shqipëri të mohojë krimet serbe, e as t’i kujtojë ato, por po vjen si një muzikant i pranuar ballkanas.

SHKRIMI I PLOTË:

Ka tri kategori njerëzish që po tentojnë të krijojnë një debat fals mbi koncertin e këngëtarit Goran Bregoviç, një emblemë e muzikës së ish-Jugosllavisë, i keqpërdoruar më pas nga shpërthimet e nacionalizmave në Ballkan, keqpërdorim që vazhdon akoma, tashmë nga disa “patriotë” shqiptarë.

Në krye të fushatës qëndron Albin Kurti, i cili në fakt nuk ka asnjë problem me Bregoviçin, pasi problemin e ka me Serbinë, të cilën e ka partneren kryesore tregtare në vend. Ai e ka objektiv sherrin me Shqipërinë dhe personalisht me Edi Ramën, me një agjendë të qartë për të thelluar konfliktin me të në emër të “nacionalizmit” . Mund ta kursente Bregovicin se ai, edhe pa të, ka gjetur dhjetëra arsye të krijojë një klimë armiqësore me Shqipërinë, por nuk është se mërzitemi që e gjeti dhe këtë rast. Objektivi i tij për të mposhtur Shqipërinë politike dhe për të zgjeruar tregun me Serbinë armike, është karikatura e vetme e të ashtuquajturit “nacionalizëm” kosovar, i cili në fakt është fiks ajo që i duhet Serbisë në Kosovë.

Madje dhe metodat që po përdor janë tërësisht të huazuara nga Serbia dhe nacionalizimi serb. Po i përdor tifozët “Kuq e Zi”, si tifozat e Cervena Zvedës që “kërcënojnë” me dhunë nëse nuk bëhet siç duan ata. Kjo është gjëja më serbe që Albin Kurti po i ofron Shqipërisë këtë verë.

Albin Kurti e ka të gjithë me Edi Ramën dhe Shqipërinë. Përballja e tij me pushtetin, pafuqia e tij për të menaxhuar gënjeshtrat e veta patriotike dhe mbi të gjitha karakteri i tij frikacak për tu përballur me agjendën ndërkombëtar të bisedimeve me Serbinë, e kanë kthyer atë në një skuth të stërkëmbshave ndërshqiptare, për të krijuar probleme të tjera, e për të mos u marrë me ato për të cilat është votuar.

Bregoviç nuk e pengon Albin Kurtin të realizojë ato që ka premtuar në Kosovë, as mirqënien përrallore për shqiptarët, as luftën ndaj nepotizmit dhe farefisnive në pushtet dhe në dashtë, as reciprocitetin me Serbinë. Ai thjeshtë i duhet për të mos bërë asgjë nga ato që ka thënë. Bregoviç nuk ka frymëzuar masakra, as me motivet e tij cigane, as me thirrje direkte. Bashkëpunimi i tij me Kusturicën si kineast nuk e bën atë automatikisht një luftënxitës, ashtu siç nuk bën automatkisht patriot Albin Kurtin, fakti që ka bashkëpunuar me Adem Demaçin.

Kategoria e dytë janë një racë këngëtarësh shqiptarë, të cilët nuk kanë lënë këngë serbe e greke pa vjedhur për t’u dukur kompozitorë e këngëtarë dhe sot befas duan të bien në sy si patriotë, për shkak të hijes ku mund tu bëjë një muzikant autentik i rajonit. Këta I kuptoj, si gjithë mediokrit që frustrohen nga talentet dhe “patriotizmi” i tyre nuk është se më shkakton më pak bezdi, se muzika e tyre. Kjo është njësoj sikur të thuash që Vaçe Zela duhet ndaluar se ka kënduar në kohën e Enver Hoxhës.

Kategoria e tretë janë një sërë kolegësh gazetarë, të cilët i kanë hyrë një debati historiko-shoqëror, mbi një moratorium mbi ndëshkueshmërinë e krimeve serbe ndër shqiptarët, që sipas tyre deri atëherë, as Bregoviçi dhe askush tjetër nga ish-Jugosllavia nuk duhet të ftohet në Shqipëri.

Bregoviçi ka ardhur në Shqipëri kur ka qenë në pushtet Sali Berisha dhe ka qenë i ftuari special i TV Klan, ekranit puthadorë të Sali Berishës. Ka ardhur dhe Zravko Çoliç. Nuk i pashë të shqetësuar atëherë kaq shumë edhe pse Bregoviçi mori dhe çelsin e Kryeqytetit dhe Çoliç u prit nga Presidenti i vendit. Bregoviçi nuk po vjen në Shqipëri të mohojë krimet serbe, e as t’i kujtojë ato. Po vjen si një muzikant i pranuar ballkanas. E di që e kanë me Edi Ramën edhe pse nuk e ka ftuar ai, por ky është fiks reagimi, që ai ëndërron në këto raste. Kursejani këtë nder!

I mirëkuptoj qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës që ndjehen të frustruar nga ideja se Shqipëria nuk ka të njëjtin standard të refuzimit ndaj Serbisë, kur vjen puna tek pushuesit nga Serbia në Shqipëri, apo këngëtarët nga Serbia, por kjo nuk ka të bëjë me patriotizmin, por me iluzionin e tyre se çfarë duhet të refuzojmë nga Serbia. Nga Serbia duhet të refuzojmë nacionalizmin, politikën kriminale ndaj popujve te tjerë, përfshij dhe shqiptaret, duhet të refuzojmë sindromën e Millosheviçit dhe Sheshelit, që duan të dominojnë shoqërinë me nacionalizëm. Vetë Kosova nuk refuzon as miellin, as keksat, dhe as gjithë 70 për qind të tregut që e ka nga Serbia.

Shqipëria ka respektuar dhe mbështetur çdo politikë të Kosovës ndaj Serbisë, sa i përket krimeve të luftës dhe historisë së tyre të vjetër dhe të re. Por të thuash se Shqipëria po shet Kosovën se lejon turistë serbë të pushojnë në Sarandë, ndërkohë të njëjtët që bëjnë këto akuza, janë thjesht tregtarë të paketave turistike për Mal të Zi apo Turqi, nuk është luftë patriotike ndaj Shqipërisë, por agresion ekonomik ndaj Shqipërisë, jo në emër të Kosovës, por në emër të Malit të Zi, apo Turqisë. Janë të lirë ta bëjnë atë luftë tregtare, por jo të na e shesin si lufte patriotike. Nuk ua kemi ne fajin që nuk ua mbushin mendjen dhe serbëve të shkojnë në Turqi apo Mal të Zi, e jo në Sarandë apo Durrës.

Ajo që po bën Albin Kurti dhe sëra e tij në Kosovë me Bregoviçin, është fiks ajo që ka tentuar të bëjë me të, Millosheviçi apo Shesheli, ta përdornin si mish për top, për një revansh nacionalist ndaj një vendi tjetër. Në këtë rast Albin Kurti po e përdor kundër Shqipërisë. Faleminderit, por Shqipëria nuk ka nevojë për “polici patriotike” drejtuar nga Albin Kurti, se çfarë duhet të lexojë, shikojë apo dëgjojë. Personalisht më mirë dëgjoj motive cigane, se sa motivet “patriotike” të Albin Kurtit.

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.

Kush është Goran Bregoviç?

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet goran bregovic mero baze goran bregovic mero baze

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet